Lidhu me ne

Temporal

30 arsye se përse maturantët braktisin universitetet

Nga Artan Fuga
Ju a them se përse maturantët braktisin universitetet:
– Se nuk vijnë në degët që dëshirojnë
– Se rregjistrimet ua bën një strukturë e arsimit e centralizuar që nuk i lejon paraprakisht të njohin universitetet e ëndërruara prej tyre
– Se shkolla e mesme u jep dije krejt minimaliste dhe nuk u ngjall dëshirën për të mësuar
– Se imazhi i shumë universiteteve është në fund të këmbëve
– Se arsimimi i lartë nuk jep punësim
– Se më kollaj gjen punë po të jesh trafikant votash, forumist partish, apo të jesh çun bosi politik ose i forti i lagjes
– Se më shtrenjtë se në Shqipëri relativisht me fuqinë blerëse nuk ka as Harvard, as Oksford, asnjë universitet bote.
– Se reklama e sforcuar nëpër TV e bëri rininë t’i vijë për të vjellë për universitete fabrika parash
– Se studentët u rrëfejnë maturantëve të gjitha pislliqet, mashtrimet, korrupsionet nëpër universitete.
– Se dija që universitetet japin nuk po rinovohet sepse nuk e lejon ligji për arsimin e lartë, pra studentët nuk mësojnë gjë
– Se për të jetuar në qytetet studentore dhe veçanërisht në Tiranë është shumë shtrenjtë
– Se popullsia e re e ka mendjen të iki jashtë dhe jo të studiojë
– Se populli sheh që fëmijët e politikanëve mësojnë jashtë shtetit dhe jo këtu, pra zhvlerësohet sistemi arsimor shqiptar
– Se meritat në diplomim nuk luajnë asnjë rol në jetën e studentit dhe në karrierën e tij
– Se profilet e studimeve janë mizerje dhe që nga koha e baba Qemos
– Se burimet e informacionit si web, etj; janë shumë më përpara sesa shumë budalliqe që dëgjojnë në auditore të ndryshme
– Se pasi u mbyllën disa universitete fabrika parash po lulëzojnë të tjera edhe më bërnut se ata që u mbyllën dhe askush nuk bëzan. Tuuuuuurp!
– Se kultura e të studiuarit dhe e librit është braktisur përpara folklorit, te ne politika qeveris, bën art, bën kulturë. Jo shkenca e teknika.
– Se është plakur popullsia
– Se vajzat që mbushin auditoret tani nuk u vlen diploma në pajë për t’u martuar
– Se të kesh diplomë sot nuk është vlerë, vlerë është të kesh para, ta kesh babin bos, ta kesh mamin pasanike, ose botuese gazete
– Se brezi i kohës moniste që e quante të diplomuarin si maja e arritjeve ka dalë ose po del në pension
– Se maturantët kur shikojnë se kush është pronar ose rektor i ndonjë universiteti më mirë pranojnë të rrinë pa shkollë sesa të paguajnë lekë për asgjë
– Se shkolla e mesme është tmerrësisht e politizuar
– Se edukata kombëtare, media, etj, nuk e frymëzojnë maturantin drejt dijes, meqë dija nuk të jep asnjë shans për jetën
– Se në shumë e shumë familje nuk ka lekë për libra dhe në shumë të tjera babi në vend të blejë libra i harxhon lekët për karburant makine
– Se familja në kohë krize nuk ka para dhe të rinjtë duhet të punojnë sa më shpejt për të fituar dy lekë me punë pa nevojë për shkollim
– Se sot nuk ka nevojë të jesh me zanat oficer për të përdorur armë, ose me zanat shofer për t’i dhënë veturës, ose me diplomë për të ditur gjuhë të huaja, etj.
– se i gjithë sistemi po braktiset:
Qytetarët braktisin atdheun;
Votuesit braktisin zgjedhjet;
Audiencat braktisin mediat;
Studentët braktisin shkollën;
Burri braktis gruan dhe gruaja burrin;
Fshatarët braktisin bujqësinë;
Investitorët e huaj braktisin Shqipërinë;
Gazetari braktis raportimin;
Nëpunësit braktisin interesin publik;
Na braktisin infermierët’
Klientët braktisin butikët.
Këta thonë se përse maturantët braktisin universitetet!
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix22 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix22 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix22 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix22 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix22 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix22 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix22 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix22 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar23 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook