Lidhu me ne

Temporal

“Lindi Princi”, zbulohen fotot e rralla të Leka Zogut foshnje (FOTO)


Me rastin e ditëlindjes (5 prill 1939) Leka Zogut, mbretit të shqiptarëve, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë për publikun shqiptar pesë fotografi të rralla, të botuara në shtypin francez të vitit 1939.

  

“Paris-soir” ka botuar, të enjten e 6 prillit 1939, në ballinë, një shkrim në lidhje me lindjen e Leka Zogut I, trashëgimtarit të drejpërdrejtë të fronit mbretëror shqiptar. “Dasma, e 27 prillit të vitit të kaluar, e mbretit Zog të Shqipërisë dhe konteshës hungareze Geraldinë Apponyi ishte kurorëzimi i një romani dashurie me shumë pak protokoll. Thuhet se sovrani e pa, për herë të parë në një dyqan, atë që ai do të donte. Ajo ishte brune, e mrekullueshme, e veshur me një kostum të gjelbër dhe një triko jakë të mbyllur. Mbreti Zog e mori vesh shpejt se ajo ishte e lirë, shumë e re dhe shumë e kërkuar në sallonet e Budapestit. Geraldina e Shqipërisë është një sovrane e dashur nga populli i saj. Ja, këtë mëngjes, një nënë e re, i cila synon të ngrejë rreth saj brohoritjet”.


Shkrimi i botuar në “Paris-soir”

Edhe “Le Petit Parisien” ka botuar, të enjten e 6 prillit 1939, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me lindjen e Leka Zogut I, trashëgimtarit të drejpërdrejtë të fronit mbretëror shqiptar. “Mbretëresha e re, Geraldina e Shqipërisë, lindi një djalë, në Tiranë, në orën 3 e 30 të mëngjesit. Një breshëri prej njëqind e një gjuajtjesh me top njoftoi ngjarjen tek populli shqiptar, i cili brohoriste për mbretin Zog, mbretëreshën Geraldinë dhe princin e ri të kurorës. Zjarre gëzimi u ndezën në majë të maleve dhe festimet do të vazhdojnë për tri ditë.

Në lidhje me karakterin e edukimit që do të marrë princi i kurorës, nuk ka asnjë informacion. Asnjë prift katolik nuk mori pjesë në dasmën mbretërore në Tiranë një vit më parë. Ceremonia ishte thjesht civile. Mbretëresha Geraldinë, e cila është katolike, nuk u martua me ceremoni fetare me mbretin Zog, i cili është musliman. Ai synon të tregojë tolerancën më të madhe, veçanërisht pasi ekzistojnë në këtë vend fiset katolike “Mirditorët”, të cilët jetojnë në marrëdhënie të mira me fiset muslimane. Mbretëresha Geraldinë nuk është tjetër veçse kontesha Geraldinë Apponyi, mbesa (në fakt vajza) e kontit Apponyi, ish-shambellanit të oborrit mbretëror të Franz-Jozefit. Ajo është njëzet e tre vjeç, ndërsa mbreti Zog është dyzet e tre vjeç”.


Shkrimi i botuar “Le Petit Parisien”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook