Lidhu me ne

Kryesore

Cilat janë profesionet e vërteta të shqiptarëve të famshëm…

Sot janë emrat më të suksesshëm të ekranit dhe profesionistë në fushën që përfaqësojnë, por shumë prej shqiptarëve të famshëm kanë studiuar për të tjera profesione.

Madje disa prej tyre, si Luana Vjollca apo Adi Krasta, nuk i kanë praktikuar kurrë profesionet për të cilat kanë studiuar.

Fama që iu dha ekrani televiziv apo dhe zhanre të tjera i bënë që të hiqnin dorë nga profesionet e tyre të para.

Me sa duket pasioni i ka mposhtur vitet e studimeve dhe sot i shohim në fusha të tjera, ku duket se kanë gjetur plotësisht veten.

1- Armina Mevlani sot është një blogere dhe sipërmarrëse e njohur, por kujtojmë se ka mbaruar studimet në fakultetin e Shkencave Sociale, dega Filozofi.

2- Kryeministri Edi Rama ka studiuar për pikturë, ndërsa prej vitesh i është futur botës së politikës, megjithëse nuk e lë pas dore as pasionin për pikturën.

3- Luana Vjollca ka studiuar për drejtësi ndërsa sot është një ndër moderatoret më të suksesshme.

4- Sali Berisha është një ndër politikanët më të njohur shqiptar, i cili dikur ka mbaruar studimet në Fakultetin e Mjekësisë dhe është specializuar në kardiologji. Në fillimet e tij të para ka punuar si mjek, por me hyrjen e demokracisë ai u bë kryetari i Partisë Demokratike dhe për vite të tëra ka qeverisur shqiptarët.

5- Adi Krasta sot është një ndër moderatorët më të vlerësuar të ekraneve shqiptare, por dikur nën shtysën e prindërve ka studiuar për Kimi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Pavarësisht përpjekjeve për të plotësuar dëshirën e prindërve Krasta e kuptoi se ky nuk ishte profesioni i tij dhe kaloi drejt gazetarisë, një profesion në të cilin ka shkëlqyer ndër vite.

6- Elvana Gjata pak ditë më parë zbuloi se ka studiuar për regji megjithëse nuk e ka praktikuar asnjëherë këtë profesion.

7- Soni Malaj është diplomuar për gjuhë të huaja për degën frëngjisht në profilin “Përkthim”, një profesion të cilin nuk e ka praktikuar. Suksesi në muzikë e bëri që të heqë dorë nga profesioni për të cilin ka studiuar.

8- Turjan Hyska ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Sociale në degën Shkenca Politike, por prej vitesh i është futur botës së televizionit si gazetar e moderator.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix2 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix2 ditë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix2 ditë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix2 ditë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar2 ditë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport2 ditë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix2 ditë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix2 ditë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook