Lidhu me ne

Radar

Fëmijët, rritja dhe zhvillimi nga 1 deri në 36 muajsh

Rritja ka të bëjë me zmadhimin progresiv të masës që një bebe arrin përgjatë periudhave të caktuara, zhvillimi është fitimi dhe përmirësimi gradual i funksioneve motorike dhe mendore. Ndarjet janë bërë në mënyrë të këtillë, pasi bebet mund t’i fitojnë aftësitë e përmendura më lart një apo dy muaj më herët apo më vonë dhe kjo nuk do të thotë se ata nuk po rriten dhe zhvillohen normalisht.
RRITJA DHE ZHVILLIMI
Rritja ka të bëjë me zmadhimin progresiv të masës që një bebe arrin përgjatë periudhave të caktuara, zhvillimi është fitimi dhe përmirësimi gradual i funksioneve motorike dhe mendore. Ndarjet janë bërë në mënyrë të këtillë, pasi bebet mund t’i fitojnë aftësitë e përmendura më lart një apo dy muaj më herët apo më vonë dhe kjo nuk do të thotë se ata nuk po rriten dhe zhvillohen normalisht. Po ashtu, duhet pasur parasysh se bebet që lindin para kohe kanë nevojë për më shumë kohë për rritjen e tyre; meqë kanë lidhur para kohe, disa prej sistemeve të tyre janë më pak të zhvilluara.
1 DERI 3 MUAJSH
Muaji i parë i jetës është një periudhë përshtatjeje me realitetin e tyre të ri. Bebet shikojnë fytyrat e prindërve dhe i vështrojnë në sy. Kjo periudhë fillon me të ashtuquajturën “buzëqeshje shoqërore”, të cilën e lëshojnë kur shohin prindërit apo kur prindërit u flasin atyre. Nëse u vihet gishti në dorë, bebet do ta shtrëngojnë dhe nuk do ta lëshojnë pa vullnetin e tyre. Gjatë muajit të dytë dhe të tretë, fillojnë të grenë kokën, që e mbajnë lart të palëkundur. Ato fillojnë të belbëzojnë apo të artikulojnë tinguj. Mund të mbajnë objekte me të dyja duart apo të ndjekin me sy objekte që lëvizin. Gjithashtu mund të shohin duart e tyre.
4 MUAJSH
Bebet ka shumë të ngjarë të ndjekin objekte me sy, të përpiqen t’i kapin dhe t’i fusin në gojë. Gjithashtu belbëzojnë vazhdimisht dhe me gëzim. Ato mund të kontrollojnë lëvizjen e kokës. Nëse janë shtrirë me shpinë, përpiqen të ndërrojnë pozicion duke u rrotulluar dhe nëse janë shtrirë me bark, do të mbështeten me krahë për të ngritur kokën. Në fund të muajit, mund të stimulohen duke i mbështetur në një jastëk, në mënyrë që muskujt e shpinës të forcohen dhe më në fund të qëndrojnë vetë.
5 DERI 7 MUAJSH
Gjatë muajit të pestë, bebet fillojnë të qëndrojnë ndenjur jo vetëm duke pushuar me kërdhokull, por edhe me krahë, një pozicion i njohur si trekëmbësh. Ndërsa mësojnë të kenë vetëbesim dhe muskujt e tyre forcohen, dalëngadalë do të ulen në pozicionin vertikal. Kjo është gjithashtu periudha kur fillojnë të hanë ushqim të butë, jogurt etj. Mes muajit të gjashtë dhe të tetë, u dalin dhëmbët qendrorë të poshtëm. Përgjatë muajit të shtatë bebet kanë fituar aftësinë të kalojnë një objekt nga njëra dorë në tjetrën dhe fillojnë të imitojnë tinguj. Për sa i përket gjuhës, ata flasin dyrrokësha (ba-ba, da – da).
8 MUAJSH
Gjatë këtij muaji, bebet tregojnë se janë të aftë t’i lëvizin duart më lirshëm. Fillojnë të godasin objekte në tryezë dhe pëlqejnë t’i hedhin ato në dysheme. Kur objektin e kanë larg, do të zgjaten ta kapin. Ato qëndrojnë ndenjur pa mbështetje dhe mund të mbajnë shishen e qumështit. Përgjigjen kur i thërrasin me emër dhe thonë ma dhe ba. Gjatë këtij muaji bebet mund të mos duan të ndahen nga nëna. Edhe ato që janë mësuar të qëndrojnë pa nënat për pak kohë, tregojnë ndjenja të forta pakënaqësie në praninë e të huajve (babai dhe nëna janë të vetmit njerëz që njohin). Kjo mund të rezultojë në një gjendje të fortë angështie dhe parehatie. Dhëmbët e sipërm qendrorë u dalin mes muajit të 8-të dhe të 10-të.
9 DHE 10 MUAJSH
Bebet fillojnë të fitojnë lëvizshmëri. Fitojnë siguri të zvarriten lirshëm dhe kërkojnë zona ku të gjejnë mbështetjen për t’u ngritur. Fillojnë të bëjnë gjeste dhe përdorin duart për t’i përplasur dhe për të përshëndetur. Aftësia e tyre e re është mbajtja e objekteve të vogla me të ashtuquajturat “piskatore”, që formohen me gishtin e madh dhe gishtin tregues. Ato shkojnë pas objekteve që kanë hedhur vetë, edhe nëse ato janë prapa tyre. Mund të njohin persona jashtë familjes dhe të kujtojnë situata me ta. Mënyra si reagojnë ndaj çdo situate varet nga kënaqësia që kanë marrë (apo nuk kanë marrë) nga ajo situatë. Gjatë muajit të 10-të fillojnë t’u dalin dhëmbët e sipërm anësorë. Bebet mund ta njohin veten para pasqyrës dhe vazhdojnë të përsërisin fjalë të thjeshta si ma, ba, tata.
12 MUAJSH
Bebet ecin me pak ndihmë, duke përdorur duart e të rriturve për të ruajtur ekuilibrin. Ata fillojnë të ndihmojnë nënat e tyre, kur ato i veshin, dhe fillojnë të ndjekin urdhra të thjeshta. Gjithashtu mund të përdorin gishtat për të treguar objektet që duan. Nëse u jepen dy kuba, ato mund t’i ngrenë njëri pas tjetrit. Ato pëlqejnë të kapin një objekt që ka rënë përtokë apo të kërkojnë një që u ka humbur nga sytë. Kanë më shumë parapëlqime dhe mospëlqime dhe e dinë se çfarë duan dhe çfarë nuk duan, si dhe çfarë qëndrimi të mbajnë në varësi të situatës. Po ashtu, mund të njohin të afërmit në fotot që shohin. Në moshën 1-vjeçare bebet do të kenë tetë prej njëzet dhëmbëve të qumështit, meqë gjatë muajit të dymbëdhjetë do t’u dalin dhëmbët e poshtëm anësorë.
MES MUAJIT TË 13-ë DHE 15-ë
Bebet tashmë ecin pa ndihmë. Fjalori i tyre është zgjeruar dhe përdorin shumë fjalë, edhe pse një e nga një; ato ende nuk dinë si të formulojnë një fjali, por edhe nëse e bëjnë, fjalia nuk përmban më shumë se dy fjalë. Ato mbledhin së bashku të gjitha objektet me të cilat luajnë dhe i bëjnë grumbull. Nëse u jepet një laps dhe një copë letër, fillojnë të vizatojnë viza. Duket se janë të interesuara në atë që hanë, duke treguar kënaqësi në fytyrë dhe duke bërë shenja kundrejt asaj që pëlqejnë dhe duke refuzuar fuqishëm ato që nuk pëlqejnë. Mund të tregojnë dhe mund të emërtojnë shumë pjesë të trupit. Gjatë kësaj kohe, goja e tyre do të forcohet me 4 dhëmbë të rinj: paradhëmballët e para.
18 MUAJSH
Fëmijët fillojnë të flasin më rrjedhshëm. Tashmë dinë mes pesëmbëdhjetë dhe njëzet fjalëve dhe formojnë fjali jo më të gjata se dy fjalë. Po ashtu, fillojnë të hanë vetë dhe ndihmojnë kur i veshin. Nëse u jepen kube për të luajtur, ato ngrenë njëri pas tjetrit vetëm tre apo katër prej tyre. Gjithashtu fillojnë të kërkojnë gjëra duke përdorur emrat përkatës. Njëra prej lodrave me të cilën luajnë bëhet më e parapëlqyera dhe ato tregojnë përkujdesjen dhe pëlqimin e tyre ndaj saj. Në të njëjtën kohë fillojnë të tregojnë dashurinë e tyre ndaj njerëzve që u qëndrojnë afër. Ndërkaq mund të ecin së prapthi dhe të hedhin një top. Mes moshës 1 vjeç e gjysmë dhe 2-vjeçare, atyre do t’u kenë dalë të gjithë dhëmbët e qumështit, meqë tani janë shfaqur edhe katër dhëmbët e qenit.
24 MUAJSH
Bebet 2-vjeçare janë shumë të lëvizshme. Meqë kjo është koha kur mësojnë të koordinojnë këmbët për t’i ngritur lart dhe për t’i ulur poshtë, duhet të tregohet shumë kujdes, sepse pëlqejnë shumë ta bëjnë këtë dhe do ta provojnë sa herë që shohin një shkallë. Fjalori i tyre është më i gjerë dhe mund të formulojnë fjali me deri në tri fjalë, edhe pse ende nuk përdorin shumë folje; nëse e bëjnë këtë, do të ngatërrojnë kohët. Ata mund të thonë emrin e tyre dhe mund të njohin, të tregojnë dhe të emërtojnë shumë pjesë të trupit. Mund të ndërtojnë një kullë me 6 kuba. Nga ky çast dhe deri në 2 vjeç e gjysmë, ata do të kenë përfunduar procesin e dhëmbëzimit me katër dhëmballët e dyta. Këta njëzet dhëmbë të qumështit do t’i kenë derisa të mbushin pesë apo gjashtë vjeç, atëherë kur të fillon zëvendësimi me dhëmbët e përhershëm.
30 MUAJSH
Bebet janë shumë të afta të koordinojnë lëvizjet, veçanërisht me gjymtyrët e poshtme. Kjo mund të shihet kur kërcejnë me të dyja këmbët njëherësh dhe kur godasin një top që u pasohet. Këtë e bëjnë aq shpesh sa këto lojëra do të bëhen të parapëlqyerat e tyre. Ndërkaq fillojnë të heqin viza në copa letre me lapsa të ndryshëm, që i zgjedhin vetë, ngaqë tashmë dinë t’i dallojnë ngjyrat e ndryshme. Kjo aftësi e re për të koordinuar lëvizjet bën që bebet të hanë dhe të vishen vetë. Kur i pyesin, ato mund të thonë emrin, moshën dhe mund të dallojnë gjininë e tyre. Po ashtu, fillojnë të formojnë fjali të gjata dhe të njohin kafshët dhe objekte të ndryshme kur shfletojnë libra, një tjetër veprimtari që ato e pëlqejnë shumë.
36 MUAJSH
Në këtë kohë, bebet bëhen fjalamanë të vërtetë. Formulojnë fjali me katër apo pesë fjalë, pasi mund të thonë mes tridhjetë deri pesëdhjetë fjalëve, edhe pse mund të marrin vesh dhe të dinë kuptimin e dyqind apo treqind fjalëve. Tanimë fillojnë të ngasin një biçikletë me tri rrota apo edhe një biçikletë të vogël me dy rrota, për sa kohë që janë nën vëzhgimin e të rriturve. Ato përshkruajnë menjëherë vizatimet apo situatat nga librat që u lexohen. Kur u jepet një laps dhe një copë letër, mund të zbatojnë udhëzime të thjeshta, si për shembull të vizatojnë brenda apo jashtë vizave dhe, nëse kanë një model, mund të kopjojnë simbolet e një rrethi (O) dhe një kryqi (X).
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook