Lidhu me ne

Kryesore

Mustafa Nano për Gent Cakajn – Është vendi për ta thënë me të folme shkodranësh “Çfarë s’ni robi”

Agjenda e konferencës mbarëkombëtare që do të mbahet më 25 nëntor ka tërhequr vëmendjen e drejtuesit të emisionit “Provokacija” Mustafa Nano këtë të premte. Duke parë programin e saj, ku pjesën më të madhe të fjalimeve dhe diskutimeve e ka ministri i jashtëm Gent Cakaj dhe të ftuarit, që sipas Nanos supozohet të jenë eksponentë të rëndësishëm të kombit, vetëm 5 minuta, Nano ngre dyshimet se ministri i jashtëm pi të bardhë (kokainë). Sipas tij e gjithë kjo situatë nuk mund të shpjegohet ndryshe, madje shton se ky është një rast unik për guinness.

Monologu i plotë

 

Është vendi për ta thënë me të folme shkodranësh “Çfarë s’ni robi”

Ka dalë njoftimi që do të mbahet në 25 nëntor një konferencë pankombëtare organizuar, e sponsorizuar, apo nën kujdesin e Shkëlqesisë së tij Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme zotit Gent Cakaj.

Kur flitet për konferencë mbarëkombëtare mendja na shkon se atje do të jenë të ftuar njërëzit më të zgjedhur të kombit, eksponentët më të rëndësishëm të kulturës dhe në këto rrethana shumëkush pret që të marrë mesazhe të rëndësishme për kombin.

Mirëpo le të lexojmë agjendën, është një agjendë e çuditshme.

Programi i konferencës:

Nëse ky njeri Gent Cakaj nuk ka ndonjë problem me ekuilibrin mendor dhe unë jam i sigurtë që nuk ka asnjë problem, atëherë më duhet të them që ai merr të bardhë, ai pi të bardhë e kuptoni përse e kam fjalën, se nuk ka si shpjegohet ndryshe kjo situatë surreale, e çmendur, e pakuptueshme. Është një situatë për t’u regjistruar në guinness se nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e botës, për këtë jam i sigurtë kjo për të cilën unë fola dhe në guinnness do të jëtë material unik, situatë unike, rast unik as më parë as më pas. Ky është monologu im për sot. /abcnews.al

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: “Koha e heshtjes ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!”

Vjenë, 20 tetor 2026 – Protestuesit shqiptarë në Vjenë, të organizuar nën emrin Revolucioni Flamingo Austria, i kanë dërguar një...

Kryesore1 muaj më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar4 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore5 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore12 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Facebook