Lidhu me ne

Kryesore

Hipertensioni: Meshkujt më të rrezikuar, shenjat që zbulojnë sëmundjen

Një shqiptar ka gati dyfish shanse të vdesë prej sëmundjeve kardiovaskulare se mesatarja botërore e vdekjeve. Sipas të dhënave më të fundit të Our World in Data, për çdo 100 vdekje në Shqipëri, 58 shkaktohen nga sëmundjet kardiovaskulare, 19 prej tumoreve, 4 prej diabetit, 3 prej sëmundjeve mendore, 1 prej infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes, 1 prej aksidenteve rrugore dhe 10 prej shkaqeve të tjera 
Hipertensioni është një sëmundje e përhapur gjerësisht që kap një pjesë të madhe të popullatës, sidomos me rritjen e moshës. Përqindja e popullatës gjithnjë e më shumë po shtohet dhe mund të shkojë deri në 25-30 për qind. Në përgjithësi moti, stina e ftohtë, e acaron problemin e tensionit. Jo vetëm te të sëmurët, por edhe te njerëzit që nuk kanë tension ka një ndryshim nga vera në dimër. Në rast se në verë mund ta ketë 10-12, në dimër i ftohti i ngushton enët e gjakut, si pasojë rritet tensioni. Sipas statistikave janë një milion shqiptarë që vuajnë nga hipertensioni. Ndërkohë që shumica prej tyre e dinë dhe kurohen në vendin tonë, ekziston edhe një tjetër kategori që nuk e di se është mbartës i kësaj sëmundjeje. Fakt për këtë është edhe studimi i parë demografik shëndetësor i kryer nga ISHP-ja ku evidenton se 90% e meshkujve vuajnë pa e ditur. Sipas statistikave më të reja botërore, pacientët që u janë përmbajtur këshillave të mjekëve, rregullisht kanë marrë terapinë, e kanë ndryshuar mënyrën e jetës dhe dinë më shumë për sëmundjen e tyre, kanë prognozë më të mirë se sa pacientët që nuk u janë përmbajtur rregullave.
Hipertensioni
Hipertensioni është një sëmundje e përhapur gjerësisht që kap një pjesë të madhe të popullatës, sidomos me rritjen e moshës. Përqindja e popullatës gjithnjë e më shumë po shtohet dhe mund të shkojë deri në 25-30 për qind. Në përgjithësi moti, stina e ftohtë, e acaron problemin e tensionit. Jo vetëm te të sëmurët, por edhe te njerëzit që nuk kanë tension ka një ndryshim nga vera në dimër. Në rast se në verë mund ta ketë 10-12, në dimër i ftohti i ngushton enët e gjakut, si pasojë rritet tensioni.
Shenjat
Ata që vuajnë nga tensioni, ata që janë të diagnostikuar, që mjekohen duhet të kenë kujdes nga ngritja e tensionit. Për këtë ata duhet të bëjnë kontrolle të herëpashershme të tensionit arterial dhe në qoftë se konstatohet një çekuilibrim i tensionit, atëherë duhet t’i drejtohen mjekut për t’i shkruar dozën e mjekimit në mënyrë që të arrihet të mbahet tensionit aty ku e kanë pasur.
Matjet
A mund të quhen të sakta matjet e tensionit vetë në kushtet e shtëpisë?! Kjo është një pyetje që mundon, por në fakt çdo person që mjekohet nga hipertensioni duhet të ketë një aparat në shtëpi, të bëjë edhe vetëkontrollin, aparati varet në përgjithësi nga cilësia. Ai në rast se ka çrregullime mund ta kontrollojë disa ditë rresht. Në raste të tjera mund të kontrollojë një herë në javë, sipas mundësisë që kanë dhe kushteve. Por nuk duhet që të fiksohen pas matjeve.
Shkaqet
Pas festave, pas një shqetësimi nervor, pas një stresi familjar tensioni mund të luhatet. Pas këtyre ngjarjeve ndodhin aksidente vaskulare cerebrale, të cilat lidhen me ngritjen e menjëhershme të tensionit. Prandaj duhet të kenë parasysh të mos abuzojnë me ushqimet me shumë kripë. Mos përdorin alkoolin, ushqimet me shumë yndyrë, pasi ndikojnë në ngritjen e tensionit. Konsumi i tepërt i kripës në ushqime si djathi apo në gjellë, perimeve të regjura, kurse dihet që njeriu ka nevojë për 3-4 gr kripë në ditë dhe mund të merret në bukë apo ushqime të tjera. Armiku i dytë i tensionit është duhanpirja dhe konsumi i kafeve të tepërta, kryesisht ekspresi.
Kontrolli
Për këtë ka disa medikamente, në rast se nuk i përdor rregullisht, ndikojnë për shpeshtimin. Në rast se tensioni ka vajtur mbi 14, atëherë ata mund të përdorin një kokërr të verdhë e cila quhet Adelat, shtypet dhe pihet. Futja e këmbëve në ujë të ngrohtë, përdorimi i hudhrave ndikon në uljen e tensionit. E domosdoshme është mbajtja e medikamenteve të urgjencës të cilat ndikojnë në uljen e shpejtë të tensionit.
Grupmoshat
