Kryesore
“Turqia nuk është më partner strategjik i Perëndimit”

Sjellja e Turqisë në raport me Perëndimin duket se po çon në rivlerësim të partneritetit dypalësh. Ankaraja zyrtare nën drejtimin e Recep Tayyip Erdogan po e përkufizon veten si një aktor gjeopolitik të cilit i rri shumë ngushtë kostumi i një aleati të SHBA, apo thjesht një anëtari të NATO-s. Në një shkrim në EuObserver, autori Simon Waldman, një lektor në King’s College London, ndan mendimin se Turqia nuk duhet konsideruar më partner strategjik i Perëndimit. Ai i shtohet zërave se me Ankaranë zyrtare të Erdogan ka ardhur koha që të rishikohen raportet dhe të rivlerësohet besimi.
Sipas tij sjellja e Turqisë me çështjen e Iranit, me Rusinë apo edhe me ndihmën e paët ndaj ISIS, janë arsye të mjaftueshme që partneriteti të deklarohet jofunksional. Edhe angazhimi i Turqisë për Sirinë, synimi për të rritur deri në 100 miliardë dollarë shkëmbimet tregëtare me Rusinë dhe blerja e sistemit S 400 duhen parë seriozisht.
Waldman thotë se edhe kërcënimet që vlerësohen nga Turqia dhe Perëndimi janë të ndryshme, çka heq premisat për një aleancë të vërtetë. P.sh nëse Turqia e shikon lëvizjen e Fetullah Gulen si kërcënim, Perëndimi nuk e ndjen një gjë të tillë. Në llogari hyn edhe modeli i qeverisjes apo vlerat ku besohet.
Nëse marrëdhëniet e Europës me Turqinë nuk janë për vlerat e përbashkëta dhe nuk kanë një natyrë strategjike, e gjitha çka mbetet është tregëtia. Shumë mirë, le të blejmë dhe shesim me njëri-tjetrin

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu