Lidhu me ne

Kryesore

Si del në shesh fakti që shqiptarët sa po vjen e po varfërohen

Biznesi i veshjeve të përdorura, i njohur si “Gabi” ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit, duke arritur rekord në 2017-n.
Sipas të dhënave të INSTAT, importi i veshjeve të përdorura arriti në rreth 24 milionë euro në vitin 2017, me një rritje prej 11% me bazë vjetore. Në tregun e pakicës, vlera e këtij biznesi është të paktën dyfishi, pra minimumi 50 milionë euro.
Që prej vitit 2012, importet e veshjeve të përdorura janë rritur me ritme dy shifrore. Kjo është e dukshme dhe në numrin e lartë të dyqaneve që janë hapur në kryeqytet, që u shtuan dhe më shumë pas mbylljes së tregjeve masive. Tirana, si asnjë kryeqytet tjetër në Europë, ofron alternativa pa fund të varianteve moderne të “Gabit”, sidomos në lagjet rrotull qendrës.
Rruga e Komunës së Parisit është e  mbushur me dyqane të vogla që shesin veshje të përdorura. Sonila, që është në këtë biznes prej dy vitesh, thotë se ai është me leverdi, kërkon një investim minimal për ta nisur, teksa  veshjet me shumicë blihen lirë dhe ka fitime të kënaqshme, pasi marzhi i shitjes së produkteve është relativisht i lartë.
Edhe klientët “joshen” nga çmimet e lira, apo shansi për të gjetur ndonjë veshje firme. Ajo pohon se tenton të marrë mallra të mirë dhe habit kur tregon se ka kliente edhe punonjëse bankash apo institucionesh të tjera.
Ngadalësimi i rritjes së të ardhurave vitet e fundit është një tjetër arsye që i shtyn blerësit të rendin drejt çmimeve të lira, së bashku me vështirësimin e blerjeve online. “Pas vendosjes së taksave për blerjet  online, kam pasur më shumë punë”, pohon Sonila.
Në gusht të vitit 2016, hyri në fuqi një vendim me të cilin blerjet online mbi 22 euro paguajnë TVSH dhe taksë doganore. Nëse kalohet kufiri i taksueshëm, atëherë blerësi paguan gjithsej si taksa 22.4% të vlerës së mallit (20% TVSH, 2.4% taksë doganore).
Konkurrencës e Gabit modern e ndiejnë dhe dyqanet që tregtojnë veshje të reja. Ola, që ka një dyqan në rrugën Myslym Shyri pohon se konsumatorët janë gjithnjë në kërkim të çmimeve sa më të lira, duke rendur edhe drejt të përdorurave.
Rritja e kërkesës nga konsumatorët për veshje të përdorura ka bërë që të shtohet numri i operatorëve të vegjël në treg, duke ndikuar në zgjerimin e kërkesës për këto mallra, si dhe në shtrenjtimin e çmimit me shumicë të tyre.
Edhe të dhënat e INSTAT konfirmojnë se ka një rritje më të shpejtë të importit të mallrave në vlerë në krahasim me sasinë, duke sjellë një rritje të çmimit për njësi.
Destinacioni kryesor nga vijnë veshjet e përdorura është Italia, me 45% të totalit. Më pas renditet Kina, me 15%, e ndjekur nga Turqia me 14% dhe më pak nga Gjermania, Greqia,  Anglia, Franca, Serbia. Veshje të përdorura vijnë dhe deri nga India e Pakistani.
Në rritje janë edhe dyqanet që shesin këpucë të përdorura, por importet e tyre nuk raportohen të veçanta nga INSTAT.
Biznesi i mallrave të përdorura (kryesisht veshje, këpucë, çanta) u zhvillua menjëherë pas viteve ’90 kur vërshuan ndihmat dhe që mori emrin popullor “gabi”. Më pas, ritmi ra, teksa të ardhurat e konsumatorëve u rritën dhe preferencat u zhvendosën drejt veshjeve të reja.
Por vitet e fundit, tregtia e veshjeve dhe këpucëve të përdorura është “sofistikuar”, duke u zhvendosur nga rruga e fushat në dyqane të mirëfillta (që paguajnë taksa) dhe duke u bërë një prej bizneseve që po përfiton nga kriza.
Marrë nga Monitor

Shënim: Titulli është redaksional

Titulli origjinal i lajmit: Biznesi i “Gabit” arrin rekord në 2017-n, po “zëvendëson” blerjet online

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix2 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix2 ditë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix2 ditë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix2 ditë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar2 ditë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport2 ditë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix2 ditë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix2 ditë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook