Lidhu me ne

Kryesore

Përrallë nga e ardhmja

Opinion nga Arnold Skenderaj – Arkitekt

Përrallë nga e ardhmja. Do të na vijë një kohë kur në një vend të quajtur Tiranë do të vazhdoje të bëhet teatër para popullit në emër të një ndërtese që quhet Teatri Kombetar. Ashtu siç ka ndodhur gjithnjë edhe në të ardhmen ndodh qe pushteti do të nderrohet, rrotacion me koalicion me rracion. Do të na bëhet kryeministër një burrë djaloshar me emrin Lul Basha ndërsa Kryetar i Bashkisë Tiranë do të vazhdojë të na jetë Lali Eri top-sheqeri. Dikur njëri nga këto të dy personazhe, zotohej se me merakun e madh për t’u kujdesur për shëndetin e aktorëve do ta mundësonte shembjen e asaj ndërtese të vjetër për ta zëvendesuar me kulla që diku poshtë këmbëve të tyre, të kishin edhe një teatër. Tjetri zotohej ndryshe, edhe po u ndërtuan do të jenë të parat gjëra që do shembeshin përpos tjerave kur ai të bëhej kryeministër. Teatri u rezistoi dridhjeve të tokës, u rezistoi zjarreve përreth, u rezistoi edhe shiut me gjyma të mesMarsit të dikurshëm! Shumë burra e gra të mençur që protestonin çdo ditë në oborrin e teatrit u gëzuan mëse shumti pasi ai nuk u shëmb, dhe kështu rezistenca e tyre u shpërblye me mbetjen në këmbë e asaj çka në të ardhmen do duhej t’i linte vend këmbëve të kullave. Lali Eri do të ishte i vetmi që u mërzit. Mirëpo si pa kuptuar si me magji, si ndodhi askush nuk e di, ja që kryeministri Luli i ri ndryshoi mëndje, ide dhe strategji. Një mëngjes të ngrohtë dimri do të na dalë para kamerave dhe të na thotë: ‘’Teatri është i vjetër, na duhet një i ri, do të jetë projekti që dini por me ndërtues të ri, nuk do të jetë përfituese fusha e atij djalit por fatin e madh do t’a ketë firma kodra pas malit’’. Po atë mëngjes dimri, sapo lajmin do t’a mësojë, lopata do t’i bjerë nga dora Lalit që po merret me mbjelljen e një pemë në tarracën e një pallati me shumë kate, pjesë e orbitalit pyll. Me të shpejtë do të kthehet Lali në studion e televizionit TOPLALI ku me letra plot shigjeta, me revista me ngjyra dhe me shumë gazeta do të na tregojë për vlerat që Teatri i Vjetër i Talionve ka, si vlera historike dhe arkitektonike, strategjike kundër okupatorit – më falni se ngatërrova përrallë. Ato ndërtesa nuk do lejojme t’i shembin, sepse kanë strukture ndërtimi që ja kanë zili shumë kryeqytete në Europe, do të na thotë ai, ndër të shumta fjali tjera, që i lagu shiu e i mori era. Teatri u rezistoi sërish dridhjeve mediatike, debateve teknike, thirrjeve histerike pse jo edhe termeteve politike, e në fund të gjithë jetuam të lumtur, përveç Lalit!

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix4 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix4 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix4 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix4 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix5 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook