Aktorët turq janë shumë të pëlqyer për publikun shqiptar. Ata gjithmonë zgjojnë interes në lidhje me jetën e tyre private apo edhe thjesht për përditshmërinë e tyre. Një prej tyre është edhe aktori turk Kenan Imirzalioglu, i cili është aktori që ka interpretuar Ezelin në telenovelën e njohur për shqiptarët. Ai ishte ndër aktorët e parë turq që bëri shumë fansa në vendin tonë, falë interpretimeve të tij nëpër telenovelat më të suksesshme. Futbollisti Sokol Cikalleshi ka postuar një foto me Kenan Imirzalioglu-n dhe ka marrë shumë komente.

Një prej komenteve që bëri më shumë përshtypje ishte ai i Bes Kallakut. “Si e kishte dajën”, -ishte pyetja që i drejtoi me humor Besi Cikalleshit. Me sa duket, as Besi nuk i paska shpëtuar fiksimit të telenovelës turke.