Lidhu me ne

Kryesore

Fevziu: Mos mendoni të ketë përplasje politike tani, debati pas zbutjes së masave

Nuk besoj se do të jenë të njëjtë, pandemia solli edhe një lloj zhvlerësimi të sjelljes politike”


Blendi Fevziu në një intervistë për Report Tv në edicionin qendror të lajmeve me gazetarin Besard Jacaj u shpreh se nuk beson që COVID-i është konspiracion, prandaj kërkoi që të respektohen masat e distancimit në mënyrë që mos të rikthehemi sërish në karantinë në verë, pasi do të jetë më i vështirë qëndrimi. “Në gjykimin tim, besoj se nga fundi i majit do të jemi relativisht të hapur, por nëse do të ketë rritje mund të shkojmë mbrapsht”.

Por si e ka parë ai marrëdhënien mes Edi Ramës dhe Ilir Metës dhe a mendon se ka një rregullim? “Nuk e besoj, është krejtësisht normale. Meta më tha ka rakorduar për të zbatuar disa nga masat. Mos mendoni të ketë përplasje në një situatë pandemie. Debati normal do të vijë me zbutjen e masave. PD-ja nuk ka ndonjë debat, por denoncime. PD-ja po mundohet të përmirësojë ca gjëra po të verë në pah disa defekte, nuk është debat i mirëfilltë politike. Debati i mirëfilltë politik është si do të votohet, kur, reforma zgjedhore. Nuk besoj se do të jenë të njëjtë, pandemia solli edhe një lloj zhvlerësimi të sjelljes politike” tha gazetari Blendi Fevziu.

Por a ka pasur nevojë për përmirësime kjo situatë? “Pas një diskutim. Shumë gjëra mund të ishin bërë më mirë, por jemi në kushtet e panjohura. Nuk është se ka një formulë si duhet të ishin bërë gjërat, secila ka ecur me hamendje. Përmirësim mund të kishte në paketën ekonomike, si po bëhet disbursimi”.

Por si i ka kaluar këto ditë karantine gazetari Blendi Fevziu? “Nuk është se kam pasur karantinë klasike, detyrohem të punoj shumë herë më tepër se ditët e zakonshme. Nuk punoj në zyrë po në shtëpi. Nuk kam lexuar, është fatkeqësi për arsye të ritmit të punës. Emisionet bëhen me 12-13 veta cdo mbrëmje, përgatitja e pyetjeve kërkon kohë, gati 160 pyetje për 2-3 orë, pastaj 2-3 shikoj mesazhet që më vijnë në Facebook dhe Instagram për ankesat”.

Dërgimin e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali, ai e vlerëson si detyrim. “Detyrim të Shqipërisë për të dërguar mjekë dhe infermierë. Shqipëria i ka një detyrim jo të vogël Italisë. Raportet mes fqinjëve janë dhënie dhe marrje dhe jo vetëm marrje”. Gjatë bisedës ai zbuloi edhe një pjesë nga intervista me ish-ambasadorin e SHBA në Shqipëri, Arvizu. “Po më thoshte se globi i ka unifikuar problematikën, flitet për të njëjtën gjë si në SHBA, Tiranë apo kudo”.

Në fund ai komentoi edhe propozimet e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja për përballimin e situatës ekonomike. “Kostoja e asaj që do të paguajmë do jetë shumë e lartë, do të prekë njerëzit më në nevojë dhe hallexhinj. Ata që kanë më shumë mundësi financiare nuk preken deri në bazën e tyre. Unë nuk e pashë me vëmendje deklaratën e Beqajt, nuk di të them, por është absurde. Duhet të gjejmë një formë tjetër, nuk mund ta kërkosh duke ulur pensionet. Ja i ule, por me fasonët cfarë do të bësh, apo turizmin, nëse nuk do të ketë fluturime, se vendimi është europian. Nuk është zgjidhje e momentit. Nëse kriza do të arrijë në atë pikë për Shqipërinë do të ishte shumë e rëndë dhe katastrofë” tha ai.

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix21 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix21 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix21 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix21 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix21 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook