Lidhu me ne

Temporal

Fitorja e parë e Bashës – imunizon PD-në nga sulmet e atyre që mbetën pa kolltuk  

Lulzim Basha u është përgjigjur sulmeve në media për paaftësinë e tij si drejtues me një mbledhje të përbashkët me LSI-në dhe Partinë Republikane. Aty u njoftua se opozita do të kërkojë çeljen e negociatave me Bashkimin Europian dhe se do të intensifikohet përpjekja për largimin e qeverisë.
Lëvizja në fjalë edhe pse minore nuk ka të sharë. Z. Basha e ka mësuar shumë mirë edhe nga përvoja e z. Berisha në opozitë, se në politikë ka më shumë rëndësi durimi dhe koha sesa prezantimi si racional në çdo moment. Kritika duhet të jetë e tillë, por ajo evidenton problemet pa ofruar zgjidhjet. Në politikë ka rëndësi të kesh iniciativën dhe kontrollin e institucioneve. Sigurisht që ky binom ofron vetëm minimunim: pra premisat për të mbajtur çelësin e dominimit dhe pak siguron një cilësi më të mirë qeverisjeje. Por ata që sot sulmojnë Bashën janë asgjë më shumë se ata që mbetën me gisht në gojë nga ardhja e tij në krye të PD-së.
Z. Basha po dëshmon në mënyrën e tij se do të formulojë një opozitë ndryshe, e cila duket e dobët, por të paktën deri më tani nuk ka një njollë morale apo kriminale. Qeveria është zënë na çarkun e problemeve të tipit “Hysesni”, ndërkohë që LSI-së i duhet të mbrojë drejtorët e vet. Djali i mirë Lulzim, nuk duket se ka të tilla çështje dhe i ashtuquajturi lobim rus është vetëm një ekranizim i dobët, skenari i të cilit i është lënë Taulant Ballës.
Mirë apo keq, Basha po dërgon mesazhin se ai është në gjendje ta dominojë PD-në, jo vetëm si majë piramide, por edhe në kuptim të imunizimit nga sulme gjithfarëshe që duan të mbjellin idenë se ajo nuk ekziston. Se ajo përjeton sondazhe të këqija, apo se ajo vuan mungesën e një lideri.
Dashur pa dashur, ata që sot janë lëshuar revan kundër Bashës po ndihmojnë në monitorimin 24 orë të tij, duke i treguar në çdo çast gabimet e së shkuarës dhe dobësitë e të tashmes. Kjo është ndihmë e madhe, pasi asnjë prej tyre nuk di dhe nuk ka aftësi që të gjenerojë lëvizje. Ata kanë vetëm inat dhe janë prekur në sedër. Kur koha e opozitës të vijë, të gjithë do të kërkojnë diçka nga PD-ja, siç edhe ka ndodhur në të shkuarën.
Me ofrimin e një opozite që kërkon hapjen e negociatave, në fakt z. Bash aka vendosur distancë reale edhe me qeverinë, e cila e dëshiron një opozitë që do të bënte të kundërtën. Dhe distanca reale me PS-në e sotme është parakusht për rikthimin e besimit. Z. Basha dhe PD-së do t’i duhet pak kohë që të ristabilizojnë pikët e humbura dhe kjo kërkon edhe disa sakrfica të reja. Mes të cilave nuk hyn aspak kjo valë sulmesh që vetëm ndihmon njerëzinë të kuptojë se sa e vështirë është ta kesh për ca kohë bythën pa kolltuk.
A nuk thoshte edhe Edi Rama në opozitë se kritizerët dhe fallxhorët janë e keqja e këtij vendi?
Për të arritur në besimin e ri të shqiptarëve, do të duhen aksione të vërteta politike, në Parlament dhe jashtë, duhen dhënë garanci se batërdia e sotme do të rishikohet disi. Përndryshe taktika sado e mirë nuk të çon shumë larg.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar12 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore13 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook