Lidhu me ne

Temporal

Përse Singapori ka fëmijët më të mençur në botë?

Përse Singapori ka fëmijët më të mençur në botë?
Singapori është zyrtarisht vendi me nxënësit e shkollave të mesme më të zgjuar në botë.
Suksesi akademik i vendit e ka ndihmuar këtë vend që të bëhet një ekonomi të lulëzuar, dhe mënyra se si ajo e ka ndërtuar sistemin e saj arsimor mund t’i japë leksione pjesës tjetër të botës.
“Singapori është një rast fantastik “, thotë Marc Tucker, president i Qendrës Kombëtare të SHBA-së për Arsim dhe Ekonomi. “Ky vend ishte një port i madh britanik para Luftës së Dytë Botërore. Dhe kur Britania iku që aty duke e lënë bazën e saj, Singapori ishte në gjendje të tmerrshme”.
“Sot ata janë një nga ekonomitë më të forta në gjithë botën. Ata e arritën këtë kryesisht me arsim dhe trajnim”.
Nëse ky tranzicion i Singaporit është ndërtuar përmes arsimit, sekreti i sistemit arsimor është cilësia e mësuesve të saj. “Ata zgjedhin mësuesit e tyre nga radhët e nxënësve më të mirë që dalin nga shkollat e tyre të mesme”, shpjegoi Tucker.
Përdorimi kreativ i njohurive
Në vitet e pasluftës, Singapori ka pasur një treg pune me kosto të ulët dhe aftësi të ulëta, dhe kjo ishte e mjaftueshme për sistemin e tyre të arsimit që të synojë për një shkrim-lexim universal. Por duke filluar në vitin 1970, nevojat ekonomike të Singaporit u zhvendosën. Ajo po lëvizte me shpejtësi në drejtim të teknologjisë së lartë, punë me “jakë të bardhë” dhe ishte e nevojshme për të patur sistemin e arsimit një cilësi shumë të lartë. Shumë shpejt, qëllimi ishte një arsimim i klasit botëror, dhe kjo nënkuptonte kalimin nga të mësuarit përmendësh në inkurajim për zhvillim të krijimtarisë.
“Singaporit i duhej të avancojë arsimin shpejt,” thotë drejtori i arsimit të OECD-së, Andreas Schleicher. “Dhe ata ishin të parët që mendonin rreth asaj se çfarë është ajo që fëmijët tanë duhet të jenë të suksesshëm në ekonominë e së nesërmes?
“Një gjë që ka qenë e qartë për ta ishte se ekonomia botërore nuk shpërblen njerëzit vetëm për atë që ata e dinë. Google di çdo gjë. Ekonomia botërore shpërblen njerëzit për atë që ata mund të bëjnë me atë që dinë”.
“Theksi mbi aplikimin, përdorimin kreativ të dijes është shumë, shumë i fuqishëm në Singapor dhe vende të tjera aziatike.”
Rëndësia e arsimit është futur në moshë të re, para se fëmijët të shkojnë në shkollën fillore.
“Unë si edukatore parashkollore, mendoj se ne ne jemi themeli”, thotë Diana Ong, drejtoreshë në Schoolhouse Sembaëang Country Club, një institucion parashkollor në veri të Singaporit. “Ne formojnë bazën themelore”.
“Mendoj se vitet e para të jetës së fëmijës janë shumë të rëndësishme. Pra, kur ju keni një fëmijë me vetëbesim të madh, besimi i atij fëmije do ta përcjellë atë edhe në shkollën fillore po ashtu. Ju doni që fëmija të jetë jo vetëm i zgjuar, por doni që ai të jetë edhe elastik.”
Schleicher thotë se kjo është pjesë e kulturës së shumë vendeve aziatike, që prindërit t’u japin përparësi arsimimit të fëmijëve të tyre.
“E gjitha fillon me resurse, prioritet te ata është arsimi,” shpjegoi ai. “Në këto vende, prindërit dhe gjyshërit do të investojnë resurset e tyre të fundit, paratë e tyre të fundit në … edukimin e fëmijëve të tyre.
“Kjo është në njëfarë forme çështje e prioriteteve. Ju mund të shihni këtë në të gjitha nivelet e politikave publike, ku arsimi vjen në vend të parë. Kjo është e ardhmja juaj.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix7 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix7 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix7 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix7 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix7 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix7 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook