Lidhu me ne

Temporal

Mustafa Nano në kërkim të ‘qelbësirës’

Unë jam një ndjekës i rregullt i Mustafa Nanos. Prej vitesh e lexoj dhe e dëgjoj pothuajse në çdo gazetë apo emision televiziv ku ai është shfaqur. E kam ndjekur kur shkruante te gazeta shqip, e kam ndjekur në emisionet e tij televizive dhe më ka pëlqyer sidomos emisioni i tij Zululand te Tema Tv. Më ka pëlqyer emisioni Zululand sepse aty Mustafai nuk kishte presionin e audiences dhe në atë cikël emisionesh për mendimin tim ka zhvilluar biseda shumë cilësore përsa i përket intelektualizmit.
Mustafa Nano është padyshim një aktor i rëndësishëm i gazetarisë shqiptare, duam apo nuk duam ne. Madje, me shaka midis miqsh, kam thene se Mustafai dhe Fevziu janë si reklamat e google-t, nuk e ke në dorë të mos i shohësh. Pra në një mënyrë a një tjeter Mustafai është gjendur aktiv me mendimet e tij në lidhje me çeshtjet që preokupojnë jeten publike shqiptare.
Të jesh aktiv në jeten publike është një gjë shumë e mirë për mendimin tim. Të lësh gjurmë me atë që bën është e vështirë sidomos në kohën e internetit ku çudia më e madhe nuk zgjat as një ditë.  Mustafa Nano ia ka dalë që nëpërmjet shkrimeve të tij të citohet gjatë. Këtu e kam fjalën për një shkrim të para disa viteve në gazeten Shqip, ku mbronte dhe mbështeste mobilizimin kundër Berishës me termin,  të mblidhen të gjitha qelbësirat kundër tij ( Berishës ). Ishte koha kur sapo ishte shpallur koalicioni PS-LSI dhe kishte një revoltë ndër socialistat e kohës për këtë koalicion. Jehona e këtij shkrimi mori ‘dhenë’. Mustafai kishte arritur atë që çdo analist apo gazetar do ëndërronte. Një shkrim që prodhoi shumë debat për një kohë shumë të gjatë. Sikur të mos shkruante më asnjë shkrim tjetër në shtyp, ky shkrim do t’i mjaftonte famës së Mustafait.
Thënë të gjitha këto unë personalisht si një ndjekës besnik, i Mustafa Nanos mendoj se Mustafai nuk është një gazetar me audiencë të lartë.
Edhe pse audienca e lartë nuk shkon paralelisht me cilësinë, unë këmbëngul se një njeri publik, gazetari sidomos, nëse nuk ka audiencë të lartë është i skualifikuar. Sepse nëse nuk ke audiencë, pra njerëz që të ndjekin, ti thuaj gjëra të zgjuara tërë ditën, nëse ato që thua nuk i dëgjon dikush, ato kanë pak vlerë.
Mustafai si individ ( single ) është personazh me audiencë të ulët. Nëse mendoni ndryshe nga unë merrni dhe shikoni videot e tij në platformën youtube. Videot e tij më të klikuara janë ato video ku personazhet me të cilët ‘kacafytet’ Muçi janë njerëz me audiencë të lartë. Për shembull, një ndër videot më të klikuara të Mustafait është kur ka qenë i ftuar te Pallati2XL, apo një tjeter video e klikuar shumë është debati në opinion midis tij dhe Elvis Naçit. Video të klikuara këto jo për meritë të Muçit. Nëse shohim monologjet apo performancat single te Muçit vëmë re audiencë ( shikueshmëri ) të ulët.
Por si e ka zgjidhur Mustafai problemin e shikueshmërisë së ulët?
E ka zgjidhur duke kuptuar më së miri atë që në fakt publiku kërkon, debatin e fortë, herë herë me fjalë banale. E ka zgjidhur duke folur për vajzat e ekranit që kanë shumë audiencë. E ka zgjidhur duke folur për Noizy-n. E ka zgjidhur duke blasfemuar. E ka zgjidhur duke elaboruar teza të një rëndësie të veçantë historike, si ai i rastit që nëna e Skenderbeut ishte serbe etj etj.
Megjithatë popullaritetin e shkrimit me titull ‘qelbësirën’ nuk e ka arritur më. Ndoshta sepse kapje te tilla ndodhin vetëm një herë në jetë.
Mesa duket Mustafai nuk e ka ndërmend të tërhiqet  edhe për disa kohë dhe mirë bën, që do të thotë se tema të reja provokuese na presin.
Dua t’i mbyll këto rreshta për Mustafain me një këshillë modeste.
Muç, provokimi nuk duhet të jetë qëllim, provokimi është pasojë. Sepse në momentin që audienca për të cilën kemi nevojë, e kupton këtë sekret, nuk të ndjek më. Eshtë njësoj si të ndjekësh një ndeshje të shitur futbolli.
Prandaj më mirë vazhdo me atë këmishën e hapur tre kopsash si te Zululandi por me biseda me të sinqerta, spontane dhe audiencë cilësore, sesa me pantallonat me rripa si të Larry King-ut dhe duke folur për Noizy-n
Tung.
Bilbil Beqiri / Podiumi.com
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix23 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix23 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix23 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix23 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix23 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix23 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix23 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix23 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar23 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook