Rexhep Rraja është i bindur që qëndrimi i tij në qeli do të jetë i shkurtër. Madje, ai ka kërcënuar kreun e opozitës Lulzim Basha me zgjedhjet e afërme vendore: “Basha do ta shohë në zgjedhjet e ardhshme se kush është Rexhep Rraja!”.
Kështu është shprehur i riu në sallën e gjyqit. Me sa duket prokuroria që po e heton për përndjekje ka të drejtë, vetëm se kësaj here djaloshi premton të përndjekë opozitën.