Lidhu me ne

Kryesore

U vendos, edhe 5 kullat te Diga e Liqenit do ndërtohen  

Një njoftim në email i Bashkisë së Tiranës lajmëroi nisjen së shpejti të punimeve për 5 kullat 17-katëshe në digën e Liqenit Artificial. Kjo pasi sipas saj,  Gjykata Administrative e Apelit vendosi të lerë në fuqi lejen e kompanisë “Gener2” për ndërtimin e  këtij kompleksi.Në fakt një vendim i pritshëm dhe aspak suprizë që ka qarkulluar në rrethet e ndërtuesve të Tiranës muaj përpara se të shpallej vendimi, ku çuditërisht bashkia është kapur në befasi.
Nuk është një pemë, por 5 kulla 17-katëshe me beton që i shtohen kryeqytetit, por për këtë çështje stafi i zotit Veliaj “lau duart” me një njoftim ku vihet në diskutim integriteti i Gjykatës dhe theksohet miqësia e pronarit të kompanisë GENER 2 me ish kryetarin e Bashkisë, Lulzim Basha.
“Historia e 5 pallateve 17 katëshe buzë Digës së Liqenit është e njohur për qytetarët e Tiranës. Ajo daton që në tetor të vitit 2014, kur ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me pronarin e kompanisë GENER 2” –thuhet në njoftim.
Por pa paragjykuar këtë pretendim të bashkisë, e njëjta vijë logjike të çon edhe në përfundimin se kompania në fjalë ka qenë e afërt edhe me kryeministrin Rama të paktën për dy arsye. Qeveria Rama e nxori vendimin për bllokimin e ndërtimeve në Tiranë, 2 ditë pas Kompania “Gener 2” mori lejen për fillimin e punimeve të 5 kullave 17 katëshe në Digën e Liqenit në tetor të vitit 2014. Po ashtu lidhjet e Gener 2 me kryeministrin janë më të hershme, kur ky i fundit si kryebashkiak i Tiranës dha lejen për ndërtimin e kullës 24 katëshe të Qendrës Coin përballë televizionit shqiptar.
Veliaj, “dashnor” i ligjit dhe i gjelbërimit
Megjithatë për një zhvillim kaq të rëndësishëm që lidhet me tjetërsimin e një zone të kryeqytetit dhe ku kryebashkiaku kishte organizuar deri protesta para Gjykatës, bashkia u mjaftua me dy gisht kartë, ku ndër të tjera shpreh keqardhjen për këtë lajm të keq siç e quan ajo. Në  njoftim bashkia, nuk nguron ta quajë kryebashkiakun si kundërshtar të fortë të betonizimit dhe dashnor të ligjit dhe hapësirave të gjelbra.
Bashkia e Tiranës shpreh keqardhjen për sjelljen dhe vendimet e deritanishme të gjykatave, por mbi të gjitha për faktin se pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme, me fakte e argumente, qoftë për konfliktin e hapur të interesit të gjyqtarëve apo të shpërdorimit të detyrës, nuk pati asnjë reflektim nga ana e tyre dhe, ME VENDIMIN E SOTËM I HAP RRUGË NDËRTIMIT TË KËTYRE GODINAVE”-thuhet në njoftim.

 

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

Rreziqet shëndetësore që vijnë nga mizat që prekin ushqimin

Deri më tani kemi menduar se mizat që prekin ushqimin nuk janë të dëmshme por vetëm bezdisëse. Por studimet, konfirmojnë...

Mix20 orë më herët

Udhetimi me avion gjate shtatezanise, disa keshilla

Sigurisht që nëse do t’ju duhet të bëni një udhëtim me avion gjatë shtatëzanisë duhet të këshilloheni më parë me...

Mix20 orë më herët

Kujdes me antibiotikët në shtatzani, sidomos gjatë këtij tremujori

per nenat Një studim nga University College në Londër, botuar në British Medical Journal, zbuloi se disa antibiotikë të jepen zakonisht, siç...

Kritike20 orë më herët

Lira Gjika: Prindërit po ndërtojnë me fëmijët marrëdhënie komerciale, dashuria nuk do të thotë t’i blini rroba

Nga Lira Gjika Të duash fëmijën nuk do të thotë t’i blesh rroba, makina, lodra apo t’i bësh një dhomë...

Mix20 orë më herët

Si ndikon media sociale tek shëndeti mendor i adoleshentëve?

Një raport i ri detajon rolin që luajnë mediat sociale në jetën e adoleshentëve dhe si ata menaxhojnë avantazhet dhe disavantazhet e...

Mix20 orë më herët

Xiaomi është gati të prezantojë Xiaomi Redmi 13 4G të ri

Një anëtar i ri do të shtohet në familjen e smartfonëve të markës Xiaomi. Gjatë javëve të ardhshme, prodhuesi i...

Mix20 orë më herët

Në skenë fituesit e dy edicioneve, Egla bën twerk para Luizit

EGLA DHE LUIZI NE SKENE Është zhvilluar festa e Top Channel, në mbyllje të edicionit të Big Brother. Pjesë e...

Mix20 orë më herët

Si ndikon rritja e temperaturave tek personat që vuajnë nga gurët në veshka

Moti i ngrohtë dhe me nivele të larta lagështie mund të rrisë rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Ky...

Mix20 orë më herët

Bukë me vezë – Shija unike e një mëngjesi të shëndetshëm

Bukët me vezë janë tradita më e njohur e kuzhinës shqiptare, sidomos mëngjeseve kur nënat shpejtonin përherë t’i përgatisnin për...

Mix20 orë më herët

10 Analizat shëndetësore që gratë mbi 40 Vjeç duhet të bëjnë patjetër

Shumë njerëz nuk e trajtojnë shëndetin e tyre me seriozitetin që meriton. Akoma më të shumtë janë ata që evitojnë...

Facebook