Shumë para se të njihej nga e gjithë bota, Dua Lipa ishte një vajzë e vogël që kishte ëndërr të këndonte. Por ëndrrat e saj u zbehën në ato vite të brishta. Mësuesit në Kosovë i thanë se nuk ka zë, madje  një mësuese kishte shkuar aq larg sa i kishte thënë se ajo nuk mund të arrij notat e larta dhe këndimi nuk është për të. Por Dua Lipa nuk u ndal, e vlerësuar së fundmi me Grammy dhe Brit Awards ajo na mëson se është shembulli më i mirë që të mos ndalojmë së ëndërruari.