Ai është ndër moderatorët më të njohur në publikun shqiptar. Bëhet fjalë për Bledi Strakoshën, i cili ishte sot i ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan. Gjatë emisionit ai na tregoi për marrëdhinien e veçantë që ka me dy qentë e tij, Willy dhe Ushi dhe teksa fliste për to nuk i mbajti dot lotët.

Moderatori tregoi se Ushi është diagnostikuar me kancer në gji dhe se për të është një moment shumë i vështirë. “Ushi bën 15 vite në Tetor dhe është në një moment shumë të vështirë të jetës. Para disa vitesh u diagnostikua me kancer në gji, (qan), ju kërkoj shumë ndjesë, do doja të përmbahesha. Ushi u diagnostikua nga një veteriner, rastësisht ku e kisha çuar për kujdesin e përmuajshëm të higjenës. Veterineri zbuloi një gjëndër në gjoksin e saj. Ishte e vështirë për ta operuar sepse nuk do të përballonte narkozën për shkak të moshës dhe mbipeshës. E operuam në momentin që gjetëm një narkozë që mund ta përballonte, u përmirësua dhe tashmë i është rikthyer sërish. Unë kam humbur qenin tim të parë dhe e di se çfarë do të thotë. Qeni im i parë quhej Willi, si një nga qent që kam tani”, tregoi Strakosha.