Pa bukë, toka, shtëpi e rrugë. Kjo është situata që po përjetojnë 12 familje në fshatin Dardhë të Pukës.
Shtëpitë tashmë janë buzë greminës që ka shkaktuar rrëshqitja që mund të “përpijë” edhe ato pak mure që kanë mbetur në këmbë.
Banorët janë në mëshirë të fatit ndërsa Bashkia e Fushë Arrëzit nuk mund të ofrojë një zgjidhje.