Lidhu me ne

Kryesore

Opinionistit Mustafa Nano nuk i del “inati” me imamin: Është hipokrit 

Opinionistit nuk i del inati me imamin: Është hipokrit dhe qafir

Pas e sulmoi ashpër një javë më parë në lidhje me një video ku Elvis Naçi shpërthente në lot, Mustafa Nano është rimarrë edhe një herë me imamin e njohur.

Dhe për më tepër, Nano  këtë herë ai e ka cilësuar hipokrit Elvis Naçin.

Edhe në monologun e mbrëmjes së djeshme në ABC NeWs,  Mustafa Nanos u fokusua te Elvis Naçi.

Në këndvështrimin e Nanos, bazuar edhe nga një debat televiziv që ka pasur me të Elvis Naçi është një hipokrit që nuk u del zot frazave kuranike.

Pjesë nga Monologu:

“Nuk e prisja që reagimi im i fundit të kishte atë reagim dhe kishte disa që më thanë: “Nuk ke pse merresh me Elvisin që është imam modern. Mirëpo, unë kam një problem: nuk e duroj dot hipokrizinë. Sepse me hipokritët (munafikë quhen në kuran hipokritët) nuk ke se çfarë të bisedosh.

Unë dua të debatoj, dhe me ata nuk debaton dot, pasi ata e fshehin veten. Ata të rrëshqasin. Ata të përvidhen. Unë e kam më të lehtë, e me më shumë kënaqësi, të debatoj me Shefqet Krasniqin, apo edhe me Armand Aliun (të cilët, në të vërtetë, nuk i ka lënë mendja vijnë në studio), sesa me Elvis Naçin.

Kam qenë me këtë të fundit në një debat televiziv, ku ky më la pa gojë me guximin për të mos u dalë zot frazave kuranike. Unë thoja që në Kuran thuhet se gruaja është një shkallë më poshtë se burri, ai thoshte jo, kjo nuk është e vërtetë, kurani nuk e thotë këtë. Unë thoja se në Kuran thuhet që myslimanët nuk duhet të bëhen miq me të krishterët, e ai po njësoj thoshte jo, nuk është e vërtetë. Dhe kështu mua m’u duk se përballë nuk kisha një mysliman, por një qafir të maskuar.

Le ta themi copë: Myslimanët e vërtetë janë të tjerët, janë ata që zotit i thonë allah e jo ata që allahut i thonë zot. Dhe unë dua të flas me myslimanët e vërtetë. Është e sigurtë që me ta nuk do të bie fare dakord, por të paktën do ketë kuptim debati. Dhe unë dua të debatoj. Ne duhet të debatojmë. Duhet të shkëmbejmë e ballafaqojmë ide, qoftë edhe me rrezikun se mund të fyejmë njëri tjetrin. Është më mirë ta fyejmë njëri tjetrin (pa e pasur këtë si qëllim, kuptohet), sesa të mos i themi gjërat që mendojmë”.

 

MË TEPËR

Kryesore1 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix1 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi15 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi15 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix15 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix15 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske15 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook