Lidhu me ne

Temporal

Dashuria, ‘punë’ e mendjes apo zemrës…?

Dashuria, ‘punë’ e mendjes apo zemrës…?

Antropologu amerikan Helen Fisher ka mundur ta përshkruajë me pak fjalë, por jo me më pak debat: Dashuria sipas tij është kur dikush të futet thellë në mendje!  Në një eksperiment të ri, Fisher dhe kolegët e Stony Brook University në New York, morën 37 njerëz të cilët tregonin se kishin rënë kokë e këmbë në dashuri. Ato iu nënshtruan një skaneri MRI për të zbuluar se ç’ndodh në trurin e tyre. U zbulua se dashuria shkakton rritje të aktivitetit në zonat e trurit të cilat janë të pasura me dopaminë, gjithashtu rritje të aktivitetit të asaj që quhet tegmentale ventrale, ose VTA, që lidhet me mungesën, motivimin, fokusin dhe mallin. Sfera të tilla nxiten nga euforia edhe kur dikush konsumon kokainë.

Pra me pak fjalë, eklipsin e përjeton truri, jo zemra?  Në fakt, zemra ka një rol shumë të madh në mënyrën se si i përjetojmë emocionet. Truri dhe zemra janë organet kryesore që nuk bëjnë dot pa njëra tjetrën. Kur ballafaqohemi me një kërcënim ose kur ndodhemi në një dhomë me njeriun e zemrës dhe ndërkohë që ka edhe të tjerë të pranishëm, zemra fillon të pompojë më shpejt dhe kjo si përgjigje e ngacmuesve të trurit. Megjithatë, kohët e fundit shkencëtarët kanë treguar se në mënyrë të anasjelltë, reagimet nga zemra e më pas në tru, ndikojnë gjithashtu në atë që ne ndjejmë e përjetojmë.

Një tjetër studim, udhëhequr nga Sarah Garfinkel nga Universiteti i Sussex, tregoi se cardivascular arousal- ose cikli i rrahjes së zemrës, me ritëm të shpejtë, mund të intensifikojë ndjenjat e frikës dhe ankthit. Në këtë studim,  u zbulua se sinjalet elektrike nga venat e gjakut përreth zemrës, kalojnë më pas në zonat e trurit të përpunimit të emocioneve, duke ndikuar shumë fort mbi atë se çfarë po ndjejmë ose nëse po ndjejmë diçka. E ndërsa shumica e çifteve thonë se përjetojnë rrahje zemre dhe frymëmarrje të shpejtë në mënyrë gati perfekt të sinkronizuar.

Po për shprehjen e Shekspirit, se dashuria është thjesht çmenduri, ç’mund të themi? Kohët e fundit shkencëtarët kanë shpjeguar se pse të rënit në dashuri çon në sjellje të pazakonta. Njerëzit që janë të dashuruar kanë një aktivitet shumë më të ulët në korteksin e tyre frontal  një zonë e trurit të rëndësishme për arsye dhe gjykim, e sidomos kur mendonin për partnerin/ en dhe shkaku mbetet ende në studim.

Po për fijen e perit mes dashurisë dhe urrejtjes?  Shkencëtarët thonë se urrejtja është e vetmja ndjenjë që bëhet më e fortë sesa vetë dashuria. Sipas ekspertit Robert Sternberg, urrejtja, ky emocion i ndërlikuar kalon përmes tri komponentëve bazë, që formojnë teorinë trekëndore të urrejtjes.

Për Sternberg, elementët kryesorë janë dëshpërimi, pasioni dhe përbuzja. Kombinimet e tyre shkaktojnë forma të ndryshme të urrejtjes, ndjenja të ftohta, urrejtje të zjarrtë, dhe nevojë për asgjësim.  Kur psikologët bënë eksperimentin me 600 njerëz u zbulua se më së shumti urrejmë njerëzit që njohim dhe i kemi më pranë vetes, sepse në një farë mënyrë mendojmë se na kanë tradhtuar. Ish bashkëshortët janë më të prekurit nga urrejtja, më pas kolegët në punë e deri tek anëtarët e familjes. Njerëz të ndryshëm thonë se mesatarisht kanë urryer pesë njerëz gjatë gjithë jetës!  Por për një gjë shkencëtarët bien dakord, se nuk ka jetë pa dashuri, dhe këtë mendoje po deshe me zemër, por deshe me mendje. The Guardian-tiranapost

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Braktisi Italinë për Shqipërinë pas 30 vitesh, Beniada Nishani rrëfen arsyet

Modelja e njohur Beniada Nishani ka treguar se ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë kur së bashku me familjen u...

Aktualitet17 orë më herët

Një provokim pa shije në tarracën e një bashkie

Dom Gjergj Meta Merret vesh lehtë se ky është një provokim, i kërkuar, i mirëmenduar dhe i mirorganizuar nga lobe...

Mix17 orë më herët

Nektarina apo pjeshkë? Ndryshimet dhe efektet shëndetësore të frutave të stinës

Pjeshkët dhe nektarinat janë dy varietete të së njëjtës specie. Ndryshimet midis këtyre dy varieteteve kanë të bëjnë sidomos me...

Radar17 orë më herët

Pasuese e Berishës? Argita e pranon: Jam gati të marr drejtimin e PD

Edhe pse tha se nuk ka asnjë plan konkret, Argita Malltezi u shpreh në A2 CNN se është e gatshme...

Radar17 orë më herët

“Pushteti i drejtësisë ishte marrë peng”, Spiropali: Opozita në mëngjes kërkon drejtësi nga SPAK, në darkë dalin poshtë ballkonit të Berishës

Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, foli për Prokurorinë e Posaçme, duke e quajtur si diçka të re në...

Mix3 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix3 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix3 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix3 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix3 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Facebook