Lidhu me ne

Kioske

Sa orë duhet të flenë fëmijët sipas secilës moshë?

Gjumi ka një rëndësi të veçantë në shendetin e fëmijës ndaj gjithmonë duhet të kujdeseni në mënyrë që ato të shtrihen sa më shpejt në shtrat. Prindërit janë gjithmonë përgjegjës për orarin e gjumit të fëmijëve të tyre, pasi janë ato që kanë një rol të rëndësishëm në kordinimin e orarit të fëmijëve. Studimet e fundit tregojnë se bebet, fëmijët, adoleshentët kanë më shumë nevojë për gjumë sesa të rriturit.
Ndonëse koha momentale që iu rekomandohet të rriturve për të fjetur është mes shtatë dhe nëntë orëve brenda nate, fëmijët që janë duke u rritur duhet të flenë më shumë në mënyrë që ta ndihmojnë zhvillimin e tyre mendor dhe fizik, raporton Living. Më poshtë e keni listën se sa orë gjumë duhet t’i bëjnë fëmijët varësisht nga mosha që kanë, dhe kështu do ta dini përafërsisht kur t’i vini në gjumë ata.

Fëmijët 2 vjeç
Duhet të flenë 1 orë e 30 minuta gjatë ditës dhe 11 orë e 30 minuta gjatë natës.
Fëmijët 3 vjeç
Duhet të flenë deri në 45 minuta gjatë ditës, dhe 11 orë e 30 minuta deri në 12 orë brenda nate.
Fëmijët 4 vjeç
Këta nuk kanë nevojë për të fjetur gjatë ditës, por gjatë natës duhet të flenë 11 orë e 30 minuta.
Fëmijët 5 vjeç
Rekomandohet të flenë 11 orë çdo natë.
Fëmijët 6 vjeç
Në moshën 6-vjeçare, fëmijët duhet të flenë 10 orë e 45 minuta.
Fëmijët 7 vjeç
10 orë e 30 minuta është ideale për shtatëvjeçarët.
Fëmijët 8 vjeç
Siç sugjerojnë ekspertët, këta duhet të flenë 10 orë e 15 minuta.
Fëmijët 9 vjeç
Në moshën nëntë, fëmijët duhet të flenë 10 orë.
Fëmijët 10 vjeç
Posa fëmija të arrij numrin dyfishorë të moshës, kërkesa e tyre e gjumit është 9 orë e 45 minuta.
Fëmijët 11 vjeç
Këta duhet të flenë 9 orë e 30 minuta.
Fëmijët 12 vjeç
Në moshën 12, fëmijët duhet të flenë 9 orë e 15 minuta.
Fëmijët 13 vjeç
Në moshën e adoleshencës, fëmijët mjaftohen me 9 orë e 15 minuta.
Fëmijët 14, 15 dhe 16 vjeç
Këta duhet të flenë 9 orë brenda nate.
Fëmijët 17-vjeçarë
Këtyre iu rekomandohet 8-10 orë gjumë brenda nate.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore22 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar22 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix23 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix23 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix23 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix23 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix23 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix23 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix23 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix23 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook