Lidhu me ne

Radar

5 sekrete personale që nuk duhet t’ua thoni kurrë të tjerëve

5 sekrete personale që nuk duhet t’ua thoni kurrë të tjerëve
Nuk është gjithmonë në interesin tuaj më të mirë, që të ndani me të tjerët çdo fakt dhe aspekt të jetës suaj.
Të flasësh me tepri për veten tënde është një mënyrë e mirë për t’i larguar të tjerët dhe për të krijuar një ego monstruoze.
Ja disa tema që, nëse ndieni nevojën t’i nxirrni në një bisedë, bëni mirë ta rimendoni.
– Të veçantat e stilit tuaj të jetesës
Shumica e njerëzve përpiqen të përmirësojnë veten dhe cilësinë e jetës. Ndërkohë që është gjë shumë e mirë që më në fund arritët ta shmangni një peshë, apo siguruat një ngritje në detyrë, ju nuk duhet të mburreni.
Ndërkohë që duhet të ndani pjesë të jetës suaj me ata të cilët ju interesojnë, nga ana tjetër, nëse vetëkënaqësia juaj përmbushet prej vlerësimit të të tjerëve, atëherë është e qartë se nuk po e jetoni jetën tuaj, për veten tuaj.
Konfliktet familjare
Të gjithë kanë probleme në familje, dhe ata që janë të përfshirë nuk përfitojnë nëse të huajt dinë hollësitë. Këto janë normalisht probleme shumë personale.
Thjesht sepse ju ndiheni rehat nëse rrëfeni versionin tuaj, pjesëtarët e familjes mund të ndihen tejet të sikletosur apo turpëruar. Shtimi i negativitetit nuk e ndihmon situatën. Informacionet konfidencialë mbajini të tillë. Nëse gjërat janë të rrezikshme apo të pamenaxhueshme, ka një dallim mes kërkimit të ndihmës, dhe ndarjes joproduktive të informacionit. Nëse i thoni terapistit apo mikut tuaj se si janë gjërat, për të përftuar perspektivë, kjo është gjë e mirë. Thirrja e policisë në situata dhune është gjë e mirë. Përhapja e informacionit thjeshtë për hir të përgojimit, nuk është aspak gjë e mirë.
Iluminimi juaj
Nëse keni patur një përvojë që të ka sjellë një ndjesi iluminimi, ka mënyra më të mira për ta ndarë këtë perspektivë, si dhe ndjenjat, se sa thjeshtë duke shpallur gjendjen tuaj.
E njëjta gjë vlen për arsimin dhe urtësinë, nëse ofroni shembuj të pakërkuar të shkëlqimit tuaj në këto fusha është një mënyrë e mirë për të arritur efektin e kundërt. Nëse dikush dëshiron të dijë kualifikimet tuaja, ata do të kërkojnë në mënyrë specifike.
Gjërat e mira që keni bërë
Nëse mburreni për faktin që jeni njeri i mirë, ju praktikisht shkatërroni gjithë atë sens altruizmi që ka qenë i pranishëm në veprimet tuaja të mira.
Po kështu është mungesë respekti ndaj të tjerëve, pasi po thoni se jeni më i mirë se ata. Normalisht ju supozohet që duhet të jeni njeri i mirë. Njeriu nuk pret vlerësime ngaqë nuk pi helm, sepse kjo është e vetëkuptueshme. E njëjta gjë mund të thuhet për një njeri të mirë. Në përpjekjen tuaj për t’i bërë njerëzit të mendojnë më pozitivisht për ju, ju mund të përfundoni duke mbjellë farat e një dyshimi që përndryshe nuk do të kish qenë. Përse përpiqeni t’i bëni njerëzit të mendojnë që ju jeni një samaritan i mirë? Çfarë po fshihni?
Ambiciet tuaja më të thella
Kur ne flasim për objektivat e ardhshëm, truri ynë e percepton këtë veprim të të folurit si një arritje produktive drejt objektivit. Nuk ka rëndësi nëse po ia shpjegoni një miku, truri juaj thjeshtë mendon se është bërë goxha punë, edhe pse thjeshtë duke folur, dhe humbet motivimin.
Ka shumë studime, që nga viti 1933, që e mbështesin këtë lloj ideje. Bisedat e tepruara për një objektiv i japin atij që e ka qëllimin, një ndjesi përmbushjeje, që është e parakohshme.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix1 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix1 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix1 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix1 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix1 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix1 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix1 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix1 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar1 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook