Lidhu me ne

Kryesore

Samir Mane: Në Shqipëri nuk ka oligarkë, janë shpikje politike

I ftuar në një bashkëbisedim me studentë e pedagogë të Universitetit Europian të Tiranës në moderimin e shefes së departamentit të Komunikimit, Belina Budini dhe pedagoges, Ledina Aliolli, ishte biznesmeni i njohur Samir Mane, i cili ndau me të pranishmit fillimet e rrugës në biznes dhe filozofinë e tij në lidhje me kërkesat e tregut. Mane zbuloi disa prej investimeve të afërta, si dhe tha se në të ardhmen do të fokusohet në biznesin e turizmit
“Nuk e kam menduar kurrë që do të isha biznesmen kaq i fuqishëm të them të drejtën.”
Kështu e nisi bashkëbisedimin me studentë e pedagogë në Universitetin Europian të Tiranës Samir Mane, sot një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe një nga njerëzit më të pasur në vend.
Ai rrëfeu për të pranishmit se e ka nisur biznesin në fillim të viteve ’90, duke shitur radio-recorder dhe televizorë.
“Por mënyra si e kam filluar ka qenë edhe më interesante. Te Banka e Shqipërisë, aty pranë, ka qenë dikur tregu i Dollarit; ka patur me qindra njerëz që shisnin dhe blinin. Për arsye se kisha vizë austriake, disa shokë me propozuan të merrnin dhrahmi greke e t’i thyenim në dollarë amerikanë dhe kështu bëmë” –ka vijuar Mane, bizneset e të cilit janë të shtrirë në disa sektorë në treg. “Këtë punë e bëra për disa muaj. Dhe nga një student në Austri me pothuajse pa asnjë të ardhur, ditën e parë u ballafaqova me 5 mijë dollarë fitim, që ishte një gjë që më tronditi dhe mua. Shkoja tri herë në javë, çoja dhrahmi i ktheja në dollarë dhe kështu e nisa,” – duke shtuar se shpesh është rastësia ajo që të sjell në biznes.
Mane është nga ata biznesmenë që e ka nisur pa asgjë. “S’kam pasur asgjë të trashëguar. Prindërit e mi ishin të dy punëtorë. Unë jam një nga ata që quhen “self-made milioner”.”
Mane rrëfen se në fillim të viteve ’90 tregu ishte shumë i varfër dhe madje ai zbuloi se në vitin 1992 e nisi duke shitur 5 televizorë biznesin e tij, që një vit më vonë, në ’93 shkoi në 120 të tillë, në ’94 kaloi edhe sektorin e veshjeve, e më vonë me qendra tregtare e supermarkete, ndërsa më vonë e shtriu veprimtarinë në shtetet fqinjë e duke vajtur deri në Ukrainë e Rusi, në tregje të mëdha. “Padyshim që rastësia më bëri të jem këtu ku jam”, -tha Mane.
I pyetur rreth ngjarjeve të fundit në vend ku biznesmenët etiketohen si oligarkë, ai tha se kjo është një shpikje politike dhe se në Shqipëri nuk ka oligarkë. “Nuk kemi asnjë emocion për këtë fjalë. Mendoj se kjo është një shpikje politike dhe nuk ka të bëjë me termin, qoftë atë të Greqisë së lashtë apo të Marksit, në oligarkinë financiare. Unë nuk besoj se në Shqipëri ka oligarkë”, -tha Samir Mane, i ftuar në një bashkëbisedim me studentë e pedagogë të Universitetit Europian të Tiranës për të ndarë përvojën e tij në biznes.
“Unë them se thelbi është ligji. Para ligjit jemi njësoj dhe nëse ka biznesmenë që thyejnë ligjin, prapë nuk janë oligarkë, por janë biznesmenë të pandershëm. Kjo puna e oligarkisë është terminologji e përkohshme politike. U intereson politikës dhe le ta thonë ashtu! Ne kemi qëllime tjera dhe nuk merremi fare me terminologji”,–tha Mane, duke shtuar se as atij dhe as kolegëve të tij nuk u shkon termi “oligarkë”. Mane tha se e ka parë si zgjedhje të mos marrë pjesë në koncesione apo tenderë publikë. “Nuk më ka interesuar ta bëj për hir të biznesit, por nuk ka të bëjë fare se ata që merren me koncesione apo me tenderë publikë janë apo jo oligarkë. Kjo ka qenë zgjedhja ime dhe bizneset e mia çfarë do të thonë kanë një lloj tradite dhe rrjedhje normale, kombinuar me fat, punë, përpjekje, dështime dhe fitore”.
I pyetur rreth dimensionit social të biznesit të tij, nga pedagogia e Fakultetit Ekonomik në UET, Ledina Alolli, Samir Mane u përgjigj se do të vazhdojë t’i ndihmojë shtresat në nevojë. “Mendoj se njerëzit si unë kemi bërë pak për këtë vend. Jemi strukturë e vogël biznesi, jemi rritur me vështirësitë tona, tregu është i vogël… dhe pak kemi bërë. Grupi Balfin ka dhënë vitin e kaluar 250 mijë euro për shtresat në nevojë, ndërsa këtë vit e kemi rritur fondin në 500 mijë euro. Mendoj se unë dhe biznesmenët si unë duhet ta rrisin maksimalisht ndihmën për shtresat në nevojë dhe kjo është përgjegjësi sociale, për t’u treguar njerëzve se nuk jemi kuçedra që rrëmbejmë ujin, por kemi 84 % të të mirave materiale që ky vend ka”, -tha Mane, ndërsa shtoi se biznesi nuk është nacionalist. “Kam investime të miat kudo, ku shoh oportunitete”, -tha ai duke zbuluar se aktualisht është duke investuar në Maqedoni, “ku do të fillojmë një qytet të ri pothuajse, me vlerë 300 milionë euro; është ndër investimet më të mëdha të huaja në Maqedoni, Do të jetë një ndërtesë Office Building, qendër tregtare dhe 1200 apartamente në Shkup. Kemi biznese edhe në Bosnjë-Hercegovinë, një vend ku nuk kam qenë ndonjëherë për të treguar se lidhjet me politikën nuk janë të nevojshme kur ke struktura biznesi dhe punojnë si duhen”.
Megjithëse e sheh biznesin të palidhur me nacionalizmin, Mane tha se padyshim patriotizmi është i rëndësishëm, por nuk është shtysa e vetme për një njeri të biznesit. “Por një gjë është e sigurt se Shqipërinë më shumë se unë, rrallë mund ta dojë njeri. Të paktën në prizmin pragmatik, pasi kam këtu 300 milionë euro investime të ngurtësuara dhe kur t’u ndryshojë humori politikanëve ata mund të ikin ose mund të rrinë, por unë jam këtu përgjithmonë”.
Mane shtoi se Shqipëria është vend dhe treg i vogël për bizneset. “Nuk mund të shkojmë më tej me Neptun, Jumbo, qendrat tregtare…”.
Duke u nisur nga shembulli i Jack Welch, CEO i famshëm i General Electric mbi diversifikimin e bizneseve dhe atë rajonal, Mane tha se pas larmisë në biznese të kompanisë së tij, tani i ka hedhur sytë nga diversifikimi gjeografik. “Në vendet tona të vogla, investimet tona rajonale kanë të bëjnë jo vetëm me oportunitetet biznesin, por edhe me mundësitë për të mos qenë i varur nga humoret e politikës , ndryshimet e taksave etj. etj., që janë shpesh problematike për bizneset. Sa u përket taksave, nuk ka biznesmen në botë që kërkon taksa të lartë. Mund të pyesni edhe Bill Gates dhe jam i bindur se do kërkojë taksa të ulëta, megjithëse gjysmën e pasurisë e fal. Pra ai thotë: “Më lini të fitoj para sipas rregullave të tregut dhe sesi e ndaj unë këtë që kam fituar me njerëzit është puna ime, por mos prishni tregun” dhe ky është thelbi”.
Sa i përket investimeve në rajon, duke nisur nga Kosova e Maqedonia, Mane ndau disa histori suksesi të disa muajve më parë. “Shitëm një qendër tregtare në Shkup; një investim rreth 60 milionë euro e shitëm 94 milionë euro. Një tjetër histori suksesi është Euromax; investuam shumë pak dhe e shitëm për 30 milionë euro”.
“Si po shtrihemi në rajon dhe fokusi i ri në biznesin e turizmit”
Biznesmeni i njohur dhe një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend, shtoi se përgatitje me struktura, burime njerëzore dhe mënyra menaxhimi për të hyrë në tregun rajonal, ndihmon për të ardhmen. “Në mënyrë që kur të hyjmë në BE, jo vetëm të mos kemi frikë nga konkurrenca, por të kemi ekspansion në BE duke ditur aftësitë tona administrative dhe financiare”.
Sa i përket komunikimit mes klasës së sipërmarrësve dhe elitës politike dhe se çfarë çalon në të që publiku shpesh e percepton marrjen e një leje ndërtimi apo licence si të dyshimtë, Mane tha se komunikimi nuk ka qenë i mirë deri tani.
“Deri tani biznesmenët e kanë parë si hallin e vet komunikimin me politikën dhe jo si hall të përgjithshëm dhe zgjidhje të së tërës, por bëhet fjalë për shqetësim më të madh sesi perceptohen bizneset, sesi perceptohen investimet në Shqipëri. Flas vazhdimisht me kolegë që sapo kanë nisur ta kuptojnë se rreziku më i madh vjen nga prishja e sistemit”.
Mane falënderoi rolin e Institutit Europian Pashko dhe aktorëve të tjerë për mbrojtjen e vlerave të tregut të lirë. “Duhet të përmirësohet, duan apo nuk duan politikanët apo biznesmenët, mënyra e komunikimit në vendimmarrje me qeverinë dhe opozitën. Kështu njerëzit do e kuptojnë që nuk është çështje personale e një biznesmeni, por e një sistemi që 200 vitet e fundit ka funksionuar perfekt”.
Mane tha se nuk ka pasur sistem tjetër veç atij kapitalist me shkallë barazie më të madhe. “Barazia më e madhe është në sistemin e tregut të lirë. Po, mund të rritet barazia e oportuniteteve për të dalë në treg e për t’u bërë të suksesshëm”.
Duke u ndalur në pjesën që Shqipëria ka në perspektivën ekonomike rajonale, Mane tha se kjo e fundit nuk mund të shihet si e tërë. “Taksat janë element i rëndësishëm. Për ne që investojmë në vende të ndryshme padyshim që taksat janë të rëndësishme sepse kanë të bëjnë me xhepin dhe fitimin tonë”. Sipërmarrësi i njohur i inkurajoi të rinjtë duke u thënë se studiojnë në një nga universitetet promotorë të ekonomisë dhe tregut të lirë. Mane tha se sheh komplekse për të mbrojtur biznesin. “Kam parë në rajon që ka organizata që thonë: “Po, e mbroj biznesin”, në Shqipëri e shoh pak. Jam i angazhuar të merrem me këtë punë dhe me mbështetje mendoj se këto vlera që ka ekonomia e tregut do të dalin në pah si duhet”.
Partneriteti është një dimension i rëndësishëm në biznes dhe i pyetur nga studentët se sa të vështirë e ka patur të bëjë biznes me partnerë apo të gjejë ata të duhurit, Mane tha se partneriteti në biznesi është i rëndësishëm. “Jemi shpesh në dilemë nëse të zgjedhim një të besuar apo një profesionist. Nëse dikush e zgjidh këtë, bëhet edhe më i pasur. Njerëzve të mi u them kush do e drejtojë biznesin, kur mungojnë kapacitetet administrative nuk marr iniciativa për të investuar, sepse njerëzit janë shumë të rëndësishëm”. Megjithatë, Mane theksoi se në Shqipëri partneritetet janë të vështira. Ai tha se në Balfin Group ai është aksioner në njëqind për qind të aksioneve.
Me një portofol të larmishëm të investimeve në treg, studentët e pyetën biznesmenin se përse nuk ka investuar në teknologjitë e informacionit si ajo që po ecën më fuqishëm në tregun global në ditët e sotme. “Nuk ka qenë deri tani oportunitet, nëse do jetë oportunitet do e shoh patjetër”.
Mane tha se ka zgjedhur të jetë kopjues i mirë, si strategji të zhvillimit të bizneseve të tij.
“Një nga njerëzit për të cilin kam lexuar shumë është Sam Walton që ka krijuar Walmart; një nga supermarketet më të mëdha që bën 500 miliardë dollarë xhiro. Ky njeri asnjëherë nuk shpiku asgjë, por kopjoi perfekt dhe unë deri tani atë kam bërë; supermarkete që i kam kopjuar nga ky, kam bërë Neptun, që e kam kopjuar në Gjermani, kam bërë Jumbo, që e kam kopjuar nga një franchise grek…Pra, deri tani kam kopjuar mirë dhe jam përshtatur me nevojat e tregut”.
Mane zbuloi se në të ardhmen do të fokusohet në biznesin e turizmit.
“Do u ikim pak kullave të Tiranës, edhe pse jam pro tyre dhe do të fokusohemi te turizmi”, -tha ai, ndërsa shtoi se është në proces të investimeve me 100 milionë euro. Ka nisur ndërtimin e një hoteli me pesë yje në Palasë dhe ndërtime vilash dhe apartamentesh me “property sharing”.
“Do të përqendrohemi te biznesi i turizmit, pasi ka një trend botëror se në 2030 do të ketë nga 1 miliardë rreth 2 miliardë turistë dhe shumë shpejt investimet tona në turizëm do i shihni reale”.
A e ndihmojnë biznesmenët përshpejtimin e procesit të futjes në Bashkimin Europian?
Mane tha se është i mendimit se “të pasurit duhet të kontribuojnë për integrimin europian të Shqipërisë dhe nëse do të kishte më shumë njerëz si unë procesi do të ishte më i shpejtë, por po të kishim politikanë më të mirë do ishte akoma më i shpejtë”.
Mane theksoi se nuk ka qëndrime politike dhe se nuk i përket asnjë force politike. “As nuk kam ambicie politike. Mendoj se politika mund të përmirësohet, lufta e egër politike nuk i bën mirë biznesit. Kemi studime të mrekullueshme për sjelljen konsumatore dhe e dallojmë saktë sjelljen konsumatore sesi reagon ndaj qëndrimit të politikës, por vetë nuk kam qëndrime politike…”.
Një nga problematikat që biznesi ka, nënvizoi ai, është produktiviteti. “Po mundohemi ta kurojmë. Vitin e kaluar kemi realizuar 4500 orë seminaresh për trajnim njerëzisht për të rritur produktivitetin”. Mane tha se po fokusohet në daljen në rajon dhe përqendrimin te bizneset e mëdha. “Njerëz si unë duhet të mendojnë edhe për monopolet dhe hapësirat. Po shohim një studim që bie në kundërshtim me vlerat tona si sipërmarrës, që të dalim nga tregu me bizneset e vogla për t’u përqendruar te bizneset e mëdha për të lënë hapësira për më të vegjlit. Tërhiqemi sepse mund të dalim në rajon. Të zvogëlojmë ekspozimin tonë në treg për të dalë në rajon”.
Në fund, Samir Mane i inkurajoi studentët të ndërmarrin nisma e të bëhen sipërmarrës.
“Nuk është e vështirë. E besoj vërtet. Jam i sigurt që njeriu po të ketë iniciativë, të rrezikojë, të punojë, të ketë inteligjencë e përkushtim, një pjesë e madhe mund ta arrijë. Dhe mua më duket e veçantë që jam sot një nga më të pasurit në vend dhe investitor rajonal”.
Mane zbuloi se investimet e tij në fushën e ndërtimit janë shtrirë në Vjenë, Londër e po shkojnë drejt Berlinit. Ai tha se duke studiuar e duke punuar fort, shumë prej të rinjve mund të bëhen sipërmarrësit e së ardhmes.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix17 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix17 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix17 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix17 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix17 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar18 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport18 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix18 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix18 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook