Lidhu me ne

Temporal

Si funksionon shkalla Rihter?

Gjithmonë kemi frikë nga tërmetet, sidomos kur dëgjojmë për magnitudën e tij. Por si funksionon ajo?  Shkalla Rihter e quajtur kështu për nder të sizmologut amerikan Charles Francis Richter është një shkallë që shënon një numër për të matur energjinë e çliruar nga tërmeti. U krijua në vitin 1935 nga Rihteri dhe Beno Gutenbergu (të dy nga instituti i teknologjisë në Kaliforni) me synimin për të matur energjinë e çliruar gjatë një sizme. Formula për të llogaritur magnitudën e një tërmeti është si më poshtë:
Sipas shkallës vlerat e shënuara rriten në mënyrë logaritmike dhe jo në formë lineare, në një formë të ngjashme me shkallën e magnitudës yjore të përdorur në astronomi për të matur ndriçimin e yjeve. Kështu një tërmet me intensitet 4 nuk është dyfishi i një tërmeti me intensitet 2, por 100 herë më i lartë se ai. Shkalla Rihter arrin deri në 12 gradë, ku një sizmë e këtyre përmasave do të kishte të njëjtën fuqi me 1 miliardë tonelata të trinitroluenit me forcë të mjaftueshme për të çarë tokën përmes bërthamës.
Klasifiki i shkallës Rihter dhe ndikimi në sipërfaqe:
Më pak se 3.9: në përgjithësi nuk perceptohet.
Nga 4- 4.9: perceptohet shpesh, por me pak dëme.
Nga 5- 5.9: perceptohet, shkakton dëme të vogla, në ndërtesa të vjetra mund të shkaktojë dëme të mëdha.
Nga 6.0 – 6.9: mund të shkaktojë dëme të ashpra në zona të populluara në një perimetër prej 160 km.
Nga 7.0 – 7.9: tërmet i madh. Shkakton dëme serioze në shumë zona dhe zakonisht ka 18 të tillë në vit.
Nga 8.0 – 8.9: bëhet fjaë për një tërmet të madh që mund të shkaktojë dëme në zona të ndryshme prej qindra kilometrash. Prodhohen 1 ose 3 në vit.
Nga 9 – 9.9: janë tërmete shkatërruese në mijëra kilometra. Prodhohen 1 ose 2 në çdo 20 vjet.
Nga 10 e më lart: ende nuk është regjistruar një i tillë. Pasojat e tij do të ishin epike.
 Duke patur parasysh se tërmetet filluan të maten duke u nisur nga shek. XX, tërmeti me magnitudë më të lartë në histori u regjistrua në Valdivia, në Kili në vitin 1960. Sizma kishte një magnitudë prej 9.5 të shkallës Rihter. Pati 2 000 000 viktima dhe Valdivia u zhyt rreth 4 metra nën nivelin e detit si dhe shkaktoi  shpërthimin e vullkanit Puyehue.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix22 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix22 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix22 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix22 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix22 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix22 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix22 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix22 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar23 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook