Lidhu me ne

Radar

“Pjesë e një lobi të pasur gay”, pse i interesonte Donald Trump, jeta seksuale e Macron?

"Pjesë e një lobi të pasur gay”, pse i interesonte

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ish-presidenti amerikan Donald Trump ka pasur një dosje të klasifikuar në lidhje me jetën private të presidentit francez Emmanuel Macron. Por sipas të dhënave, tashmë kjo dosje është sekuestruar nga FBI gjatë bastisjes që agjentët federal të hetimit i bënë rezidencës së Trump në Mar-a-Lago.

Sipas mediave ish-presidenti amerikan kishte shfaqur një interes të veçantë për jetën e dashurisë së homologut të tij francez. Donald Trump ndjeu se “loja” e hetimit do të zbulonte detaje të pathëna për jetën e dashurisë së Emmanuel Macron. Nisur dhe nga shembulli i paraardhësve të presidentit francez, ku skandalet dhe lidhjet jashtëmartesore duket se janë pjesë e Elysee.

Të shumtë ishin ata, megjithatë, që, duke parë Emmanuel Macron me Brigitten e tij shumë më të madhe, besuan se presidenti i Francës kishte shpëtuar nga “tradita”.

Ngatërresa, megjithatë, filloi të zgjidhej më 8 gusht, kur FBI bastisi shtëpinë e Donald Trump në Mar-a-Lago, Florida. Në kuadër të një hetimi penal u sekuestruan kuti me dokumente të klasifikuara. Një nga dosjet quhet “Dosja seksuale e Macron “. Dosja misterioze, “Objekti 1a”, u rendit nga FBI si “informacion për presidentin e Francës “.

Trump ka treguar prej kohësh një interes të fortë për jetën seksuale të Macron. Mësohet se ai është mburrur privatisht se dinte çdo detaj.

Sipas revistës Rolling Stone, Trump i pëlqente të thoshte se Macron ishte “i prapë”.

Thashethemet për homoseksualitet

Në orët e fundit, pak media ndërkombëtare kanë komentuar zgjedhjet seksuale të Macron. Gjatë fushatës për presidencën e vitit 2017, ai u detyrua të mohonte se ishte pjesë e një “lobi të pasur gay”, duke mohuar akuzat se kishte një lidhje pasiononte me Mathieu Gallet, shefin e atëhershëm 40-vjeçar të Radio France.

Haptazi homoseksual, Gallet ishte një figurë e shquar në mediat franceze dhe dihej se ishte takuar me Macron në evente të ndryshme.

Thashethemet online filluan të lulëzojnë dhe Macron u detyrua të deklaronte: “Thonë se kam një jetë të dyfishtë me Mathieu Gallet… por nuk mund të jem unë”.

“Unë jam ky që jam. Unë kurrë nuk kam pasur asgjë për të fshehur. Dëgjoj njerëz që thonë se kam një jetë të fshehtë apo diçka tjetër. Nuk është e këndshme për Brigitten sepse i ndaj të gjitha ditët dhe netët e mia me të dhe ajo më pyet se si ia dal”, deklaroi ai mes seriozitetit dhe shakasë në një mbledhje tjetër.

Rasti Benala

Një vit më vonë, Parisi, gjithmonë i entuziazmuar pas thashethemeve, po tërbohej nga thashethemet për jetën e dashurisë së Macron.

Macron, këmbëngulën ata, tani po flinte me ish-oficerin e tij të sigurisë, Alexandre Benala. Çfarë tjetër mund të shpjegojë trajtimin e butë të presidentit ndaj Benalla-s, pasi ai u filmua duke rrahur një shtetas francez?

Në 1 maj 2018, ai ishte protagonist në rrahjen e protestuesve. Një kalimtar e ka filmuar atë duke “arrestuar” një grua dhe duke e tërhequr zvarrë nga turma.

Menjëherë pas kësaj ai ka goditur në kokë një burrë, por kur shpërtheu skandali në korrik 2018, Macron e gjeti veten në mbrojtje, i detyruar të shpjegonte në mënyrë të sikletshme jo vetëm pse Benalla kishte ende një punë.

Presidenti u detyrua të bënte një deklaratë “të sikletshme” duke thënë se Benalla “nuk ka qenë kurrë i dashuri im”.

Në një intervistë me Tetu, revistën kryesore LGBT në Francë, në shkurt 2017, Macron tha: “Po të isha homoseksual, do ta thosha dhe do ta jetoja”.

“Dy gjëra janë të neveritshme në lidhje me nënkuptimet: të thuash se nuk është e mundur që një burrë që jeton me një grua më të vjetër të jetë diçka tjetër përveç homoseksualëve, dhe të nënkuptosh se dikush është fshehurazi një zhigolo mizogjen. E gjithë kjo është homofobi”, shtoi Macron.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix1 ditë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix1 ditë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix1 ditë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix1 ditë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix1 ditë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix1 ditë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix1 ditë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix1 ditë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix1 ditë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook