Lidhu me ne

Temporal

Pse Aleksandri i Madh ishte i madh?

10 fakte pse Aleksandri i Madh ishte i madh
Aleksandri III, (356-323 para Krishtit), mbreti i Maqedonisë, pas pushtimit të Greqisë nga babai i tij, Filipi II, e shndërroi atë në perandori duke u zgjeruar nga Ballkani në lumin Nil dhe në Himalaje, duke gjunjëzuar me dhjetëra miliona njerëzish përgjatë rrugës. Ashtu si Napoleoni, Aleksandri ishte disi i shkurtër, biond dhe një çehre të kuqërremtë dhe sipas historianëve, kishte një sy të zi si nata dhe një tjetër blu si qielli.
1- Është stërvitur në filozofi nga Aristoteli. Sa prej liderëve të historisë pohojnë se kanë pasur tutor një prej filozofëve më të mëdhenj? Prej të gjithë intelektualëve prestigjiozë të Akademisë së Athinës, babai i Aleksandrit zgjodhi Aristotelin 384-322 para Krishtit si instruktorin e djalit 13-vjeçar. Aristotelit, i cili kishte qenë student i Platonit, iu ofrua një shumë e mirë për të lëvizur në qytetin e Miezas, thellë në Maqedoni. Në tempullin e Nimfit ai mësoi gjeografi, zoologji, politikë dhe mjekësi.
2- I vuri emrin kalit Bucefalus. Filipi bleu një kalë me emrin Bucefalus për 13 talenta (1 talent=27 kg ar), por kafsha e inatosur kishte frikë dhe nga hija e vet. Aleksandri vuri bast me të atin se do të hipte mbi kalin e rrezikshëm. Ai e ktheu Bucefalusin drejt diellit, në mënyrë që hija t’i binte prapa dhe u ngjit mbi të. Atëherë babai i tha: “Biri im, duhet të gjesh një mbretëri po aq të madhe sa ambiciet e tua. Maqedonia është e vogël për ty”. Kali i mbeti besnik deri në vdekje, në Pakistanin e tanishëm.
 
3- E mori fronin e babait pa mëshirë. Babai i Aleksandrit u godit me thikë nga truprojat në vitin 336 para Krishtit, në një banket dasme. Disa mendojnë se Aleksandri fshihej pas vrasjes, madje detyroi Olimpian të vrasë beben e Filipit nga gruaja e fundit. Aleksandri shiti si skllevër 30 mijë banorë.
4- Perfeksionoi stilin ushtarak maqedonas, falangën. I zhvilluar nga Filipi, falanga ishte një formacion i ngushtë ushtarësh, që me taktikën e tyre ishin të pathyeshëm.
 
5- Kaloi ngushticën Hellespont. Pasi stabilizoi sundimin në Maqedoni dhe Greqi, Aleksandri hodhi vështrimin nga Azia dhe Perandoria Perse, që drejtohej nga Darius III. Me 60 anije, ai kali Hellespont-in, një ngushticë që ndan Evropën me Azinë, që tani quhet Dadanelles, në vitin 334 para Krishtit. Kur zbriti në breg, nguli shpatën në rërë dhe i deklaroi ato toka të tijat. Vizita e parë ishte për turizëm, në Trojë, pasi mbante nën jastëk Iliadën e Homerit.
6- Zgjodhi nyjën Gordione. Sipas legjendës, Phrygian-ët, që jetonin në Turqinë qendrore të sotme, ishin thënë nga orakulli të bënin mbret njeriun e parë që do të shkonte në qytet me një qerre. Siç e donte fati, ky burrë ishte Gordius, një fshatar i varfër. Pas kurorëzimit, Gordiusi ia dedikoi qerren Zeusit dhe e lidhi në një shtyllë jashtë tempullit me lëvore thane që forcohej me kohën. Thuhej që kushdo që zgjidhte nyjën do të pushtonte Azinë. Aleksandrit nuk e la t’i shpëtonte një mundësi e tillë, por në pamundësi ta zgjidhte, e preu me shpatë nga inati. Që prej asaj dite, nyja Gordon është sinonim i një problemi të vështirë që kërkon një zgjidhje origjinale.
7- Thjesht hyjnor, biri i deklaruar i perëndive. Pasi mundi persianët në betejën e Isusit, Aleksandri vendosi të hyjë në Egjipt, që ishte nën sundimin pers prej 200 vitesh. Egjiptianët i urrenin persianët për taksat e rënda dhe jotelarancën fetare. Ata e vajosën me kënaqësi Aleksandrin si faraon, duke nxitur një shkëmbim kulturor mes Greqisë dhe Egjiptit që zgjati 3 qind vjet. Në tempullin e Zeusit në Egjipt, priftërinjtë i thanë se ishte djali i Zeusit, gjë të cilën pavarësisht në e besonte apo jo, e përdori për avantazhin e tij.
8- Themeloi Aleksandrinë. Përveç ngritjes së qyteteve, Aleksandri themeloi 20 të reja, duke i vënë emrin e tij. Më jetëgjata është Aleksandria në bregun e deltës së Nilit.
9- Mposhti persianët. Prej më pak se një viti në Egjipt, Aleksandri vendosi të ndjekë perandorin pers, Darius III. Me një ushtri prej 47 mijë forcash përballë 200 mijë ushtarëve të Dariusit, Aleksandri ndau forcat perse. Dariusi shpëtoi me kalë, por u vra më vonë nga një prej burrave të tij.
10- E zgjeroi perandorinë në Indi. Vizioni i tij në Azi përfundoi në pjesën tjetër të Indisë. Duke dashur të pushtojë kontinentin, ai i bindi ushtarët të marshonin në lindje. Malet i lodhën burrat e tij. Shpejt madhe nga ç’e kish imagjinuar. Atëherë mblodhi ushtrinë e tij dhe u kthye, por nga një tjetër rrugë dhe ky ishte gabimi i Aleksandrit. 15 mijë burra vdiqën nga uria dhe nxehtësia në shkretëtirën Gedrosan, më shumë nga ç’humbi në betejë. Udhëtimi bëri të vetën dhe në shëndetin e Aleksandrit. Në një banket në Babiloni, ai piu shumë dhe u sëmur, me siguri për shkak të malaries. Vdiq disa ditë më vonë në moshën 33-vjeçare.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar1 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook