Lidhu me ne

Temporal

52 fakte të veçanta nga jeta e Edi Ramës

SPECIALE/ 52 fakte të veçanta nga jeta e Edi Ramës
52 fakte të veçanta nga jeta e Edi Ramës
1- Edi Rama ka lindur më 4 korrik të vitit 1964 në qytetin e Tiranës. Është djali i Artistit të Popullit, Kristaq Rama, kurse nëna e tij quhet Aneta.
2- Edi Rama deri më sot ka ndërruar shtatë profesione, basketbollist, piktor, pedagog, ministër Kulture, kryebashkiak, politikan në krye të Partisë Socialiste dhe kryeministër.
Edi Rama me Lindën

Edi Rama me Lindën

3- Edi Rama aktualisht është i martuar me Linda Ramën dhe kanë tre fëmijë, Gregun, Rean dhe Zahon.
4- Edi Rama ka qenë i martuar me aktoren Matilda Makoçi, me të cilën është divorcuar dhe ka një djalë që quhet Gregori.
5- Rama ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura për degën Pikturë dhe në vitin 1998 ka qenë pedagog në Akademinë e Arteve. Një artist antikonformist që në pikturë ashtu si dhe në jetën e tij nuk pëlqen kompromiset me të kaluarën.
7- Katër janë gratë që kanë hyrë në jetën e politikanit më të rëndësishëm të viteve të fundit, Edi Rama. E para është artistja Matilda Makoçi me të cilën u divorcua. Më pas gjermania Eva që nuk qëndroi dot gjatë me të në Shqipëri, pas prezantuesja e njohur, Rudina Magjistari, me të cilën bashkëjetoi për pesë vite. Dhe tashmë bashkëshortja Linda Basha.
8- Në ëndrrën e tij shqiptare pas kthimit nga Parisi, Edi Rama solli në Tiranë dhe të dashurën e tij gjermane, Eva. Por duket se piktori antikonformist i Francës nuk mund të sillej më si më parë në realitetin shqiptar dhe ajo u largua pas një viti nga Tirana.
9- Lidhja e vetme e Edi Ramës me komunizmin është Spiro Koleka. Rama është nipi nga nëna i një prej anëtarëve më jetëgjatë të Byrosë Politike gjatë sistemit komunist.
10- Edi Rama është ndër të paktët personazhe publike në politikë që ka ndërruar emrin. Në certifikatën tij të lindjes shkruhet se quhet Edvin Kristaq Rama. Ndërsa pas angazhimit të tij në politikë, ai i firmoste shkresat me Edi Rama.
11- Më 20 prill të vitit 1998, Edi Rama merr postin e ministrit të Kulturës. Këtë post ai e mbajti deri në vitin 2000, ku kandidoi për Bashkinë e Tiranës ku edhe fitoi, duke i dhënë në këtë mënyrë PS-së për herë të parë drejtimin e bashkisë më të madhe në vend.
12- Më 9 tetor të vitit 2005, ai zgjidhet kryetar i Partisë Socialiste. Gjatë Kongresit të 7-të të PS-së, ai merr 297 vota pro dhe 151 kundër. Në këtë mënyrë ai u bë kryetari i dytë në historinë e selisë rozë, duke zëvendësuar në këtë post Fatos Nanon.
rama6
13- Edi Rama drejtoi Bashkinë e Tiranës për tre mandate rresht në kryeqytet. Në vitin 2000 përballë Besnik Mustafajit. Në 2003-shin rizgjidhet duke mundur Spartak Ngjelën dhe në 18 shkurt 2007 merr bashkinë për herë të tretë duke mundur Sokol Olldashin e PD-së. Ndërsa humbi më 8 Maj 2011 kundër Lulzim Bashës, zgjidhje këto shumë të debatueshme.
14- Në 23 qershor 2013 ai fitoi zgjedhjet e përgjithshme me një fitore të thellë kundër Partisë Demokratike, duke zgjedhur në këtë mënyrë kryeministër i Shqipërisë.
15- Edi Rama ka më shumë se 18 vjet që gjendet në poste drejtuese. Që nga viti 1998 kur ai ishte ministër e Kulture e deri tani në vitin 2016 që ai është kryeministër i Shqipërisë. Një rekord më vete ky për politikën shqiptare.
16- Edi Rama është etiketuar nga miqtë dhe kundërshtarët e tij si një rebel, ekstravagant, kritizer i pashpirt dhe intelektual i madh.
17- Përveç basketbollit, pasioni tjetër i Ramës është libri. Sipas miqve të tij, Rama është një lexues race. Lexon kryesisht libra politikë, që kanë të bëjnë me modelet e qeverisjes, por edhe libra ekonomikë të personaliteteve botërore.
18- Në vitin 1992, Rama së bashku me mikun e tij, Ardian Klosi, botojnë librin e titulluar “Refleksione”. Libër i cili ishte një manifest eseje antikomuniste. Një vepër për të cilën Rama nuk ka folur shpesh.
19- Në vitin 2011 ai botoi edhe librin “Kurban”. Po ashtu, Edi Rama ka botuar edhe dy libra arti me krijimet e tij në bashkëpunim me artistin e njohur Anri Sala, si dhe është autor e pjesëmarrës i shumë ekspozitave nëpër botë.
20- Piktura dhe basketbolli nuk kanë qenë pjesa më e rëndësishme e jetës së tij. Kur mendonte se mund të shkëlqente në fushë, braktisi sportin dhe nisi të merrej vetëm me punën akademike në shkollë. Ku sigurisht dhe këtu spikati si njeriu që thyen tabutë.
21- Rama në fillimet e tij politike ishte një kritizer i thekur ndaj komunizmit, ndaj kulturës dhe artit socialist. Më vonë ndaj Sali Berishës dhe të gjithë atyre që nuk shkonin përshtat ideve të tij.
13305187_10153745260701523_8039168672574495343_o22- Sot është kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministër, por dikur ka milituar në radhët e Partisë Demokratike. Ekstravaganti Rama fillimisht u afrua me lëvizjen demokratike, por nuk qëndroi më shumë se tre orë në krah të Sali Berishës.
23- Duke marrë pjesë edhe në Lëvizjen e Dhjetorit, Rama në vitet 1991-1992, së bashku me miqtë e tij më të afërt sulmoi ashpër regjimin. Me një fjalor që i bënte viktimat t’u therte deri kockë, ai poshtëroi atë sistem edhe me anë të disa pikturave.
24- Paralel me artin, Edi Rama ka dashur shumë edhe basketbollin. Madje ai së bashku me të vëllanë kanë qenë pjesë e klubit të Dinamos. Në këtë sport ai pati sukses dhe u thërrit edhe në ekipin kombëtar. Por Rama duket se la politikën për të luajtur në nivel kombëtar.
25- Edi Rama kthehet në Shqipëri kur mëson për vdekjen e të atit, Kristaqit, një personalitet në Shqipëri, por mbi të gjitha një idhull i jetës së Ramës. Mjaftoi të heqë vëthin nga veshi, të presë mjekrën, të shkurtojë flokët dhe serioziteti në ceremoninë e varrimit ishte shenja e dytë se ky njeri mund të qëndronte edhe në Shqipëri.
26- Pas vdekjes së të atit, Rama merr një telefonatë surprizë. Ishte kryeministri Nano që e fton të drejtojë Ministrinë e Kulturës. Një ftesë që Rama e pranon jo me shumë zemër, pasi më shumë mendonte se si do të shkëputej nga ajo liria që kishte deri atëherë.
27- Në vitin 2003 Kofi Anan, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, i jep kryebashkiakut Rama çmimin për luftën kundër varfërinë. Ky është një ndër vlerësimet më të mëdha që ka marrë Rama, kjo për faktin se bëhet fjalë për një vlerësim nga institucione zyrtare.
28- Në vitin 2004 Rama fiton titullin “Kryebashkiaku më i mirë i botës” (World Mayor), duke garuar suksesshëm kundër kryebashkiakut të Romës, Athinës dhe Mexico Districto Federa. Rama mori 5500 vota dhe fitoi sepse shumica e tyre nuk ishin nga Shqipëria.
29- Por vlerësimet dhe çmimet për Edi Ramën nuk mbarojnë këtu. Në vitin 2005, ai vlerësohet nga revista prestigjioze “Times”, si një nga 37 heronjtë që po ndryshojnë botën.
30- Një nga thëniet e Edi Ramës që mbahen gjatë në mendje është kur ai varrosi babanë e tij. “Erdha në Shqipëri për të varrosur një pjesë të fëmijërisë time, për të futur në dhe mikun tim më të vjetër duke kaluar kështu ditën më të vështirë të jetës”.
Kristaq dhe Edi Rama, 1980

Kristaq dhe Edi Rama, 1980

31- Një ndër batutat më të forta të Ramës, e cila ka hyrë tashmë edhe në fjalorin e politikës shqiptare, është ajo për Fatos Nanon. “Fatos Nano po sillet si Robert Çamçakizi nëpër kantiere”.
32- Edi Rama ishte ministri i parë që hoqi badigardët dhe nuk pranoi të mbante makinë si ministër i Kulturës. Gjë tepër e rrallë kjo për Shqipërinë dhe për ministrat e asaj kohe. Por “çudia” nuk zgjati për shumë kohë, pas rrezikut për atentat dhe punëve të shumta u detyrua të vijë në shijet e zyrtarëve të tjerë.
33- Prishja e ndërtimeve pa leje në parkun “Rinia” dhe në lumin e Lanës bëhej për herë të parë në emër të shtetit. Dhe për këtë meritën më të madhe e ka marrë Edi Rama, megjithëse është një punë që u bë nga Policia Ndërtimore me fondet e qeverisë.
34- Me këngën “Tirona”, e kënduar prej tij, Edi Rama u bë i pari politikan që kompozon dhe këndon një këngë vetë. Në këtë këngë në të cilën morën pjesë edhe grupi i famshëm “Ëest-Side Familly” u kthye në një hit të vërtetë.
35- Edi Rama është kryetari i dytë i PS-së, pas Fatos Nanos. Nano e mori drejtimin e PS-së në moshën 39 vjeç. Ndërsa Edi Rama e mori drejtimin e partisë më të madhe në opozitë në moshën 41 vjeç.
36- Kur ishte në shtëpi për të vizituar prindërit, dy persona e ndoqën në një rrugë të errët dhe e rrahën pa arsye. Një ngjarje që ai e përkujton si “stili Edi Rama”. Ai shkoi duke iu marrë këmbët deri tek shtëpia e një fotografi, rrugës për në spital dhe duke pozuar për fotografi të kokës së çarë dhe fytyrës të enjtur e të përgjakur. “Trembëdhjetë gjuajtje”, u tha miqve, kur doktorët i hoqën tubat e ushqimit dhe të frymëmarrjes.
edi-1
37- Pas rrahjes Rama vendos të largohet, jo vetëm se ndjehej i kërcënuar, por edhe për të provuar fatin e artistit në migrim. U vendos në zemër të Parisit dhe me penel në dorë dhe telajon çdo mëngjes nisi një jetë të re.
38- Por Rama edhe në Paris nuk e la profesionin e tij të të shkruarit. Ai kishte lënë në Tiranë një reputacion, të cilin ai e ruajti edhe në Paris, duke shkruar opinione për një gazetë në Tiranë, duke u përqendruar në çështje që nuk shkonin si duhet në Shqipëri.
Edi Rama me nenen e tij Aneten. Fotoja eshte bere kur Rama hyri ne klasen e pare

Edi Rama me nenen e tij Aneten. Fotoja eshte bere kur Rama hyri ne klasen e pare

39- Vëllai i Edi Ramës, Olsi Rama, në një intervistë ka thënë se gjatë 7 viteve të fundit, Edi Rama është shkurtuar (kërrusur) katër centimetra. Kjo si pasojë e lodhjes dhe qëndrimit gjithmonë mbi tryezën e punës.
40- Ndryshimi më i madh i Edi Ramës për publikun është fjalori i tij. Nëse hyri në mendjet e shqiptarëve për frazat dhe batutat që përdorte kundër Berishës dhe fjalorin agresiv, që nga zgjedhja në krye të PS-së, ka ulur ndjeshëm fjalorin duke përdorur një gjuhë standarde dhe shumë pak të ndryshme nga të tjerët.
41- Rama është i pari politikan shqiptar që në media i janë publikuar foto nudo. Bëhet fjalë për fotot në plazhet e Francës që u nxorën pak ditë nga zgjedhjet lokale të vitit 2007. Një veprim që Rama e cilësoi si shantazh ndaj figurës së tij.
43- Edi Rama ndër pijet e tij të preferuara ka verën, megjithëse e pi shumë rrallë. Në lokale mund të shihet vetëm me ndonjë gotë ujë pa gaz. Duhanin pasi mësoi ta pinte në Paris, sapo u bë kryetar bashkie e ndaloi. Mban një dietë të fortë ushqimesh.
44-. Është ndër politikanët që është i obsesionuar pas sms-ve. Mund t’u dërgojë me qindra në ditë miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Por ndryshe nga fjalimet e tij politike, sms-të i shkuan me një tironce autoktone dhe mjaft shkurt.
45- Dikur vishej me ekstravagancë. Çorape të kuqe, pantallona të gjera, kapuç në kohë dhe jelek shumëngjyrësh. Ndërsa, që nga marrja e Partisë Socialiste dhe tani kryeministër, nuk e heq kostumin, me disa përjashtime.
46- Deklarimi i pasurisë së Edi Ramës është një nga më modestët e zyrtarëve shqiptarë. Rama ka deklaruar se e siguron jetesën vetëm me të ardhurat nga rroga si kryeministër dhe shpërblimet e kësaj detyre.
47- Batuta më e fortë ndaj Edi Ramës cilësohet ajo e paraardhësit të tij në krye të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Ky i fundit gjatë disa debateve me Edi Ramën deklaroi se, “E kam marrë Edi Ramën me thonj të paprerë nga Parisi dhe e bëra ministër”.
48- Kryeministri Rama veç akuzave të shumta që ka bërë ndaj kundërshtarit të tij politik, Sali Berisha, ka drejtuar ndaj tij edhe shumë batuta. Por ajo që ka hyrë në historinë e fjalorit politik është “Doktor Rrumpalla”. Kjo cilësohet edhe si një nga batutat më të mira të Ramës.
49- Në librin “Papafingo” të Leonard Bombajt, Edi Rama ka rrëfyer disa nga sekretet e tij. I pyetur se çfarë cilësish ka marrë nga prindërit Edi Rama përgjigjet: “Ndoshta nga nëna kam marrë temperamentin pasionant, vullnetin e fortë, nga babai kam marrë sensin e  humorit, dëshirën për t’i dëgjuar të tjerët. Se çfarë kam shtuar  pastaj, duhet të  pyesni ata , se unë nuk e di!” – shprehet Rama , teksa nënvizon se asnjëherë nuk merrte lekë nga prindërit nëse  nuk e argumentonte vërtet se për çfarë i duheshin.
50- Sipas tij dy nga ngjarjet botërore që kanë tronditur adoleshencën e tij është vrasja e Xhon Lenonit, këngëtatarit  të grupit  të Bitëllsave dhe fitorja e Italisë në kampionatin botëror të 1982. Edi Rama është një tifoz i madh i italianëve.
gregori
51- Rama pohon se ka ndodhur disa herë të  qajë, por tronditjen më të madhe e ka pësuar  në humbjen e babait. Teksa flet për djalin e tij Gregorin, i cili ka emrin e gjyshit nga nëna ai tregon: “Është shumë e vështirë të flas për këtë gjë, por nuk kam  pse të mos ua tregoj! Pati një sëmundje shumë të rëndë  dhe shumë të papritur. Ishte shumë e papritur për të, shumë e papritur për të gjithë ne, dhe dëshpërim shumë i madh, sepse sëmundja ishte shumë e avancuar dhe shpresat nuk ishin shumë të mëdha. Megjithatë ishte një betejë që duhej bërë dhe, si në çdo sfidë të njeriut, edhe në një sëmundje shumë të rëndë. I thanë që kishte këtë sëmundje, por luftoi shumë dhe e mposhti sëmundjen. Hërë pas here bënte analizat dhe dukej sikur po përmirësohej, pastaj pati një moment kur u duk se nuk kishte më përmirësim. Pastaj u kapërcye ai moment, dhe kur kemi marrë përgjigjen që analizat  dolën shumë mirë, ka qenë momenti më i lumtur dhe gëzimin ma ka dhënë ai. Dhe një mësim shumë i madh që mora prej tij. Nuk  ka gjë më të  bukur sesa kur je i madh  dhe mëson nga një i vogël, është një mësim që të mbreson për gjithë jetën!”
Edi-Rama-basketboll
52- Rama tregon se mes mëngjesit dhe natës është njeriu i natës, i kafes, jo shumë të kripurave, mes rakisë dhe portokajve , zgjedh të dytën, i pëlqen aroma e detit kur ndihet era e jodit, e ofendon fyerja e inteligjencës  kur kujtojnë se është i paaftë për t’i kuptuar, urren të të paguajë faturën e  besimit të dhënë tek një person i gabuar, i pëlqen të shohë filmin “Odisenë 2001 në hapësirë”, do t’i pëlqente të luante piano, nëse do jetonte nën ujë do të donte të ishte koral në ngjyrë portokalli dhe se për çfarë do të donte ta kujtonin brezat Edi Rama përgjigjet: “Nuk mendoj  se për çfarë do të më kujtojnë, se nuk jam njeri aq i madh sa të më kujtojnë brezat, por është e sigurt që do të doja që ata që më kanë njohur  dhe që më njohin, të më kujtojnë për mirë, nuk ka pasuri më të  madhe sesa  njeriu të kujtohet për mirë”, ka rrëfyer kryeministri në libri “Papafingo”.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook