Lidhu me ne

Kryesore

Presidenti Meta shtron Iftar me rastin e muajit të Ramazanit

Presidenti Ilir Meta shtroi të mërkurën në Pallatin e Brigadave, një darkë iftari me rastin e Muajit të shenjtë të Ramazanit, ku ishin të pranishëm kreu i Bashkësisë Myslimane Shqiptare, Haxhi Skënder Bruçaj, udhëheqës fetarë dhe shpirtërore të bashkësive shqiptare, ambasadorë dhe përfaqësues diplomatikë, teologë dhe personalitete të ndryshme.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, presidenti i Republikës uroi të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për një agjërim të mbarë, e sigurisht vlerësoi sakrificën e tyre në përkushtimin ndaj Zotit dhe vlerave humane.

“Ju falënderoj përzemërsisht për praninë tuaj në këtë mbrëmje iftari, për të ndarë së bashku nderimin për Muajin e bekuar të Ramazanit! Si çdo festë fetare te ne, Muaji i Ramazanit është një mundësi, në të cilën shqiptarët shprehin vlerësimin ndaj Zotit, si dhe vëllazërimin, mirëkuptimin dhe harmoninë ndërfetare që ekziston në Shqipëri. Në këtë ditë të 15 të iftarit do të doja së pari t’iu uroja të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë agjërim të mbarë, dhe të vlerësoj sakrificën e tyre në përkushtimin ndaj Zotit, si dhe ndaj vlerave humane. Ramazani është muaji i mirëkuptimit, paqes dhe i mëshirës hyjnore. Është muaji ku dalin në pah cilësitë më të mira njerëzore si bujaria, toleranca, durimi, shpirtmirësia, si dhe respekti e dashuria për njëri-tjetrin. Ramazani përcjell përherë mesazhe ngrohtësie për besimtarët dhe i fton ata për më shumë dhembshuri dhe bujari sidomos për të varfrit, familjet në nevojë, jetimët, të moshuarit dhe të vetmuarit. Uroj që mesazhet e solidaritetit nga ky Muaj i Shenjtë të vazhdojnë edhe më tej të plotësojnë kërkesat e qytetarëve tanë për më shumë mundësi, paqe, solidaritet dhe drejtësi sociale”, tha ndër të tjera presidenti Meta. /Top Channel

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix10 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix10 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix10 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix10 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix10 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix10 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix10 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix10 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar10 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook