Izraeli fiton Eurovizionin, Shqipëria renditet e njëmbëdhjeta. Eugent Bushpepa me këngën “Mall” u rendit i 11-i ndërsa Eleni Fourirea e Qipros ishte shumë pranë fitores, ku u rendit e dyta. Ermal Meta gjithashtu ia doli të jetë i pesti në garën europiane, që u fitua nga Izraeli i Lindjes së Mesme.
Shqipëria e nisi me “këmbë të mbarë” pasi në fillimin e votimit ishte e para për disa minuta, por ky rezultat ndryshoi, i vetmi vend që votoi Shqipërinë me 12 pikë ishte Azerbajxhani.
12 pikët e Shqipërisë iu dhanë Ermal Metës, ndërsa 10 pikëshi shqiptares së Qipros. Ndërsa fqinji ynë Italia votoi me zero pikë Shqipërinë, Qipro vlerësoi me 6 pikë “Mallin” e Eugentit.
Disa nga pikët që iu dhanë Shqipërisë
Islanda 10 pikë
Azerbajxhan 12 pikë
Qipro 6 pikë
Serbia 1 pikë
Bullgaria 7 pikë
Greqia 7 pikë
Mali i Zi 10 pikë
Polonia 7
Portugalia 10 pikë
Kënga fituese