Lidhu me ne

Kryesore

Nano: Nuk ofendohem po më thanë “gay”, në 30 qershor do votoj Erion Veliajn!

Mustafa Nano flet në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku në emsionin “Dbati në Channel One”

Për djegien e mandateve

Kjo situatë tregon se çfarë është Lulzim Basha. Djegia e mandateve është një vendim tmerrësisht i gabuar. Poshtërsisht i gabuar. Është një vendim që kompromenton edhe imazhin e vendit nën planin ndërkombëtar. Ky evndim kompromentone dhe atë që çfarë do ndohë nesër. Nenuk e dimë sepse ka zëra që flasin për përplasje civile. Unë nuk e besoj por ka njerës që e besojnë.

Ka njerëz që i thonë Bashës që Rama mundet vetëm në rrugë. Dheai, Basha, i shkreti ëpr tu demonstruar atyre që nuk është i shitur te Rama sepse kështu e kanë akuzuar. Dhe unë këtë nuk e besoj kurrë.

Pra për tu dëshmuar atyre se ka këllqe të forta dhe është i fortë dhe ashtu sic e mendojnë të tjerët, shkoi dhe mori vendim të gabuar sepse donte ti bindte ata se ai nuk është si ata mendojnë se ai është i dobët por ai është i fortë. Por forca nuk tregohet kur merr mendime të gabuara.

Për serbët dhe shqiptarët

Ne kemi me qindra vjet që jetojmë me serbët në kufi. Po aq me grekët. Dhe nuk asnjë lloj diskutimi që në kufirin shqiptaro-grek shqiptarët dhe grekët kanë dhënë dhe kanë marrë.

Kanë bërë edhe biznese të përbashkët. E njëjta gjë është edhe në kufir me Serbinë. Unë kam bërë analizën e AND-së dhe kam dalë autoktonë shqiptar.

Por po të kisha dalë serb, çfarë do bëje ti Landi, do më nxirrje nga studio?  Nuk duhetë të themi se faji në marrëdhëniet me serbët është vetëm i atyre.

Gjatë perandorisë otomane të kur donin të luftonin në Ballkan të shtypnin ndonjë popull mobilizonin shqiptarët. Shqiptarët janë rreshtuar me otomanët në kohën kur bëhej revolucioni serb.

Si mendon ti Landi që serbërt janë të dhunshëm dhe ne jemi të padhunshëm?

Për Skënderbeun

Një ditë më doli përpara ën rrugë një djalë. Ishte i tërbuar që unë kisha thënë se nëna e Skënderbeut ishte serbe. Ishte gati të më godiste sepse.

I kishte dhembur pse i ishte njollosur imazhi nacional i Skënderbeut. Sepse për atë nëqoftëse nëna e Skënderbeut ishte serbe, i njollosej imazhi i heroit tonë kombëtar.

Me sa kuptova kishte dy rrugë ose të më qëllonte mua ose të ikte. Iku. Në shkencë nuk ka tërbim si disa shkenctër që më thanë si guxon ky që e thotë këtë.

Ky nuk është shkenctar, ky është militant. Nuk dëmtohet firgura e Skënderbeut se nëna e tij ka qenë serbe.

Për gay-t

Unë nuk shqetësohem nga ato që kanë thënë se unë qenkam gay. Në shoë unë nuk jam tallur me gay-t. Unë bëra një shaka që u mirëprit me gaz dhe hare.

Mua nuk më shqetëson që më thonë gay. Mua më shqetësojnë kur më thonë renegat, tradhëtar, i poshtër, apo gazetar i Ramës dhe që më ikën truri. Por kur më thonë gay, jo.

Në një debat që para me Dash Shehjin, te Fevziu, ai më tha gjatë publicitetit përse I kasha thënë që pi raki se edhe unë mund të thosha gay. Një keqkuptim kolosal.

Ti mund të ma thuash gjithë ditën mua gay dhe unë nuk fyhem. E para unë nuk jam gay, por edhe sikur të isha nuk fyhem. Unë nuk ia thashë për ta fyer Dashin se pija nuk është mëkat.

Për zgjedhjet lokale

Unë e vlerësoj shumë Erion Veliajn. Madje e them se do votoj për të këtë herë. Herën  parë votova për Gjergj Bojaxhiun. Por Erion Veliaj ka punuar aq shumë dhe aq mirë sa jam i bindur se do ta votoj për kryetar bashkie

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook