Lidhu me ne

Kryesore

Kontrolli tek okulisti, ja kur duhet të paraqitet çdo grupmoshë

Kontrolli tek okulisti, ja kur duhet të paraqitet çdo grupmoshëKontrollet e rregullta të syve në moshat adulte (të rritura), klasifikohen si gurë themeli në diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve më të shpeshta të syrit, siç janë: “Glaukoma, Katarakti, Retinopatia Diabetike, si dhe Degjenerimi makular i lidhur me moshën”, të cilat mund të mbartin pasoja të rënda për shikimin nëse nuk trajtohen që në stadet fillestare.
Këto kontrolle janë veçanërisht të rëndësishme nëse keni faktorë të shtuar risku, apo predispozitë familjare për të zhvilluar sëmundje të syrit.
Referuar  moshës se kur duhet të nisni me vlerësimin  e parë mjekësor të syve, bluzat e bardha thonë se vizitat e para duhet të bëhen detyrimisht që në moshat 2 vjeç e gjysmë, 6 vjeç, 10 vjeç dhe 14 vjeç.
Ndërsa të rriturit duhet të kontrollojnë sytë të paktën çdo dy vjet, dhe mbi moshën 60 vjeç këto vizita duhen kryer çdo vit.
Në varësi të problemeve që mund të shfaqni mjeku mund të kërkojë kryerjen edhe të vizitave më të shpeshta, kjo veçanërisht në rastet kur vuani nga sëmundje të ndryshme kronike, siç janë hipertensioni, diabeti, si dhe kur ambienti ku punoni, ose natyra e punës suaj mund t’ju dëmtojë shikimin.
Specialistët e okulistikës në QSUT theksojnë se krahas formimit të kulturës për kryerjen e vizitave të rregullta tek mjeku specialist sipas grupmoshave, nuk duhet të neglizhohet edhe ndjekja e rekomandimeve të tjera gjatë përditshmërisë, për të pasur sy të shëndetshëm.
Një ndër këshillat bazë që nuk duhet neglizhuar në asnjë rast është edhe mbajtja e syzeve të diellit, kjo veçanërisht gjatë stinës së verës. Duhet të përdorni syze që absorbojnë të paktën 99 për qind të dritës UVA dhe UVB.
Çdo kush duhet të jetë i kujdesshëm që të njohë edhe predispozitën familjare. Kjo pasi genet janë faktor risku për sëmundje të syve, përfshirë këtu edhe ato sëmundje që mund të shkaktojnë humbje të plotë të shikimit.
Sikundër u përmend më lart duhet të kryeni edhe kontrolle të rregullta të syve tek një mjek specialist. Kjo është mënyra më e mirë për të diagnostikuar sa më herët sëmundjet e syrit, pasi këto të fundit shpesh nuk shoqërohen me simptoma të dukshme.
Gjithashtu nuk duhet të neglizhoni edhe ndjekjen e një jetese të shëndetshme. Kjo nënkupton mbajtjen në vijimësi të një peshe të shëndetshme, teksa këshillohet që të konsumoni sa më shumë peshk dhe perime, përmbajtja e të cilave njihet për efektet e mira kundrejt uljes së rrezikut për sëmundje të syrit.
Duhet t’i thoni jo edhe duhanit pasi klasifikohet si faktor risku për shfaqjen e sëmundjeve të syrit
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix10 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix10 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix10 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix10 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix10 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix10 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix10 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix10 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar10 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook