Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar eventi i promovimit të librit të dytë të artistit të mirënjohur Timo Flloko, “Kërcim në bosh”.

Një libër ku janë përmbledhur reflektime shpirtërore të autorit, si dhe shkrimet, poezitë dhe tekstet e këngëve të shkruara prej tij. Një event i veçantë, i denjë për promovimin e një libri të tillë. Një mbrëmje e dedikuar poezisë dhe dashurisë!

Të pranishëm në event ishin miqtë më të afërt të artistit, shumë prej të cilëve janë edhe personalitete të njohura.

Surprizat e artistëve të ftuar ishin speciale dhe emocionuese për çdo të pranishëm. Ata e bënë mbrëmjen edhe më të veçantë përmes interpretimeve të poezive të Fllokos dhe melodive apo teksteve të këngëve që janë shkruar prej tij, si dhe përmes kujtimeve personale me të, të cilat i ndanë edhe me të ftuarit.

Të gjitha këto vlera që Timo Flloko i ka shtuar artit të vendit tonë u risollën në mënyrën më të mirë dhe më emocionuese nga artistët e ftuar.