Për disa nga ne, gjetja e emrit të bebit mund të jetë një sfidë edhe më e “vështirë” edhe se vetë lindja e bebit :P. Ju mund t’i vendosni ëngjëllit tuaj një emër të vjetër dhe historik, emrin e dikujt që ju e keni vërtet përzemër,  një bashkim emrash apo shkronjash mes shkronjave tuaja dhe të dhe partnerit tuaj. Ka vërtet shumë zgjedhje të cilat ju mund t’i merrni në konsideratë.
Por çfarë mund të themi për prindërit të cilët po mendojnë t’i vendosin fëmijës së tyre një emër të bukur, por gjithashtu unik, dhe që nuk dëshirojnë që emri i fëmijës së tyre, megjithëse i veçantë për momentin, të bëhet një nga emrat më të përdorur në vitet e ardhshme? Pra, si mund ta parashikojmë ne, nëse emri i përzgjedhur për vogëlushin apo vogëlushen tonë do të jetë një nga emrat më të përdorur gjatë viteve të ardhshme? A ekziston vallë një pasqyrë magjike që mund të na tregojë të ardhmen?!
Është e vërtetë që nuk e kemi një pasqyrë magjike që mund të na tregojë se cilët emra do të përdoren më së shumti gjatë 2 apo 3 viteve të ardhshme, megjithatë ka një mënyrë për të mësuar se cilët do të jenë emrat më të përdorur.
“Social Security Administration” është një agjensi e cila çdo vit nxjerr 100 emrat më të përdorur në SHBA. Por përveç emrave më të përdorur kjo agjensi mbledh të dhëna edhe për trendin e rritjes së popullaritetit të emrave, dhe në këtë mënyrë ata janë në gjendje të parashikojnë se cilët emra do të jenë më të përdorurit gjatë viteve në vijim.
Sipas tyre këta do të jenë 20 emrat më të përdorur në SHBA  gjatë 2-3 viteve të ardhshme.
Emra për vajza
  1. Ensley
  2. Luna
  3. Adeline
  4. Oaklyn/Oakle
  5. Amora
  6. Aurora
  7. Mila
  8. Yara
  9. Selene
  10. Everlee/Everleigh
Emra për djem
  1. Bryson
  2. Geryson
  3. Lincoln
  4. Reign
  5. Kashton
  6. Gatlin
  7. Caspian
  8. Roman
  9. Easton
  10. Carson
Këta janë 20 emrat që parashikohet të kenë rritjen më të lartë të popullaritetit në SHBA dhe ka shumë mundësi që duke filluar nga viti ardhshëm, të takoni një bebe emri i të cilit ndodhet në listën e mësipërme. Megjithatë do të duhen edhe disa vite të tjera që ndonjë nga emrat e mësipërm të marrë titullin e emrit më të përdorur. Dhe ky titull i përket ende emrit Linda.