Një pjesë e madhe e popullatës mund të mos jenë koshientë që vuajnë nga tensioni. Shumë veta që vijnë këtu për kontrolle të ndryshme, nuk e dinë që vuajnë. Ka patur shumë raste, që vijnë për të bërë kontrolle rutinë dhe aty e zbulojnë. Çdo njeri duhet të kontrollojë tensionin nga mosha 40 vjeç e lart, një herë në gjashtë muaj të bëjnë patjetër një kontroll. Shenjat që mund të orientojnë këta njerëz që janë me tension janë dhembja e kokës në pjesën e prapme, skuqje e herëpashershme e fytyrës ose e syve, miza para sysh, mjegullimi i pamjes, zhurmat në vesh. Të gjitha këto mund të tregojnë se ka një mbingarkesë të zemrës dhe bëjnë që njeriu të shkojë të kontrollohet për të zbuluar dhe për të drejtuar mjekimin si duhet.
Trajtimi
Pas zbulimit të sëmundjes ecuria e pacientit mbetet ende problematike. Në fakt, ky është një tjetër problem në ndjekjen e një mjekimi adekuat. Për shkak se nuk heqin dorë nga pijet, nga të ngrënat, duke mos mbajtur një aktivitet fizik ose ecja, gjë që ul hipertensionin. Nuk zbatojnë këto. Nga disa pacientët tanë ka ndodhur që të marrin mjekimin dhe pas një viti të mos e vazhdojnë më, duke e ndërprerë mjekimin. Pasojat e të cilave janë të dëmshme, pasi tensioni rikthehet sërish. Rritje të tilla të tensionit sjellin pasoja të paimagjinueshme. Për këtë mjekët duhet t’i shpjegojnë të sëmurit për efektet anësore, pasi dihet që disa medikamente që japin efekte anësore. Kështu alfa bllokuesit japin disa efekte te meshkujt.
Parandalimi
Është dokumentuar në mënyrë të plotë se SKV është shkaku madhor i vdekjes së parakohshme në shumicën e popullsive të Europës, se është një burim i madh paaftësie dhe se kontribuon në një masë të madhe në rritjen e kostove të kujdesit shëndetësor. Arsyetimi i parandalimit të kësaj sëmundjeje bazohet në provat shkencore të sjella nga studimet e mëdha klinike të çerekut të fundit të shekullit të kaluar dhe në vitet e deritanishme të këtij shekulli të cilat kanë treguar se:
Patologjia që qëndron në bazë të SKV është arteroskleroza, e cila zhvillohet tinëzisht gjatë një harku kohor shumëvjeçar dhe në kohën kur shfaqen simptomat ajo është zakonisht e përparuar. Vdekja, infarkti i miokardit dhe insulti cerebral ndodhin shpesh herë në mënyrë të beftë, përpara se të jetë e mundshme ndihma mjekësore dhe për këtë arsye shumë nga ndërhyrjet terapike janë të pazbatueshme ose vetëm paliative. Në një masë të madhe ngjarja e SKV lidhet me stilin e jetesës dhe me faktorë fiziologjikë të modifikueshëm. Është treguar në mënyrë të padyshimtë që modifikimi i faktorëve të rrezikut ul vdekshmërinë dhe sëmundshmërinë, sidomos në njerëz me SKV të njohur a të panjohur. Këto fakte përbëjnë një truall shumë të fortë në përpjekjen e përgjithshme për të mënjanuar efektet e rënda individuale dhe shoqërore të kësaj pandemie të pazhurmshme, truall i cili nuk mund të shpërfillet.
Problemet me zemrën, shenjat:
– Zënia e frymës (sidomos gjatë një mundimi fizik);
– Zënia e frymës kur qëndron shtrirë drejt;
– Dobësi të përgjithshme dhe marramendje;
– Të ënjtura në këmbët (veçanërisht në shputën dhe kyçin e këmbës)
– Kollitja
Çfarë testesh duhet të bëhen:
– Fotografi rëntgeni të mushkërive dhe zemrës
– EKG (elektrokardiogrami)
– Ehokardiografia e zemrës
– Analiza e gjakut
– Koronarografia (sipas indikacioneve)
Kontrollet te mjeku, sa shpesh duhen bërë:
Në fillim kontrollimet janë më të shpeshta, mundet deri edhe çdo javë që të shihen efektet nga medikamentet. Pasi të adaptohet terapia dhe pasi të ndiheni më mirë, kontrollet mjekësore mund të reduktohen
Ndryshimet, kontakto mjekun
Kontaktoni me mjekun tuaj me rast të secilit ndryshim në frymëmarrje, të ënjtura në këmbë, hipje të peshës trupore për 1-2 kilogram për disa ditë, si edhe pyetje të ndryshme rreth terapisë së dhënë
Kujdes !
  • Merrni terapinë në kohë të njëjtë çdo ditë;
  • Kontrolloni si duhet t’i merrni tabletat (para ngrënies, pas ngrënies, me ushqim etj.);
  • Mos rritni dozën me kokën tuaj;
  • Коnsultohuni me mjekun për marrjen e çfarëdo lloji të vitaminave dhe mineraleve si shtesë të ushqimit;
  • Mundohuni ta merrni terapinë diuretike në mëngjes që të mos zgjoheni natën;
  • Matni peshën trupore për çdo ditë;
  • Ndaloni duhanin;
  • Mos pini alkool;
  • Konsultoni mjekun nëse vëreni ndryshime gjatë marrjes së disa barnave: kollë e thatë, të ënjtura në kërcinj etj.;
  • Shkoni rregullisht në kontrollimet, shënoni pyetjet që doni t’ia parashtroni mjekut.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix4 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix4 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix4 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix4 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook