Lidhu me ne

Temporal

Vilhelm Teli/ Qëlloi kokën e të birit apo mollën?

Një mëngjes të shtune, një njeri i quajtur Vilhem Tel, po zbriste në tregun e qytetit. Ai jetonte larg, mes malesh. Me të ishte edhe i biri, Valteri.

Teli ishte i njohur në të gjithë vendin për aftësitë e tij si harkëtar dhe për shpirtin e tij të pavarur. Atë ditë babë e bir nuk mendonin për gjë, por i kënaqeshin shoqërisë së njëri-tjetrit dhe bukurisë së fushave rreth e qark tyre.

Vilhem Teli ecte me trupin drejt, ndërsa Valteri ecte krenar pranë të atit, i lumtur si gjithmonë që ishte me babanë e tij. Kur kaluan pranë shtyllës, ushtarët vunë re se ata nuk u përkulën përpara kapelës së Geslerit.

Menjëherë ata e kapën Telin dhe djalin e tij dhe i çuan te komandanti i tyre. Gesleri e pa Telin me qetësi. Ai kishte dëgjuar nga ushtarët dhe njerëzit për aftësitë dhe trimërinë e tij.

– Thonë se ti je një harkëtar i mirë, – i tha ai.

– Po, – tha Teli me krenari.

 Kam dëgjuar se ti mund të qëllosh çfarëdo lloj shenje,– vazhdoi Gesleri.

– Po, është e vërtet,- tha Teli.

Gesleri e vështroi me një buzëqeshje të keqe.

 Atëherë ma provo këtë. Nëse je vërtetë aq i zoti, siç po thua, atëherë nuk do të të ndëshkoj për mungesën e respektit që tregove.

Ushtarët pritën të dëgjonin se çfarë do të urdhëronte Gesleri.

– Ejani pas meje! –urdhëroi ai.

Ata iu drejtuan sheshit të qytetit. Një turmë e madhe njerëzish u mblodhën rreth e qark tyre. Të gjithë e donin Telin dhe po prisnin me ankth vendimin e Geslerit.

– Vilhem Teli do të fitojë lirinë e tij,– tha ai. Njerëzit e shikonin të heshtur.

– Djali yt do të qëndrojë aty, pranë pishës së madhe. Ti duhet të qëllosh me një shigjetë mollën që do të jetë mbi kokën e tij. Nëse fiton, atëherë do të jesh i lirë.

Njerëzit u drodhën dhe tërhoqën fëmijët e tyre pranë vetes. Por Teli dhe djali i tij nuk dukeshin të trembur.

Valteri kishte besim te i ati dhe nuk i dridhej qerpiku, po ashtu dhe Vilhelm Teli kishte besim te aftësitë e tij prej harkëtari.

Teli mori shënjestër mirë, u mbush me frymë dhe qëlloi. Njerëzit që kishin mbyllur sytë me duar, kur gjithçka kishte mbaruar, panë që shigjeta fatmirësisht kishte qëlluar mollën dhe jo kokën e të birit.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix5 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix5 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix5 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix5 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix5 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix5 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook