Lidhu me ne

Kryesore

Tirana zyrtare pasive për shqiptarët e vdekur në burgjet greke

Tirana zyrtare pasive për shqiptarët e vdekur në burgjet greke

Aktualisht emigrantët shqiptarë përbëjnë 4 për qind të popullsisë në Greqi dhe 23 përqind në burgjet greke.

Sipas portalit të Ministrisë së Drejtësisë “Dikastiko.gr” në burgjet greke për 2018 kane vdekur 51 të dënuar, shumica e të cilëve shqiptarë.

Veçanërisht problematik paraqitet burgu i Korydallos.

Më poshtë, disa nga rastet e vdekjeve në burgjet greke, për të cilat mungon interesimi minimal i shtetit shqiptar.

10/01/2018. Një 45-vjeçar la frymën e tij të fundit ditën e Vitit të Ri në spitalin e burgut të Korydallos. I paraburgosuri me origjinë shqiptare kishte prerë venat dhe ishte transferuar në spitalin e burgut.

25 /01/2018, një i burgosur shqiptar në burgun e Trikallas u gjet i pajetë në qeli. Një natë më parë, gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit ishte normale kur kishte shkuar për të fjetur. Ai u gjet i vdekur nga gardianët, ndërsa shkaqet janë ende mister sot e kësaj dite.

8/09/2018 Nje vrasje ne burgun e Korydallos që u mbajt fshehur nga autoritetet greke. Bëhet fjalë për 31-vjecarin Franko I. nga Vlora, i cili u vra ne prag te lirimit. Këtë njoftim e bën motra e tij duke kërkuar arsyen perse u vra vëllai i saj dhe pse hesht shteti shqiptar.

28/12/2018 Gjendet I vdekur ne qeli 33-vjeçari nga Vlora, Gëzim Shekaj, teksa mbahej në burg përtej afatit të përcaktuar nga gjykata në Greqi.

15/01/2019 Një shqiptar gjendet i varur ne komisariatin e policisë në Agio Nikolaos ne Kretë.

14 /01/ 2019 vritet në burgun e Korydalos, 36-vjeçari Albert Bako, i cili akuzohej për vrasjen e avokatit Zafiropoulos.

18/01/2019 gjendet i vdekur ne qelinë e burgut Korydallos në godinën D, një shqiptar 60-vjeçar nga Vlora

27 /01/2019 Gjendet i vdekur në qelinë e tij në burgun Korydallos në godinën E, i helmuar 33-vjeçari shqiptar Bardhyl Tusha, nga fshati Shelegar i Sarandës.

Veç vdekjeve në burgje, të burgosurit shqiptarë mbahen nga 1 deri ne 6 muaj më shumë nga dita e lirimit dhe askush nuk proteston për të drejtat e tyre.

Ambasada shqiptare në Athinë është pasive me rastet.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore15 minuta më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar20 minuta më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix30 minuta më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix34 minuta më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix36 minuta më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix38 minuta më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix40 minuta më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix46 minuta më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix47 minuta më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix49 minuta më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook