Lidhu me ne

Sport

15 “qytetet” më me ndikim në botën e futbollit

11. Londra (Angli) – Kjo mbase nuk ka dyshim, me tri top skuadra të cilat garojnë në garat Evropiane të cilat prezantojnë futbollin e ligës më elite aktualisht në botë. Londra ka 13 skuadra që të luajnë nëpër ligat e Anglisë ku pesë prej tyre bëjnë pjesë në Premierligë. Arsenal, Chelsea, Tottenham, Fulham dhe West Ham United. Tre të parat janë tashmë super skuadra që kanë ndikim jo vetëm në Angli, por edhe në Europë.

2. Milano (Itali) – Milan dhe Inter (dhe Juventus) janë ndër skuadrat më të mira në Itali dhe në Europë. Duke qenë se këto dy ekipi janë me shumë emër në arenën futbollistike, Milano pa dyshim që e meriton vendin e dytë në këtë listë. Sepse nëse për disa njerëz Milano, është kryeqyteti i modës, miliona të tjerë në tërë botën e njohin Milanon si qytetin e Interit dhe të Milanit.
3. Manchester (Angli) – Me përmirësimet e mëdha që ka bërë Manchester City gjatë viteve të fundit, nuk janë kthyer vetëm “fqinjët e zhurmshëm” Manchester United, por edhe një ndër skuadrat më të frikshme në botë. E më pas ky qytet ka edhe ekipin simbol të Anglisë, Manchester United. Në këtë mënyrë një tjetër qytet anglez renditet në podin e nderit të kësaj renditje.
4. Barcelona (Spanjë) – Shtëpia e asaj që shumë njerëz e konsiderojnë të jetë skuadra më e mirë në botë. Barcelona virtualisht është në gjendje që të qëndroj në këtë listë si skuadër e vetme por aty është edhe Espanyoli e cila është një skuadër serioze në La Liga. Dhe pse Espanyoli nuk ka emër të madh, Barcelona ka emër në tërë botën. Do të ishte krim që Barcelona të mbetej jashtë kësaj liste.
5. Madrid (Spanjë) – Edhe njëherë me radhë Real Madridi dështoi që të mposhtë rivalët e përbetuar Barcelonën. Sidoqoftë vendi i dytë në La Liga nuk është pak dhe tashmë me Carlo Ancelottin, ekipi mbretëror kërkon Championsin numër 10. Por gjithashtu në këtë qytet ka edhe një tjetër skuadër të famshme, si Atletico Madrid që tashmë është bërë një rival i fortë e Barçës dhe Realit të Spanjë.
6. Torino
Juventusi është skuadra më e famshme dhe më e titulluar në Itali. Dhe Torino edhe pse është një qytet modern dhe industrial në botë njihet vetëm prej Juventusit. Ekipi legjendar italian nuk ka tifozë vetëm në Itali, por në tërë botën. Por ky qytet ka edhe një skuadër tjetër, Torinon. Kjo e fundit tashmë lufton për të mos rënë nga Seria A, por në vitet ’50-të bënte ligjin në Europë.
7. Stamboll (Turqi) – Stambolli është njëri nga qytetet më të zjarrta të futbollit në Evropë ku tri skuadrat më të mira të ligës turke janë nga ky qyte. Galatasaray, Besiktas dhe Fenerbahce sa herë që takohen mes tyre krijojnë atmosferë për tu mbajtur mend. Stambolli hyn edhe në qytetet me ultrasit më të zjarrtë në botë.
8. Athina – Është shtëpia e tri skuadrave më të mëdha në Superligën greke, Panathinaikos, Olympiacos dhe A.E.K të Athinës. Vërtet këto tre skuadra nuk kanë dhe aq famë në Europë, por shkoni njëherë në stadium kur zhvillohen derbet mes tyre dhe do të ngeleni gojë hapur.
9. Roma (Itali) – Roma është një qytet i cili ka pritur kampionatin botëror dy herë dhe mund të mburret se ka pasur më së shumti talente në një stadium, stadiumin Olimpiko e cila është shtëpia e dy skuadrave të cilat krijojnë një ndër derbit më të mëdhenj në Itali, Roma dhe Lazio.
10. Buenos Aires (Argjentinë) – Buenos Aires ka 24 skuadra ku gjashtë prej tyre garojnë në Primera Divizon. Më të njohurat janë Boca Juniors prej të cilës kanë dal futbollist si Maradona, Riquelme e Carlos Tevez. Pastaj aty është edhe River Plate, Velez Sarsfield, San Lorenzo, Argentinos Juniors e Huracan.
11. Lisbona (Portugali) – Një nga ligat më të nënçmuara në Evropë është Primeira Liga e Portugalisë dhe gjërat që kanë bërë dy skuadrat e Lisbonës në atë ligë bëjnë që ky qytet të radhitet në Top 15. Benfica si dhe Sporting Lisbon e cila gjithmonë ka qenë skuadër shumë serioze në Portugali dhe në Europë. Duke mos harruar që kanë fituar edhe trofe europianë
12. Rio de Janeiro (Brazil) – Kush mund të harroj organizatorët e Kampionatit botëror 2014. Përveç faktit se është shtëpia e stadiumit të mrekullueshëm Maracana, Rio është shtëpia edhe e katër skuadrave të cilat garojnë në Seria A. Kampionit aktual Flumines, Botafogo, Vasco da Gama dhe Flamengo.
13. Glasgow (Skoci) – Përkundër gjithë kritikave ndaj Ligës së Skocisë, Glasgow është vendi i dy skuadrave më të mira të këtij shteti të cilat prodhojnë një ndër derbit më interesant në Evropë. Rangers dhe Celtics i japin spektakël botës jo vetëm për rivalitetin historik mes tyre, por dhe për mënyrën se si mbështetet skuadra e zemrës.
14. Liverpool (Angli) – Edhe pse kanë një histori të madhe të futbollit ka disa vite që skuadrat nga Liverpooli nuk po tregojnë aq shumë andaj janë edhe kaq poshtë në renditje. Sidoqoftë është shtëpia e njërës nga skuadrat më të suksesshme në Angli dhe në Europë, Liverpool dhe skuadrës solide Everton.
15. Moska (Rusi) – Edhe pse jo tradicionalisht nuk është konsideruar si një qytet i futbollit Premierliga ruse megjithatë nuk është një ligë e dobët dhe Moska është shtëpia e katër skuadrave më të mira të ligës. Po ashtu ky qytet do të jetë mikpritës edhe i botërorit 2018. CSKA Moska, Spartak Moska, Lokomotiva e Moskës dhe Dinamo Moska janë zemra e këtij qyteti.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore16 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar17 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix17 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix17 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix17 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix17 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix17 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix17 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix17 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix17 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook