Lidhu me ne

Kryesore

Rezervimet online në bregdet, ja çmimet për të gjithë sezonin veror 2018

Çmimet e dhomave në bregdet këtë vit do të shënojnë rritje, si pasojë e shtimit të turistëve dhe kufizimit të kapacitetit të strukturave akomoduese. Deklarata, e cila mbështetet nga shoqata e Hoteleri-Turizmit, duket se është edhe më e vërtetë sa i takon segmentit të turistëve të huaj dhe shqiptarë që prenotojnë përmes internetit.
Të dhënat e Booking, platformës më të përdorur në Shqipëri për rezervime, flasin për një numër të madh hotelesh apo individësh që i listojnë më shtrenjtë këtë vit dhomat në dispozicion.
Shtrenjtimi vihet re edhe përgjatë periudhave të ndryshme të sezonit. Nëse në qershor 65% e strukturave listohen në kategorinë e çmimit nën 50 euro, në fillim të korrikut ky raport zbret në 50%.
Grafiku i mëposhtëm i përpunuar nga SCAN tregon se si lëvizin çmimet në segmentet 15-ditore. Të shënuara me blu, dhomat me një vlerë nën 50 euro për natë zbresin në 40% të totalit gjatë fillimit të Gushtit. Në të njëjtën kohë vihet re një shtim i ndjeshëm dhomave me ngjyrë portokalli, vlera e të cilave është 50-100 euro nata, raporton Scan.
Bazuar në mesataren e çmimeve, me vijë jeshile, gjatë fillimit të Korrikut ka një rritje të menjëhershme në 57 euro, ndërsa gjatë gjithë Gushtit çmimi qëndron pothuajse i pandryshuar në pikun e 66 eurove për natë.
Grafiku tregon se Shtatori është muaji që ofron edhe çmimet më të mira, për ata pushues që zgjedhin të rrezikojnë disi me motin gjatë kësaj periudhe, për shkak se ka një zbritje të menjëhershme prej 17 eurosh.
Çmimet e mësipërme pasqyrojnë vetë listimet e pronarëve të dhomave, ndaj paraqesin ofertën dhe çmimi final mesatar pritet të jetë lehtësisht më i ulët. Ndërkohë, vihet re një fenomen, ku gjatë periudhës më të ngarkuar në gusht, numri i dhomave të listuara zbret ndjeshëm për shkak të rezervimeve që pronarët e strukturave kanë nga të njohurit apo pushuesit e shpeshtë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook