Deputetja e Partisë Socialiste Milva Ekonomi bëri publike dje se 89 mijë shqiptarë janë inaktivë, ose e thënë troç dembelë.
E ftuar në emisionin “Debati në Channel One”, Ekonomi u mbështet në shifrat e INSTAT duke sqaruar se në popullsinë tonë me 2.87 milionë banorë janë 89 mijë persona që nuk punojnë dhe nuk pranojnë punët që iu afrojnë.
“Ata as nuk kërkojnë dhe as nuk pranojnë punën edhe kur e kanë këtë mundësi”, tha deputetja e PS. E thënë me fjalë të tjera, këta 89 mijë janë dembelët e shoqërisë sonë. Dhe në fakt ka një lidhje mes kësaj shifre dhe asaj tjetrës që Shqipëria është në vend të dytë në botë për nga numri i bar kafeve, pas Spanjës.