Lidhu me ne

Kryesore

Luli bën gabime vazhdimisht, nuk e di nëse është i lehtë apo i djallëzuar

Majlinda Bregu: Luli bën gabime vazhdimisht, nuk e di nëse është i lehtë apo i djallëzuar

 

Mua më nxorën nga Parlamenti se fillova ta shihja në mënyrë kritike 4 vjet më parë”. Kështu e nisi bisedën në studion e “Provokacija”  ish-deputetja dhe ish-ministrja demokrate Majlinda Bregu.
Ajo pranon se nuk ishte zgjedhja e saj që të ishte jashtë Parlamentit, por mendon që nëse Parlamenti vazhdon në këtë formë që është, nuk do që të jetë pjesë e saj.
Si është jeta jashtë Parlamentit?
Bregu: “Nuk ishte zgjedhje e imja, por është një periudhë shumë e mirë. Vazhdoj të jem nga ata njerëz që nuk e mendoj politikën si një lojë të pisët. Në rast se Parlamenti do vazhdojë në këtë formë që është, jo faleminderit nuk dua të jem pjesë e këtij parlamenti. Mua më nxorën nga parlamenti se fillova ta shihja në mënyrë kritike 4 vjet më parë. 
Është një person që quhet Lulzim Basha, çfarë mendon për të?
Bregu:Unë e njoh herët Lulin, që në gjimnaz pavarësisht se pastaj u shkëputëm, sa dhe kam folur kaq shumë sa e them po mirë është kaq elegante të them gjithë ditën sa gabime bën Luli.
Luli bën dëngaz gabime gjatë gjithë ditës dhe në politikë gjatë gjithë kohës. Më nevrikos me lehtësinë që i merr gjërat, ndonjëherë nuk arrij ta ndaj në disa vendime, është më shumë i lehtë apo djallëzor.
Të kisha mundësi që t’i bërtisja fort që nuk është vetëm karriera jote në lojë, por po shkatërrohet një forcë e tërë politike që ishte aset në politikën shqiptare me të mirat dhe të këqijat. Por kishte një vokacion të pastër Perëndimor.
Nëse do ishe deputete do t’i shprehje këto kritika ndaj Bashës?
“I kam thënë këto gjëra jo sot. Ka 3 vite që nga momenti kur isha deputete, nuk kam dashur të sfidoj askënd, por kam folur atëherë kur nuk fliste njeri për problemet e Partisë Demokratike.
Problemi ynë nuk ishte të luanim me prestigjin e viktimës. Në këtë vend për të mbajtur demokracinë në shina përgjegjësia është e opozitës, qeveria është gjithmonë problemi.
I kam thënë këto gjëra edhe për analizat e munguara dhe mesa duket besoj që edhe në grup nuk do donte të kishte një njeri që ta kundërshtonte dhe unë mora çmimin dhe dola jashtë.
Por nuk më tha asnjëherë, gratë duan të përballen, burrat ikin, nuk përballen”.
Bregu:Për shqiptarët Europa është drita në fund të tunelit
Në “Provokacija” Bregu është pyetur edhe për integrimin në BE. Sipas saj, për shqiptarët Europa është drita në fund të tunelit.
Çfarë është Europa për ju?
Bregu: “Pasion dhe rikthim nga atje ku jemi shkëputur. Sipas studiuesit gjerman Europa nuk është e përcaktuar qartë, nuk ka formë të qartë. Për shumë është ëndërr, për të tjerë projekt politik, kontinenti ku nuk ka fuqi të merren vendime, bashkëjetesë e burokratëve e teknokratëve, për të tjerë vendi që hahet mirë e vishen mirë, për disa të tjerë është vendi që gjejnë strehë.
Për shqiptarët Europa është drita në fund të tunelit.
Europa u themelua në bazë të klubit të krishterë, por pastaj u zhvillua në bazë të vlerave themelore, që unë e shoh me shumë frikë që Europa po rrëshket e po ikën.
Të gjithë ata që mendojnë se Europa që vazhdon të jetë një kontinent që frymëzon dhe ata që e shohin si një listë rregullash.
Ka një tendencë në rritje të shqiptarëve që duan Evropën. Sa më shumë bëhet e pashpresë së brendshme situata aq më shumë shtohet dëshira për largim.
Evropa ka qenë e padrejtë me Shqipërinë, sepse kjo pjesë e rajonit ka vuajtur shumë për faj të historisë, jo të shqiptarëve. Kjo lloj marrëdhënie është e padrejtë./abcnews
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix9 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix9 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix9 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix9 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix9 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix9 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix9 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix9 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar10 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook