Kioske
22 gratë që “trazojnë” botën
U duhet të luftojnë gjithnjë me paragjykimet, të kapërcejnë pengesa të shumta e megjithatë gratë jo vetëm nuk dorëzohen, por ia kanë dalë të jenë në pozicione drejtuese.
Revista Forbes ka publikuar një listë të grave më të fuqishme në disa fusha. Kryesuesja e grave më të fuqishme në media është pa dyshim Anna Wintour, redaktorja e American Vogue për gati 30 vite.
Anna ka fituar reputacionin si një nga personazhet më me ndikim në fushën e modës. Ajo ka qenë dhe frymëzimi për personazhin e filmit “Djalli vishet me prada”.
Pas saj vjen drejtuesja e NBC Universal Bonnie Hammer dhe vendin e tretë e mban drejtuesja ekszekutive e 20th Century Fox, Stacey Snider.
Angela Merkel, kancelare Gjermani
Por gratë nuk janë të fuqishme vetëm në media, ato tani po dominojnë dhe politikën. Ato kanë ndërmarrë reforma të mëdha, por gjithashtu edhe vendime që mund të ndryshojnë rrjedhën e historisë botërore.
Në vendin e parë është kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila përmes politikave të saj ka mundësuar rritjen e ekonomisë në Gjermani dhe ka ulur papunësinë.
Theresa May, Kryeministre , U.K.
Nr 2 është Theresa May, kryeministria aktuale e Britanisë, vend që një vit më parë e mbante Hillary Clinton. Por këtë vit ajo renditet më poshtë se vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump, e cila renditet e 6 në listë.
Ivanka Trump, këshilltare e lartë, Shtëpia e Bardhë





Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu