Lidhu me ne

Aktualitet

“Ti Shqipëri, me jep …(te)nder!”

“Ti Shqipëri, me jep …(te)nder!”
Vazhdon të mbahet ndezur debati për ndërhyrjen në përmbajtjen e “Himnit Kombëtar”. Më këtë debat janë përfshirë edhe ata që nuk dinë asnjë varg të tij, jo se Himni është “sekret shtetëror” e nuk është deklasifikuar ende, por sepse nuk e kanë pasur dhe nuk e kanë asnjë sekondë mendjen tek Himni si ndjesi, si frymëzim e Simbol Kombëtar.
Janë përfshirë edhe politikanë të cilët nuk i dinë as tekstin, por që për shkak të shkollimit të tyre deri tek “Festa e Abetares”, vazhdojnë ta “këndojnë” vetëm me lëvizje buzësh sikur përtypin çamçakëz, sa për formalitet protokollar e për kronika televizie, më qëllimin për t’u dukur “atdhetar”.
Çuditërisht, në këtë debat mungojnë specialisët e fushës, të cilëve ua kanë zënë vendin qëndrimet e partive politike e të politikanëve. Për “Himnin Kombëtar”, po flasin deputetë agronomë, veterinerë, gjinekologë, financier, teknik pyjesh, policë, teknologë ushqimesh, pilotë, farmacistë e deri militantë partie në zona, duke lexuar e përsëritur deklarata shabllone në emër të partive që përfaqësojnë. Pikërisht këta, nuk ia kanë ditur e nuk duan t’ia dinë fare për “Himnin Kombëtar”! Sepse realiteti, provon të kundërtën. Politikanët dhe shtetarët e këtyre 26 viteve, kanë pasur e kanë tjetër “Himn”.
Kanë “himnin” e pasurimit të tyre, nëpërmjet përdorjes së pushtetit. Këtë “himn”, ata vazhdojnë ta “këndojnë” çdo ditë, javë, muaj, vit, seancë e mandat parlamentar, ministror, partiakë. Ata nuk pyesin se ç’përmbajtje ka “Himni Kombëtar”, por se ç’fond financiar ka tenderi që zhvatin ose japin, ç’vlerë ka rryshfeti, ç’pagesë ka shitblerja e një mandati deputeti, një posti ministror, zv/ministor, drejtor drejtorie, ministrie e prefekture.
Ata shikojnë, se çfarë “melodie” joshëse e fitimprurëse ka shtija e një posti ambasadori, kryebashkiaku, prefekti, drejtori e zyrtari në dogana, tatime, inspektorate, polici, ushtri, kulturë, turizëm, financa, porte detare, arsim, shëndetësi, apo e një vendimi kthim-kompensimi pronash, vendimi gjykate, pretence prokurori, licencë koncesioni e leje ndërtimi! Faktet kanë treguar, se politikanët shqiptarë në pozitë e opozitë, kur bëhet fjalë për “himnin” e përfitimeve reciproke, përfshihen në ”kor” të përbashkët me të njëjtën “vijë melodike”! “Himni Kombëtar Shqiptar”, nis me vargjet:
“Rreth flamurit të përbashkuar / Me një dëshirë me një qëllim / Të gjithë atij duke iu betuar / Të lidhim besën për shpëtim”.
Por, si i kanë kuptuar dhe i zbatojnë këto vargje, politikanët shqiptarë majtas e djathtas, gjatë këtyre 26 viteve?! Veprimet e tyre, flasin për këtë kuptim:
Rreth korrupsionit të përbashkuar / Me një dëshirë, me një qëllim / Të gjithë për të jemi betuar / Kemi lidhur besën për pasurim”!
Edhe poezia e Naim Frashërit “Ti Shqipëri më jep nder” është bërë pjesë shpirtërore e shqiptarëve, si një Himn atdhetarie. Mirëpo, himni popullor “Ti Shqipëri më jep nder”, i cili recitohet e këndohet natyrshëm edhe duke lëruar tokën, pra pa orekstër, pa urdhër partie, pa protokoll qeveritar, pa rreshtime administrate në sheshe, pa ceremoni paradash e topash garde dhe pa daulle fanfarash, për poltikanët shqiptarë e ka humbur ndjesinë që përcjell.
Për ta, Shqipëria nuk është atdhe, por “fabrikë” prej së cilës prodhojnë miliiarda e pasuri të patundshme të çdo lloji! Ndaj përleshen, ndaj bëjnë sikur përleshen, lidhin krushqi, ndahen e ribashkohen, pështyhen e riputhen me njeri-tjetrin, për të qenë përherë në krye të vendit! Ata nuk e duan Shqipërinë për NDER, por për përfitime! Vargu i poezisë së Naim Frahërit “Ti Shqipëri me jep nder”, për politikanët ka marrë kuptimin: “Ti Shqipëri më jep (te)nder”!
Ata nuk nuk pyesin, se sa luftojnë për atdheun, por se sa fitojnë për vete! Nderi i tyre nuk është Shqipëria, por llogaria e fitimeve dhe pasurimit me tendera, koncesione, vila luksoze, licenca transporti rrugor, detar e ajror, banka, troje, gurore, fshatra turistikë në bregdet, plazhe private, zona malore turistike, hidrocentrale, tregje monopol, universitete, puse nafte, kompani energjie, ilaçesh, sigurimesh!
Madje edhe pjesën tjetër të vargut… “Më jep emrin shqiptar”, politikanët tanë e kanë zhdukur, duke zhdukur emrin zyrtar “SHQIPTAR”, mbasi 80% e tyre janë familjarisht me shtetësi të huaj, me familje jashtë vendit, ndërsa brenda Shqipërisë kanë vetëm postet shtetërore dhe bizneset! Nëse do ta krahasonim poezinë e Naimit me qëndrimin e poltikanëve ndaj atdheut, rezulton se e kanë shkatërruar Shqipërinë.
Psh., vargu “O malet e Shqipërisë…”, aktualisht stonon, mbasi malet janë rrafshuar nga biznes-guroret e politikanëve, ortakëve dhe familjarëve të tyre!
Vargu “… Dhe ju o lisat e gjatë”, prej 26 vitesh po përballet me një realitet të hidhur, mbasi pyjet në Shqipëri janë rrafshuar, madje edhe lisat në Frashërin e Naimit!
Vargu “Fushat e gjera me lule”…, nuk janë më të tilla, mbasi prej 26 vitesh këto nuk ekzistojnë më, sepse barbarët e lejuar nga shtetarët i zaptuan dhunshëm, duke i kthyer në qendra industriale e zona banimi tip “geto”.
Vargu “Ju bregore bukuroshe”, nuk ka vlerë të këndohet më, mbasi edhe këto janë zaptuar nga lagje me vila, pallate, antena celulare, biznese guroreje e gjithçka.
Vargu “Dhe ju o lumenj të kulluar”, ka një fat të trishtë, mbasi mbi gjithë lumenjtë deri në Dragobi, janë ndërtuar e po ndërtohen HEC-e me koncesione të dhunshme e shklaëtrruese për mjedisin.
Ndërsa siç e thamë më sipër, vargun “Ti Shqipëri më jep nder”, politikanët shqiptar e kanë tjetërsuar  në… “Ti Shqipëri me jep (te)nder!”.
Përparim Halili
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar11 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore11 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook