Lidhu me ne

Temporal

10 gjuhët më të vështira për t’u mësuar

Këto janë 10 gjuhët më të vështira për t’u mësuar
Cila është gjuha më e vështirë në botë? Për këtë çështje ka teori të ndryshme dhe duhet theksuar se nga cila gjuha nënë kërkon të mësosh një gjuhë tjetër. Sipas shkencëtarëve amerikanë Defense Language Institute, gjuhët më të vështira në botë për t’u mësuar nga anglishtfolësit e lindur janë gjuha arabe, kineze, japoneze dhe koreane.
Por është edhe një listë me top 10 gjuhët më të vështira për t’u mësuar sipas UNESCO-s.
Sipas radhës gjuhët më të vështira janë: gjuha kineze, greke, arabe, islandeze, japoneze, finlandeze, gjermane, norvegjeze, daneze dhe… gjuha franceze.
E çuditshme për këtë të fundit, por ama është e vërtetë se gjuha franceze është më e lehtë për t’u mësuar nga ata që flasin një gjuhë me origjinë latine si italianët, spanjollët, portugezët, por është shumë e vështirë për të tjerët për shkak theksit dhe shqiptimit.
1- Gjuha kineze
Thuhet se po te njihni rreth 3.000 karaktere është e mundur të lexoni një gazete, ndërsa një person i shkolluar mund te njohe deri ne 8.000 karaktere ku ne total njihen zyrtarisht 50.000 karaktere. Thuhet se nevojiten rreth 2.200 orë studimi për ta mësuar.
2- Greqishtja
Greqishtja përbën një degë më vete të familjes indoevropiane. Dikush ka hipotezuar se greqishtja kishte ngjashmëri me gjuhen armene. Por gjuha greke e shkruar moderne është shumë më e thjeshtë se greqishtja e lashtë.
3- Arabishtja
Edhe pse alfabeti arab është me i shkurtër se ai kinez kjo gjuhe është përsëri e vështirë për t’u mësuar. Ka 28 bashkëtingëllore dhe 3 zanore nga të cilat marrin 4 forma te ndryshme sipas pozicionit të tyre në fjale. Edhe për këtë gjuhë nevojiten rreth 2.200 orë studimi për ta mësuar.
4- Gjuha islandeze
Është një gjuhe gjermanike, e vështirë për tu mësuar sepse është e bazuar në një fjalor dhe gramatikë komplekse dhe ka disa pjesë nga gjermanishtja e vjetër.
5- Japonishtja
Studentet japonezë duhet te memorizojnë mijëra karaktere, tre sisteme të ndryshme shkrimi (Kanji, Hiragana e Katakana) dhe një sistem numerik me dy thekse të ndryshme. E folura në këtë gjuhë është e ndryshme nëse flitet në familje, me miqtë, me të moshuarit, me femrat, me meshkujt apo me fëmijët. Pas Japonisë kjo gjuhë flitet shumë edhe në Brazil.
6- Gjuha finlandeze
Gjuha finlandeze edhe një gjuhë shumë e vështirë sepse ka shumë veta, 15 në numrin njëjës dhe 16 në numrin shumës.
7- Gjermanishtja
Është gjuha që flitet më shumë në Europë. Por është edhe gjuha me gramatikën më të vështirë, që nga zgjedhimi dhe ndryshimet e rrënjës. Shumë fjalë kanë gjithashtu të njëjtën rrënjë, për të mos përmendur përdorimin e rregullt të dialektit.
8-Gjuha norvegjeze
Bën pjesë ndër gjuhët më të vështira në botë edhe për shkak të dialekteve të shumta që fliten. Norvegjishtja e folur ka vetëm pak standarde zyrtare dhe dialektet lokale ngelen të rëndësishme.
9- Gjuha daneze
Është një tjetër gjuhë gjermanike dhe flitet vetëm nga 6 milion njerëz. Me një sistem fonetik të pazakontë. Sistemi i të folurit është tërësisht ndryshe nga e shkruara.
10- Frëngjishtja
E folur zyrtarisht në 29 vende është gjuha latine e cila mund të konsiderohet më e vështirë. Por për ata që flasin gjuhësi italishtja apo spanjishtja gjuha franceze është e thjeshtë për t’u mësuar.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook