Lidhu me ne

Aktualitet

PAS HESHTJES SË GJATË, ALFRED LELA PËRPLASET SËRISH ME HENRI ÇILIN, SULMON GAZETARËT E MAPO-S

Pas heshtjes së gjatë, Alfred Lela përplaset sërish me Henri Çilin, sulmon gazetarët e MAPO-s: Dytësat e tij...
Alfred Lela e Henri Çili

Pas një viti e gjysmë nga largimi si drejtori i MAPO-s, gazetari Alfred Lela përplaset sërish me botuesin e gazetës, Henri Çili.

“Henri Çili mirë se erdhe te linja ime editoriale”, e titullon artikullin e tij Lela ndërsa duket se nuk ka shumë konsideratë edhe për gazetarët e MAPO-s duke i cilësuar si “dytësat” e Henri Çilit.
“MAPO, e botuar prej tij, vazhdoi e palëkundur mbështetjen për qeverinë, duke mos harruar as diversionet ndaj opozitës, nëpërmjet tezash që janë të Çilit, por shkruhen nga dytësat e tij në gazetë, djem apo burra, që nuk mund të konsiderohen budallenj, por që njohjen e politikës së Tiranës e kanë laboratorike. Kjo (mos)njohje, gërshetuar me tezat e Çilit, të cilat duke qenë se synojnë më shumë të jenë shpore intelektuale se sa argumente editorialesh, prodhojnë atë që shohim përditë në faqet Op Ed të MAPO, një shtërzim mes intelektualizmit të kullës uetase, pragmatizmit tregtar dhe ngutit provokues”, shkruan ndër të tjera Lela në artikullin e publikuar në Politiko.al.
“Çka është më e rëndësishme, kthesa e Çilit, e lexuar qartë në numrat e fundit të MAPO, jep një shenjë tjetër pozitive. Mbështetësit më të zëshëm të Kryeministrit e kanë humbur besimin te politikat e tij ‘reformatore dhe po e braktisin.
Nuk është e nevojshmë që Çili të dalë kundër shkrimit të vet, sepse kanë qenë shkrimet që i kanë dalë kundra. Nuk i kërkohet as të bëjë një anti-editorial ku ta dekonstruktojë Ramën si ‘reformator të madh. Me betejë të fituar, por luftë të humbur, nuk është në nderin e triumfatorëve që të parashtrojnë kushte të tilla meskine
Kjo nuk ia pret hovin dëshirës së një urimi me tingëllima cinizmi: Henri Çili, mirë se erdhe te linja ime editoriale!”, përmbyll Lela.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix10 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix10 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix10 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix10 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix10 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix10 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix10 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix10 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar10 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook