Lidhu me ne

Kryesore

Ja arsyeja pse provimet e Maturës Shtetërore do të zhvillohen në palestra dhe korridore

Më katër qershor nisin provimet e maturës për 40 mijë maturantë në gjithë vendin. Këtë vit, provimet nuk do bëhen nëpër klasa. Ministria e Arsimit ka vendosur që provimet të bëhen në korridoret e shkollave apo palestra, për arsye sigurie ose, e thënë ndryshe, për të penguar kopjimin.

Si asnjëherë më parë, provimet e Maturës Shtetërore do të zhvillohen në korridoret dhe palestrat e shkollave, siç është edhe korridori ku ne ndodhemi në shkollën “Petro Nini Luarasi”, ku do të sistemohen nxënësit maturantë, të cilët do të testohen për të ndjekur më vonë edhe studimet e larta. Konkretisht, në këtë shkollë numërohen 355 maturantë, për rrjedhojë nuk do të mjaftojë që të shfrytëzohen vetëm korridoret dhe palestra, kështu që do të shfrytëzohen 9 klasa ku do të shpërndahen 15 nxënës në çdo klasë. Kjo do të ndodhë në ato shkolla ku numri i maturantëve është i lartë, në të tjerat do të vijohet normalisht me këtë udhëzim të ri të ministres së Arsimit”,- shkruan Top Channel.

Gjithsej, në të gjithë Shqipërinë janë rreth 40 mijë maturantë, që do testohen në 4 provime të detyruara të Maturës Shtetërore. Sipas Ministrisë së Arsimit, testimi i maturantëve në ambiente të mbyllura si korridoret do të bëhet për arsye sigurie, pra për të eliminuar mundësinë e kopjimit.

Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit ndodhet tanimë në të gjitha shkollat, ndërsa institucionet arsimore janë duke përgatitur të gjitha pajisjet e nevojshme, por edhe planimetrinë sipas korridoreve që kanë shkollat përkatëse, e cila tregon se ku do të pozicionohen tavolinat dhe nxënësit që do të zhvillojnë provimet e maturës nga data 4 deri në datën 20 qershor.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix23 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix23 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix23 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix23 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix23 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix23 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix23 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix23 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar24 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook