Lidhu me ne

Kryesore

Mustafa Nano: Nënë Tereza, personazh i madh por nuk është shenjtore

Unë mendoj që Nënë Tereza është një personazh i madh, por nuk është një shenjtore. Sepse shenjtoret ekzistojnë po aq sa edhe babagjyshi i Vitit të Ri.


Në një analizë të publikuar sot, gazetari Mustafa Nano ka ngjallur debate në rrjet, nisur nga një qëndrim i shprehur prej tij, i natyrës provokative.

Nano thotë se bamirësja dhe nobelistja shqiptare, Nënë Tereza, nuk është një shenjtore, por shton se ajo ka qenë dhe mbetet një personazh i madh.

“Unë mendoj që Nënë Tereza është një personazh i madh, por nuk është një shenjtore. Sepse shenjtoret ekzistojnë po aq sa edhe babagjyshi i Vitit të Ri. Unë besoj se diskutimit mbi shqipen standarde nuk mund t’i rikthehemi më. Unë besoj se kosovarët nuk kanë rrugë tjetër, veçse të promovojnë e të bëjnë të tyren këtë shqipe standarde. Unë besoj se relativizmi moral është i gabuar”, thotë ai.

Analiza e plotë
Në shumë studio televizive, debati politik bëhet rreth çështjes: PD apo PS? Basha apo Rama? Edhe njerëzve që marrin pjesë në këto debate nuk u jepet mundësi tjetër, veçse të nxjerrin në shesh se me kë janë, me Ramën apo me Bashën.

Dhe kështu, ne nuk kemi mundësi të marrim vesh se çfarë mendojnë personazhet politikë e publikë mbi botën, cilat janë pikëpamjet e tyre. Bën vaki që ata nuk mendojnë asgjë (ka që nuk mendojnë), por edhe sikur të mendonin, nuk do t’u jepej mundësia të shprehnin atë që mendojnë. Por edhe sikur t’u jepej mundësia, këtë do ta bënin veç në kuadrin e ndarjes PD-PS.

Dhe kështu, në fund do t’u mbetej veç një etiketë: pro Ramës apo pro Bashës. Ose, që është e njëjta gjë, kundër Ramës apo kundër Bashës. Siç më ka mbetur mua etiketa e gazetarit anti Berisha.
Shumica e njerëzve që ndjekin jetën publike në këtë vend, po t’i pyesësh se kush është Mustafa Nano, do të përgjigjen: është ai gazetari kundër Berishës. Është mënyra më e mirë për të më fyer mua.

Është mënyra më e mirë për të zhvleftësuar të gjithë karrierën time si gazetar. Të gjitha qëndrimet e mija lidhur me çështje të tjera, dhe nuk janë një e dy, janë shumë, nuk kanë asnjë rëndësi për ta. Pse ndodh kjo? Ndodh sepse ata janë të trashë? Jo, kjo ndodh sepse ne i kemi mësuar që ata të shohin te njerëzit publikë veç ushtarë të PD-së e PS-së.

Dhe me këtë logjikë nuk kanë përtuar t’u vënë etiketa edhe njerëzve që shprehen rrallë, një herë në pesë vjet, apo edhe më rrallë, ose kurrë. Saimir Pirgun e kanë quajtur të PS-së. Inva Mulën e kanë quajtur të PD-së. E kështu me radhë.

Unë kam bërë përpjekje në këtë studio të ndryshoj diçka në këtë klimë debati. Por pa ndonjë sukses kushedi se çfarë. Dhe shkaku është ai që përmenda pak më sipër.

Njerëzit ose nuk kanë qëndrime e kauza të tyret të mëdha, ose kanë qëndrime por nuk janë mësuar t’i mbrojnë ato jashtë kornizës së luftës midis PD-së e PS-së. Dua të bëj një apel. Unë dua të shkëmbej mendime në këtë studio. Dua të debatoj. Dua të debatoj në stil kalorësiak, kuptohet, por për çështje, në të cilat ndahemi me njëri tjetrin.

Kushdo që e parapëlqen këtë formë komunikimi, le të bëhet i gjallë. Sa për t’ju dhënë një ide, po ju jap disa qëndrime të mijat, disa besime të mijat, disa teza të mijat. Në të cilat unë besoj fort. Unë besoj, fjala vjen, se aleanca me SHBA-të nuk mund të diskutohet, dhe se forcimi i kësaj aleance është mënyra më e mirë për të mbrojtur interesin tonë kombëtar. Unë besoj që një shoqëri multikulturore është më pak efektive sesa një shoqëri monokulturore.

Unë besoj se libri Orientalizmi i Edward Said-it është një libër i gabuar. Unë besoj se të liq nuk janë vetëm fqinjët tanë, jemi edhe ne. Unë besoj se fetë janë ndoshta të nevojshme, por është e sigurt se janë absurde. Unë besoj se lakuriqësia femërore po e banalizon seksin, por në të njëjtën kohë besoj se më mirë me minifund sesa me ferexhe. Unë besoj se një grua që mbulohet nuk është e lirë. Unë besoj se afirmimi së vërtetës mund të qëllojë të jetë një veprim i rrezikshëm.

Unë besoj se kryqëzata e Katolicizmit kundër prezervativëve e kundër kërkimit shkencor me qelizat staminale është një betejë e gabuar. Unë mendoj që Nënë Tereza është një personazh i madh, por nuk është një shenjtore. Sepse shenjtoret ekzistojnë po aq sa edhe babagjyshi i Vitit të Ri. Unë besoj se diskutimit mbi shqipen standarde nuk mund t’i rikthehemi më. Unë besoj se kosovarët nuk kanë rrugë tjetër, veçse të promovojnë e të bëjnë të tyren këtë shqipe standarde. Unë besoj se relativizmi moral është i gabuar.

Dhe këtë e besoj sepse besoj që ca mendime, sjellje, bëma është e sigurt që janë të gabuara e ca të tjera është e sigurt që janë të drejta. Unë besoj që duhet të mbrojmë të drejtën e njerëzve për të besuar në Zot, por duhet të mbrojmë edhe të drejtën e ca të tjerëve për të kritikuar fetë. Unë besoj që liria e shprehjes është edhe liri për të fyer a lënduar; nëse nuk është kështu, ajo nuk është liri shprehjeje. Unë besoj se shteti nuk ka pse të ketë tagër të na tregojë neve se çfarë është e gabuar e çfarë është e drejtë. Etj, etj, etj.

Ja, për të gjitha këto, por edhe të tjera, unë do do doja të shkëmbeja mendime në këtë studio. Kush ka qëndrime të vetat, të ndryshme nga të mijat, është i ftuar të vijë. Është i mirëseardhur.

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore2 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix2 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix2 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook