Lidhu me ne

Kryesore

31 mars 1991, votimet që u paraprinë nga një fushatë zgjedhore


HISTORIA E PLURALIZMIT SHQIPTAR

Falimenti i plotë ekonomik, protestat popullore në rritje që pasuan lëvizjen studentore dhe rënien e bustit të diktatorit, presioni i partive opozitare të krijuara në ata muaj, por edhe presioni ndërkombëtar e detyruan pushtetin diktatorial komunist, të përfaqësuar nga PPSH që të shpallte zgjedhjet e para pluraliste. Data e tyre u përcaktua 31 marsi 1991. Ato zgjedhje kanë hyrë në historinë e vendit si hapi i parë i procesit të demokratizimit të jetës në vend dhe i hapjes së Shqipërisë ndaj botës pas vetizolimit komunist 50-vjecar. Për t’i dhënë një pamje sa më “demokratike”, por edhe për të përfituar nga sistemi, përveç subjekteve të mirëfillta opozitare, pushteti i kohës u kujdes që në këto zgjedhje, krahas PPSH, të merrnin pjesë si subjekte më vete edhe “rripat e transmisionit”, si: Bashkimet Profesionale, Frontin Demokratik, Organizatën e Gruas dhe të Rinisë Komuniste, Organizata e Veteranëve.

Programet elektorale

Në programin elektoral të PPSH-së, që u shpall pas 20 shkurtit 1991, pra pas rrëzimit të statujës së ish-diktatorit Enver Hoxha, pranoheshin gabimet e së kaluarës dhe thuhej se komunistët do të angazhoheshin për korrigjimin e tyre. Në fushën e ekonomisë, theksi vihej në kalimin gradual në ekonominë e tregut, ku shteti ndërkaq do të ruante kontrollin në mjaft prej sektorëve. Hapja ndaj botës do të përbënte prioritetin kryesor të politikës së jashtme. PPSH u fut në fushatën elektorale me infrastrukturë të plotë zgjedhore, fuqi propagandistike, me polici, me ushtri, me media e financa shtetërore.

Nga ana tjetër, PDSH u fut në fushatë si një parti e re opozitare, krijuar vetëm 3 muaj më parë, me një gazetë që kishte vetëm para 2 muajsh. Asaj ju desh të përballojë një fushatë të pabarabartë, ku njerëzit ende nuk e imagjinonin se si PPSH, që dogmat e diktaturës e kishin shitur si shpëtimin e vendit të mund të rrëzohej nga pushtetit prej një partie të re “fashiste, bejlerësh e agallarësh”. Partia Demokratike angazhohej në programin e saj, për të instaluar një demokraci të tipit perëndimor, vendosjen e shtetit ligjor dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Përparësi tjetër përbënte kalimi i shpejtë në ekonominë e tregut, duke transformuar në mënyrë radikale strukturën e ekonomisë.

Rezultati

Ligji zgjedhor ishte mazhoritar i pastër, me dy raunde dhe me 250 zona elektorale, pra me 250 deputetë, aq sa ishte dhe gjatë parlamentit të viteve të diktaturës. Sipas të dhënave të kohës listat numerike të votuesve ishin me rreth 1 milion 985 mijë votues. Në zgjedhje morën pjesë 95 për qind e tyre. Për PDSH votuan 38.71% ose 720 mijë e 948 votues, ndërsa për PPSH votuan 67.6% e votuesve, ose 1 milion 46 mijë e 129 votues. Për PR, votuan 1.38% e votuesve ose 27 mijë e 393 persona, për PBDNJ votuan 0.68% e votuesve ose 13 mijë e 538 persona. Vendet në Kuvendin Popullor u ndanë si vijon: Partia e Punës 161 vende, Partia Demokratike 75 vende, OMONIA 5 vende, dhe Organizata e Veteranëve 1 vend. Por rezultati pati edhe surprizat e veta. PD, humbësja e zgjedhjeve pati rezultat triumfues në qytetet e mëdha. Në Tiranë fitoi 19 nga 29 zona, në Durrës 13 nga 19, në Shkodër 16 nga 19, në Vlorë 7 nga 14. Por simbolika më e madhe e atyre zgjedhjeve ka qenë humbja e Ramiz Alisë, kreut të PPSH, në një zonë elektorale në Tiranë.

Reagimet

Edhe në kushtet e humbjes befasuese personale përballë kandidatit të PD, një inxhinieri të panjohur minierash, Franko Krroqit, Ramiz Alia pati kurajën të deklaronte: “Me fitoren e zgjedhjeve të 31 marsit 1991, PPSH, tregoi se komunistët i do populli dhe se ata e duan popullin, ndaj ju them, se me këtë fitore, PPSH do të vazhdoj rrugën e Enverit dhe të lulëzimit të vendit e begatisë së popullit, duke shkuar nga fitorja në fitore, por duke u përshtatur me modelin e ri ekonomik”. Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se “…komunistët i vodhën votat PDSH dhe se shumë shpejt, diktatura do binte nga pushteti, duke u rrëzuar me çdo mjet”.

Departamenti Amerikan i Shtetit në deklaratën e 3 prillit 1991 njoftonte se “Bazuar në raportet e monitoruesve amerikanë dhe ndërkombëtarë, procesi elektoral kishte mangësi serioze në disa fusha me rëndësi të standardeve të OSBE-së për zgjedhje të drejta dhe të lira”. Ndërkohë Instituti Kombëtar Republikan Amerikan në raportin e tij shkruante se “fushata e zgjedhjeve në Shqipëri nuk mund të karakterizohej as si e drejtë dhe as e lirë”.

Pas votimeve

Fitorja e PPSH u prit me revolta në disa qytete të vendit. Por protesta më e fortë u zhvillua në Shkodër. Atje shënohet edhe ngjarja më e rëndë e atyre viteve, ajo e 2 Prillit ku u vranë Arben Broci, Besnik Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, dhe u plagosën afër 30 të tjerë. Ato vrasje ishin një shenjë ogurzezë edhe për të ardhmen shumë të vështirë të demokracisë shqiptare. Megjithatë më 15 prill 1991 mblidhet Parlamenti i parë pluralist i postdiktaturës. Në seancë nuk morën pjesë deputetët e PD të cilët dërguan në sallë vetëm deputetin Neritan Ceka, i cili e braktis sallën pasi mban një deklaratë për vrasjen e 4 protestuesve më 2 prill në Shkodër. Jeta e atij Parlamenti nuk do të zgjaste më shumë se 1 vit. Më 22 mars 1992 mbahen zgjedhje të tjera të cilat fitohen nga PD, duke i dhënë fund hegjemonisë së PPSH, e cila ndërkohë ishte shndërruar në Partinë Socialiste të Shqipërisë.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix1 ditë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix1 ditë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix1 ditë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix1 ditë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix1 ditë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix1 ditë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix1 ditë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix1 ditë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix1 ditë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook