Lidhu me ne

Radar

Në Shqipëri kanë udhëhequr Peshoret, ja cilave shenja horoskopi i përkisnin 10 kryeministrat më të njohur në vend

Besoni ose jo në astrologji, faktet kanë treguar se karakteristikat e shenjave të horoskopit shpesh herë rezultojnë të sakta. Njerëzit e pasur u përkasin shenjave të tokës, pasi në gjakun e tyre ka një ambicie të pashtershme që i dërgon në majat e suksesit. Po liderët a kanë ngjashmëri në shenjat e horoskopit? Shumë artikuj nëpër mediat prestigjoze, shpesh kanë analizuar shenjat e horoskopit të liderëve botërorë, dhe jo në pak raste kanë gjetur ngjashmëri.
Kështu ne vendosëm të analizojmë pak shenjat e horoskopit të kryeministrave që kanë qeverisur Shqipërinë ndër vite. Ata janë 45, por ne zgjodhëm 10 më të njohurit, të cilët vijojnë edhe sot të jenë pjesë e rëndësishme e politikës shqiptare. A ka ngjashmëri në shenjat e tyre? Zbulojeni më poshtë:
1 – Ismail Qemali – Ai ka qenë Kryeministri i parë shqipëtar, dhe ka lindur më 16 tetor 1844. Ismail Qemali i përket shenjës së Peshores, të njohur për aftësitë e tyre në udhëheqje. Peshoret janë diplomatë të shkëlqyer, dhe këtë e ka treguar edhe ai teksa i solli pavarësinë Shqipërisë, më 1912.
2 – Hasan Prishtina – Ai ka lindur më 27 shtator 1873, dhe i përket shenjës së Peshores. Siç e përmendëm Peshoret janë shenjë që kanë lindur për të udhëhequr, dhe gjithmonë i duan gjërat sipas mënyrës së tyre. Sigurisht kjo vihet re edhe në mënyrën e qeverisjes së Hasan Prishtinës.
3 – Ahmet Zogu – Mesa duket Shqipëria e ka traditë udhëheqjen prej Peshoreve, pasi edhe Ahmet Zogu i përket kësaj shenjeje. Ai ka lindur më 8 tetor 1895, dhe pushtetin e tij e zgjeroi edhe më tepër duke u shndërruar në Mbret.
4 – Enver Hoxha – Diktatori famëkeq i Shqipërisë, është po ashtu Peshore. Ai ndan të njëjtën ditëlindje me Ismail Qemalin, por ndryshe nga ai, Hoxha nuk solli lirinë por robërinë. Jo të gjithë Peshoret i përdorin aftësitë e tyre të lidershipit, për akte të mira.
5 – Mehmet Shehu – Pas vendosjes së Diktaturës në Shqipëri, ai mori postin e Kryeministrit, nën udhëheqjen e diktatorit Hoxha. Ai i përket shenjës së Bricjapit, të njohur për vendosmërinë dhe ambiciet e mëdha. Edhe Bricjapët njësoj si Peshoret janë të prirur për të drejtuar. Janë pak më shumë racionalë por shkathtësia e Peshores, shpesh ka tendencën të dominojë.
6 – Ramiz Alia – Edhe Ramiz Alia, i përkiste shenjës së Peshores. Ai e mori në dorë udhëheqjen e Shqipërisë pas vdekjes së Enver Hoxhës, ose siç mund ta quajmë nën grafmat e fundit të diktaturës. Asokohe njerëzit ishin disi më të lirë se sa nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, dhe mund të themi se këtu del ana tolerante e Peshoreve si shenjë horoskopi.
7 – Fatos Nano  – Ai ishte kryeministri i Shqipërisë në vitin 1991 për tu rikthyer përsëri më 1997, dhe po ashtu në 2002. Nano ishte një njeri që nuk dorëzohej dhe me vetëbesimin e një lideri. Ai i përket shenjës së Virgjëreshës, të njohur për vendosërinë dhe cinizmin e tyre. Virgjëreshat janë perfeksioniste, dhe shumë të përqendruara te vetja, karakteristika këto që i gëzonte edhe Fatos Nano.
8 – Ilir Meta – Sot ai është Presidenti i vendit, ndërsa më 1999 mori në dorë frerët e Shqipërisë duke u zgjedhur Kryeministër. Meta i përket shenjës së Dashit. Të njohur si njerëz impulsiv dhe që nuk heqin dorë lehtë nga synimet e tyre. Ata kanë gjak lideri, falë vullnetit për të ecur përpara.
9 – Sali Berisha – Ish – kryeministri Sali Berisha, e qeverisi Shqipërinë për dy mandate, nga viti 2005 deri më 2013. Por para se të ishte kryeministër, Berisha ka qenë protagonist në shumë ngjarje në vend, duke pasur rolin e liderit. Sigurisht që kemi të bëjmë përsëri me një Peshore, ku Berisha veç karakteristikave të përmendura në këtë artikull, jo rrallë ka shfaqur karizëm, një nga anët më të njohura të Peshoreve.
10 – Edi Rama – Kryeministri aktual në Shqipëri, ndryshe nga liderët e tjerë i përket shenjës së Gaforres. Të rralla janë Gaforret që i sheh në pozicione të tilla, për shkak të karakterit të tyre të turpshëm dhe bipolar. Të lindurit në Gaforre kanë shpirt artistik, shenjë kjo që e gëzon edhe Rama. Janë të dyjëzuar, emotiv, dhe kanë tendencën të kenë luhatje të theksuara në humor.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix1 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix1 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix1 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix1 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix1 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix1 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix1 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix1 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar1 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook