Nga Mentor Kikia
Ky djali, që u vra mbrëmë në Tiranë, ka qenë 10 vjeç kur i ati ka vrarë dy persona. Ai u dënua me burguim të përjetshëm, maksimumi që parashikon ligji, dhe prej 4 vjetësh është kapur e tani po vuan dënimin.
Por instikti i hakmarrjes(gjakmarrjes) të thotë se nuk gjen rehat pa dërguar në atë botë, atë që bëri krimin. Në pamundësi për t’i marrë jetën babait-vrasës, ata qëlluan mbi djalin.
Por djali çfarë faji ka? Ai ka qenë një fëmijë kur i ati u mori jetën dy njerëzve. Vrasja e fëmijës në emër të krimit të babait, është një maskarallëk kafshëror.
Në emër të këtij riti barbar, sot në shumë zona të Veriut, ka fëmijë që qëndrojnë të ngujuar, pikërisht sepse i tremben vrasësve që kërkojnë të marrin gjakun apo hakun për krimet e baballarëve apo xhaxhallarëve.