Lidhu me ne

Radar

Duhani gjatë shtatzanisë, duhet të hiqni dorë

Ja pse duhet të hiqni dorë nga duhani gjatë shtatzanisë
Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik theksojnë se shumica e prindërve të rinj, nuk e kanë ende të qartë ndikimin e duhanit në shtatzëni dhe përfitimet që vijnë prej ndalimit të përdorimit të tij.
Nëse njiheni me ndikimin që duhani ka në shëndetin tuaj dhe të fëmijës që prisni, si dhe përfitimet që do të keni nga lënia e tij, atëherë ju do të jeni më të motivuar dhe të vendosur për të hequr dorë prej tij. Nëse ju ndaloni pirjen e duhanit gjatë shtatzënisë, fëmija juaj përfiton shumë.
Përfitimet për fëmijën:
  • Fëmija që do të lindë, merr më tepër oksigjen nëse ndalohet pirja e duhanit nga ana e nënës.
  • Fëmija do të lindë i shëndetshëm dhe me peshë normale. Për çdo cigare në ditë gjatë shtatzanisë, pesha e fetusit zvogëlohet me 15 gram. Fëmijët e lindur nga nëna duhanpirëse peshojnë rreth 200 gram më pak se fëmijët e lindur nga nëna joduhanpirëse. Gjithashtu, ka më pak mundësi që fëmija të lindë para kohe.
  • Fëmija përgatitet më mirë për lindjen nëse ndalohet pirja e duhanit. Presioni i dërgimit të gjakut te fëmija është më i lartë, duke i dërguar më tepër oksigjen fëmijës.
  • Mundësia që fëmija të dalë nga materniteti në të njëjtën kohë me nënën është e madhe.
  • Sistemi i frymëmarrjes së fëmijës zhvillohet normalisht.
  • Fëmija do të preket më pak nga virozat, kolla, infeksionet në vesh, alergjitë, astma, apo sëmundjet e mushkërive.
  • Rreziku për vdekje të menjëhershme do të zvogëlohet. Fëmija bëhet përgjithësisht më i shëndetshëm dhe i qetë, duke u krijuar mundësinë prindërve të kenë çlodhje dhe mundësi për një gjumë më të mirë.
  • Nënat joduhanpirëse kanë më shumë qumësht gjiri se nënat duhanpirëse.
Përfitimet për nënat e reja
“Shumica e tyre përshkruajnë se sa më të lehtësuara ndihen pasi kanë ndaluar pirjen e duhanit. Ato duan të përmirësojnë shëndetin e tyre dhe të fëmijës, si dhe të jenë një shembull i mirë. Nëse ndalohet pirja e duhanit largohet era e keqe nga trupi dhe flokët, ulet niveli i stresit,kursehen lekët, si dhe rriten ndjenjat optimiste për të ardhmen”, bëjnë me dije ekspertët e ISHP-së.
Ndalimi i pirjes së duhanit ka ndikim pozitiv në jetën e përgjithshme gjatë shtatzënisë, si dhe në krijimin e lidhjes me fëmijën që do të lindë.
Ndjenja e fajit për përdorimin e duhanit gjatë shtatzënisë, shpesh sjell si pasojë që nëna të pijë duhan fshehurazi. Kjo shoqërohet me një gjendje jo të mirë emocionale dhe vetmie që e vendos gruan nën varësinë e duhanit.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix1 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix1 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix1 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix1 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix1 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix1 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix1 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix1 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar1 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook